S’ka samit SHBA-Rusi, Putin: Jemi për dialog me Perëndimin për Ukrainën

J L

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden nuk do të mbajë më një samit me Presidentin Rus Vladimir Putin.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila njofton se Presidenti Biden nuk do të mbajë një samit me homologun e tij, Putin, siç u diskutua në fundjavë. Ky vendim i Biden duket se është marrë pas veprimeve të fundit të Vladimir Putinit, i cili njohu si të pavarura dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainën lindore, si dhe urdhëroi trupat e tij të hyjnë në këtë zonë.

Po ashtu është anuluar edhe takimi mes kryediplomatëve të dy shteteve, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Sot, presidenti Vladimir Putin thotë se Moska është ende e gatshme të kërkojë “zgjidhje diplomatike” me Perëndimin për Ukrainën. Mirëpo ai thotë se interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve ishin të panegociueshme.

Në një fjalim video për të shënuar Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë, ai këmbënguli se ishte gjithmonë i hapur për “dialog të ndershëm”.

SHBA ka goditur Rusinë me sanksione të gjera për atë që presidenti Joe Biden e quajti “fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës”.

Kjo erdhi pasi politikanët rusë autorizuan presidentin Vladimir Putin për të dërguar trupa në dy pjesë të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore. Rusia i ka njohur rajonet si të pavarura, një veprim që Ukraina tha se sulmon sovranitetin e saj.

Vendet perëndimore kryesisht e shohin veprimin si një pretekst për një pushtim më të gjerë. Dy ditë më parë, Putin urdhëroi ushtarët në rajonet e shkëputura Donetsk dhe Luhansk, për të “ruajtur paqen , një përshkrim që SHBA e quajti “marrëzi”.

Biden ka urdhëruar për një rishpërndarje të trupave në Evropë përfshin vendosjen e 800 trupave në shtetet baltike dhe deri në tetë avionë luftarakë F-35 në vende të ndryshme lindore të NATO-s. SHBA do të dërgojë gjithashtu 32 helikopterë sulmues Apache AH-64 në rajonin e Balltikut dhe në Poloni, të ardhur nga vende të tjera evropiane.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • tashti e kuptoj fare mirë “kapitullimin në afganistan”!!
    duhej hequr sa më parë “gjylja që pengonte”verpimet e shba-së!!
    një lëvizje e mënçur e administratës baiden!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *