S’ka një emër/ Raundi i parë i votimit të Presidentit drejt djegies, negociatorët e PS në pritje të propozimeve të PD

Ornela

Kur na ndajnë edhe tre ditë nga raundi i parë i votimit në Parlament për Presidentin e ri të vendit, gjasat janë që deri të hënën të mos ketë asnjë emër për të cilin 140 deputetët do të votojnë.

Ky është konkluzioni i takimit të sotëm mes tre negociatorëve të PS-së, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri dhe dy nga tre grupet parlamentare të opozitës.

Fillimisht ishte Shpëtim Idrizi i cili u takua me grupin socialist e më pas Fatmir Mediu. Ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk ishte i pranishëm në këto bisedime.

Në përfundim të takimit me Ballën, Spiropalin dhe Gjiknurin, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se tani ka ardhur koha të flitet për emra dhe për këtë gjeti dakordësinë edhe të socialistëve.

“Ne gjetëm një vullnet të mirë. Vlen për ta verifikuar që nuk do të kemi një President të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ramë dakord që kemi hyrë në proces Kushtetues. Shqiptarët kanë nevojë që të fokusohemi në emra konkretë. Sigurisht në këtë proces janë shumë palë, është proces parlamentar. Duhet të bashkohemi te figura.

Patëm dakordësi me deputetët e PS. Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e Partisë Socialiste që ka ardhur koha që të hyjmë në procesin e emrave konkretë, kë duan shqiptarët. Nuk duhet të jetë një process i momentit të fundit dhe i ftoj të gjithë të jemi në përgjegjësinë tonë që ti japim shqiptarëve me prerogativat e Kushtetutës”, tha Idrizi.

Ndërsa kreu i PDIU-së, Fatmir Mediu foli për një qëndrim të përbashkët të të gjithë opozitës, teksa u shpreh i sigurt që të hënën raundi i parë do të digjet.

“Si ‘Aleancë për Ndryshim’ kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët. Kam folur dje edhe me Bylykbashin, Boçin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar”, u shpreh Mediu.

Në fund, edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli për mediat teksa tregoi gatishmërinë e opozitës për të sjellë emra.

“Kemi zhvilluar sot një raund të dytë takimesh me dy prej 3 grupeve parlamentare të opozitës. Sikurse u kanë komunikuar kolegët e opozitës, PS e ka dëshmuar edhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emra. Me të dyja grupet parlamentare që kemi biseduar, edhe nga ana e tyre ka pasur një gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë.

Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës për të një përpjekje që zoti Mediu po bën. Vazhdoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD-së të ketë një vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e bisedimeve”, tha Balla.

Sipas vendimit të fundit të Konferencës së Kryetarëve, u vendos që deri të dielën në orën 16:00 të priteshin kandidaturat për President dhe të hënën në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e dokumentacionit në rastin kur do të ketë kandidatë. Seanca është parashikuar të hënën në orën 17:00.

 

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Ha-ha-ha, njeriu i pare i shtetit nuk eshte propozuar akoma nga biznesmenet-“politikane”! Ha-ha-ha, figura e pare e vendit, -teme bizedimesh mes mafiozve biznesmeno-“politikane”! Nje post i kthyer tashme ne post muzeal! Endrrat tona antishqiptare po realizohen nga miqte tane, drejtuesit patriote shqiptare! ha-ha-ha….

  • Sa banalitet ka ne politiken shqiptare!?Asnje emer per raundin e pare per emerimin e Presidentit te Republikes.U vetshpallen me dhjetra!?Tere kete tollovi e bejne tre veta.ne raundin e parafundit do te dalin tre emra.

  • Kane 32 vjet qe tallen me shqiptaret,ja tani edhe tallja e radhes gjoja se po konsultohen per presidentin e republikes,qe e kane katandisur me aq pak kompetenca sa as brigadieri i komunales kishte me shume!
    President do vendoset nje MANEKIN qe do t’i pelqeje Rames,qe do t’i premtoje atij besnikeri te pakufishme ashtu sic perdor edhe ministrat apo deputetet qe kurre nuk guxon t’ia beje fjalen dysh!
    Rama eshte nje diktator hakmarres pa kufi,se ja tani ia gjeti snrn Dritan Lelit per ta cuar para drejtesise!
    Rama eshte sot njeriu me i rrezikshem i popullit shqiptar dhe fatkeqesia e jone!
    Ne se nuk shporret si nga politika me ndihmen e SHBA,ne do dalim si vend ne ankand!
    Zogolli dhe Berisha do harrohen para krimeve dhd korrupsionit gjigand te Rames!

  • Sipas politikaneve tane,qe akoma nuk kane vendosur emra,tregon se kushdo nga keta negociatore kerkon per vete.Sipas tyre Shqiperia s’paska nje person qe te plotesoj kriteret e Kushtetutes.Politike teper ordinere.Te gjithe kunder te gjithe,vetem alibit e tyre.

  • Eej Faik konice, sa i madh paske qene….! Armiku i shqiptarve jane vete….. fiks. Turpi botes, grihen si qent….. pyesni, njiheni , dhe mos e zgjatni: burre me mend, i gjith pranushem do te ishte qytetari nga shkodra, Bahri Kasemi.

  • PeDe (parti derrash) nuk di ku ka koken e jo te jape mendim per presidentin e vendit.
    Te merresh me nje trup amorf, pa gjymture dhe me koke te sakatuar eshte konsumim kohe ne menyre te pa dobishme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *