S’ka bashkim të Tatimeve me Doganat

redaktor

Ishte në listën e ndryshimeve të qeverisë “Rama 2” si një reformë që të do të ulte korrupsionin dhe do të lehtësonte procedurat për biznesin,  madje ministria e Financave ishte duke shqyrtuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë pwr bashkimin e Tatimeve me doganat. Por vizita e Fondit Monetar Ndërkombëtar duket se ka ndikuar kundër këtij projekti.

Televizioni Klan ka mësuar se drejtoria e buxhetit nuk ka planifikuar ndarjen e fondeve për një agjenci të vetme, por për dy njësi të ndryshme, (tatime dhe dogana) njësoj siç funksionon edhe sot.

Nëse për organikën e re, të gjitha minsitritë i kanë përfshirë drejtoritë që shkrihen, për tatimet e doganat proçesi do të jetë më i gjatë. Pikësëpari ministria duhet të punojë mbi reformën ligjore, ku duhet të ndryshohen ligjet fiskale, e më pas të bëjë riorganizimin e strukturës dhe punonjësve të agjencisë.

Në përfundim të vizitës Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi që qeveria të mendojë dhe njëherë nismën për bashkimin e dy drejtorive, ndërsa nga ana e saj Minsitria e Financave po e shtyn këtë reformë për ta filluar në një vit tjetër.

Share This Article
2 Comments
  • FMN-s shume vende ne Bote i kane treguar vendin, nuk ja kane hapur dhe nuk ja hapin deren, vetem shtete morracake ku hyn edhe Shqiperia e degjojne me goje hapur dhe politikat e tyre jane therese dhe denigruese per qytetaret e vendeve ku keta bejne ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *