Skandali i deputetit të partisë Demokratike që u filmua me pistoletë në brez, në protestën tek parku i Liqenit, është ironizuar me një humor të mprehtë në rrjetet sociale me diçitura të ndryshme që e shfaqin Gent Strazimirin herë si kaubojs, here si kamikaz apo edhe si Rambo.
Por më radikalja ka qenë faqja Lolita, e njohur për komentet e saj. Ja çfarë shkruan:
“Dikush vrapoi për në punë për t’u përballur me surratin e zhubrosur të shefit. Dikush shkoi me vonesë në shkollë dhe ngeli pas derës: të hyj apo mos hyj në leksion? Dikush u kollit pa e vënë dorën te goja. Dikush nuk është zgjuar akoma dhe po ëndërron Ilir Metën. Dikush po le gruan shtatzënë vetëm që ta çojë fëmijën te parku që do ndërtohet. Dikush u zgjua mbi shpatullën e shokut në komisariat. Vetëm ai, Gent Strazimiri nuk ka fjetur gjithë natën se e vriste këllëfi i telefonit tek ijet”.
Pasi Gent Strazimiri u fotografua dhe filmua me pistoletë në brez, Arben Ristani e mohoi dhe tha se ai ishte këllëf telefoni, dhe jo pistoletë.





Fatkeqesi per popullin shqiptar kush i perfaqson ne parlament ca plehera hajdut.