SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar Dita! Po shohim se opozita e sotme po i qan hallin bizneseve të mëdha e të vogla. Sidomos ideatori i të gjitha përçudnive që janë bërë në Shqipëri në të gjitha fushat e jetës Sali Viçidoli duket shumë i shqetësuar për biznesin. Qeveria e E.Ramës, me gjithë mend e ka gjetur vendin me një gropë të madhe ekonomike dhe besojmë se n.q.s. E.Rama nuk e bën Shqipërinë ashtu siç ka bërë Tiranën, një metropol europian, Shqipëria nuk bëhet më. I themi E.Ramës, vazhdo reformat që ke nisur dhe mos ju vërsul shumë popullit që s’ka çfarë t’i hajë as miu pas darke, por mbushi gropat financiare duke luftuar korrupsionin tek peshqit e mëdhenj, duke ju konfiskuar pasurinë e pandershme që kanë vënë duke mashtruar këtë popull fukara. Faleminderit. Lexues, Krujë.

Qeveria ka vendosur te mbroje shtresat ku mezi ushqehet miu duke ju hequr mundesine mimjve per te gjetur thermija ushqimesh ne shtepite e tyre.Shtim taksash,rritje cmimesh dhe mosrritje rroge.Bashke me biznesmenet socialist do te prishe dokumentacionin tatimor dhe do ti ktheje para biznesit.Shtresat ne nevoje Kane shpetuar .Minjte do shkojne ne shtepite e pasanikeve.Te na rroje Edi Napoleoni se gjithe gjynahet i ka Saliu.