“S’ka ndarje të Kosovës, Serbia bën mirë ta pranojë realitetin”

Dita

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore në Kosovë, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili tha më herët gjatë ditës së dielë se “Kosova i do të gjitha dhe se nuk kërkon të lëshojë asgjë.”

Besnik Tahiri

Ai ka thënë se “nuk ka ndarje të Kosovës dhe Serbia bën mirë ta pranojë sa më parë realitetin”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Besnik Tahiri shkruan se Vulin dhe zyrtarë të tjerë të Beogradit duhet ta kuptojnë se koha e kompromisit ka kaluar, dhe se tanimë dy shtetet po gjenden “në kohën e pranimit të realitetit”.

“E ç’ka është realiteti? Kosova është e njohur nga mbi 100 shtete të botës dhe tash e 19 vjet kur e kemi fituar lirinë, e 10 vite nga shpallja e pavarësisë, i tërë sistemi politik dhe rregullimi institucional i shtetit është i pavarur”, shkruan Tahiri.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Jo ndarje dhe jo shoqata te pavarura. Ligji i barabarte per te gjithe dhe asnje perkedhelje serbve. Kosova eshte me vonese. Ajo duhet te pergatise ndarjen teritoriale ne 4-5 krahina te medhaja si ne France apo Gjermani. Veriu duhet te jete pjese e kesaj krahine te madhe ose rezhionet. Serbet nuk duhet te kene fuqi vendim marje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *