S’ka paqe për Dybala, Mourinho e tundon me 70 milionë euro

DITA Online

 

Nuk ka paqe për Paulo Dybala, i cili nuk po përjeton momentin më të mirë me fanellën e Juventusit. Tri ulje në stol të njëpasnjëshme në Seria A janë një sinjal elokuent, se diçka është e gabuar prej tij. Dhe tani, gjithashtu, thashethemet e merkatos nuk mungojnë, me Jose Mourinhon gati për të përfituar nga koha e “venitjes” së argjentinasit te bardhezinjtë.

Sipas “Daily Star”, Manchester United do të jetë në “pole position” për “Joya”.

70 milionë euro janë gati për “Zonjën e Vjetër”, një shifër që duket e ulët, por “Djajtë e Kuq” janë të sigurt në misionin e tyre.

Në Angli, ata e kanë studiuar tashmë planin për të rrëmbyer Dybala nga bardhezinjtë. Shifra kryesore do të ishte ajo e Javier Ribalta, i cili, si skaut i skuadrës së Juventusit, kaloi në verë te Manchester United. Raportet e drejtpërdrejta, në fakt, do ta lehtësonin shumë operacionin.

N​ë të ardhmen, numri 10 i Juventusit duket se do të luajë në Premier League.

Thashethemet e merkatos mund ta destabilizojnë atë edhe më shumë, ndërsa trajneri Allegri duhet ta rimarrë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *