S’ka takim Thaçi-Kurti, dekreti për mandatim dërgohet me postë

J L

Albin Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçit për ta marrë dekretin për formimin e qeverisë, pas letrës së LVV-së në të cilën ajo peopozonte Albin Kurtin për t’u mandatuar.

Dekreti i presidentit po sot i është përcjellë kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili duhet të thërrasë pas 15 ditësh mbledhjen e Kuvendit.

Vendim për nominimin e Kurtit vjen pas disa kërkesave të Presidentit i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes që si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të formojë sa më shpejt kabinetin qeveritar.

Pas propozimit, Hashim Thaçi ftoi liderin e VV në Presidencë në orën 12:00, takim që sipas mediave në Kosovë nuk do të zhvillohet.

Më herët Albin Kurti ka sqaruar nëpërmjet një video mesazhi se Lëvizja ‘Vetëvendosje’ dorëzoi letrën për t’u mandatuar për formimin e qeverisë së re pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kreu i VV-së gjithashtu i bëri thirrje liderit të LDK-së Isa Mustafa që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për arritjen e marrëveshjes së koalicionit.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • CIRK!
    Te dy te UCK-s. Njeri deklaruar vetem zgjidhje paqesore dhe tjetri deklaruar se nuk ka mare pjes ne luftime.

  • Nuk kam ndonje silpati per Presidentin por e respektoj ne postin e tij deri sa jam shqiptare.
    Sjellja e Albi Kurtit me kujton atashqiptaer qe kerkonin zhdukjen e kundershtareve.
    Tregon sheshit se eshte primitiv e obscurantist.
    Uroj, per te miren e vellezerve te Kosoves, qe te mos formohet Qeveri me te. te kete zgjedhje te reja,..per te shmangur konfrontimet ne ate vend, se per kete na I kalojne neve…nuk nenshtrohen dot nga te barabartet

  • Kurti!
    O do jet i sukseshem.Ose humbes i neveritshem.
    Nuk ka ba vaki nji percaktim titullit kryeminister ne nji kohe prej 3 muaj.
    Si do shkoje politika e jashtme e qeverise Kurti!

  • Kurti!
    O do jet i sukseshem.Ose humbes i neveritshem.O asht i mecem forte o,asht tru bullari.
    Nuk ka ba vaki nji percaktim titullit kryeminister ne nji kohe prej 3 muaj.
    Si do shkoje politika e jashtme e qeverise Kurti!

  • Turp per ALBIN KURTIN, nuk ka fituar 50% + 1 vote qe te beje qeveri si te doje dhe te veproje si te kete qefe.
    Prandaj, ALBIN leri pordhet dhe tangardhikun dhe mos merr shembull nga politika shqiptare e ketyre 30-te vjeteve. Po s’te pelqeu hap krahun dhe ik.
    Me mendesi SALI BERISHE dhe EDI RAME nuk shkohet hiç gje kundi, vetem nga shkerllatokraci ne pisllik.
    Nuk te le njeri te bejsh sipas qefit. O uli ne tavoline per bisedime si duhet ose ik pirdhu si tangarlliks firauni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *