Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ka pasur debate sa i përket kalendarit të punës, ku palët nuk kanë rënë dakord.
Nisur nga kjo mos dakordësi, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, solli në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me opozitën, gjë që sipas saj, nuk po ndodh.
PD më pas ka vendosur të largohet nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit.
“Keni vendosur që të hidhni në erë dialogun, seanca dëgjimore do i bëjmë klur të doni ne, si mund t’uia nënshtrosh votën se kur do të bëhen seancat dëgjimore, nëse na doni në në tryezë do duhet të bini dakord me ne”, tha Bardhi.
j.l./ dita
