Sjellje që meriton përbuzje

anazapta

Deri kur do dëgjojmë njeriun me tituj shkencor e në ish-poste të larta, deri në president e kryeministër, i kthyer në thashethemexhi, të baltosë e të shpifë në Parlament ndaj kundërshtarëve politikë? Para 100 vjetësh tregonin pleqtë për një grua gazep thashethemexhie, sa që dhe fshati kishte rënë në hall. T’i thoje “shëndet”, ta kthente “plaç”. Lëre ta këshilloje apo t’i bëje vërejtje për ndonjë prapësi, hajdutëri, sharje a fyerje, të pillte delja pa dash, do turfullonte ndaj cilitdo. Dikur kjo grua qorrohet. Një fshatar, për të ngacmuar kunatin që ja kishte sjellë në majë të hundës e për ta turpëruar para fshatit për gojën e pistë e pyet: “a mos u qorrua filania?” Kunati ja kthen me inat: “jo, nuk është qorruar.” Kur ajo do vdiste, po ai fshatar e pyet: “a mos vdiq filania?” Kunati, kësaj here në humor, i thotë: “tani është qorruar vërtetë.” Nga urrejtja e grumbulluar në vite për zullumet e saj, vdekjen ja quajtën verbim, të rronte gjatë e të ngopej me një pleqëri me vuajtje, kjo grua thashethemexhie të lante mëkatet në këtë botë.

A do ndodhë kështu për një “burrë shteti”? I rrofshin postet e titujt, ra në pozitat e një bariu malësor pa shkollë, që në bjeshkë shanin “me nanë e motra” njëri-tjetrin. Ndoshta është e vetmja gjë që ruajti nga rinia e malësia, kulturën blegtorale, siç e tha i nderuari Prof. Rexhep Qosja, por edhe rahmet pastë Namik Hoti: “malësori mos i hiptë kalit (pushtetit), se po i hipi, pa pushkë hekuri nuk zbret nga kali dhe 3 breza s’bëhet qytetar.” U provua? Ajo që ndodhi në Parlament më 19.06.2014, kush e dëgjoi, ka qenë një trishtim i madh. Turp për këto fjalë të dala nga goja e një 70 vjeçari. Çdo fjalë ka vendin e vet, edhe kur tjetri ta bën borxh, por ky ja fut me top, veç që t’u mbyllë gojën me shpifje kundërshtarëve. Mëkatari i çmendur nga të këqijat që i solli shqiptarëve, nga shpirti i zi, meriton vetëm përbuzje. Në Parlament s’ka vend, duhet të përballet me shtetin ligjor për bëmat 23 vjeçare kjo specie e shëmtuar.

Nga një lexues i rregullt, Il.Bi., Kukës.

 

Dërguar me postë

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *