Email nga adresa
Vrasja e peshkatarëve në Smilkovc ka qenë një inskenim, i përdorur nga pushteti sllavo-maqedonas për disa arsye:
-të arrestojë në një mënyrë spektakolare dhe të dënojë 6 shqiptarë të pafajshëm, pa asnjë provë gjyqësore në burgim të përjetshëm.
-të ushtrojë dhunë mbi protestat e rinisë shqiptare në Shkup e Tetovë që ka dalë në rrugë për të kërkuar DREJTËSI.
Por, a mund të kërkohet DREJTËSI në një SHTET TË PADREJTË?! “Shteti” policor sllavo-maqedonas është shtet i terrorit dhe i terrorizmit, i nënshtrimit, i dhunës, i poshtërimit, i të gjitha të këqijave kundër shqiptarëve. Ai është vërtetë një “monstrum”, një përbindësh me fytyrë “multietnike”, që nga një anë u premton shqiptarëve se mund të jetojnë në paqe dhe përparim e zhvillim normal, ndërsa nga ana tjetër i arreston, i dënon, i dhunon në mënyrën më çnjerëzore.
Mund të arrihet në këtë konstatim: Në Ballkan, Sllobodan Millosheviç s’ka vdekur. Është ringjallur në “shtetin” artificial dhe kolonial sllavo-maqedonas, në personin e Nikolla Gruevskit, i cili vazhdon të veprojë me procese të montuara dhe dhunë ndaj shqiptarëve nën pushtimin dhe kolonizimin e IRJM-së si dikur ish diktatori jugosllav Millosheviç.
Sidomos skenat e dhunës në të cilat të rinjtë shqiptarë ishin të rrahur, të goditur me shkopinj gomë, me shok bomba e me gaz lotsjellës të përkujtojnë kohën millosheviçiane, kohë e cila kemi besuar se e kemi tejkaluar.
