S’ka UNESCO me politikanë të korruptuar

Saimir Lleshi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk mund të ketë normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse dy palët nuk e njohin njëra-tjetrën si të barabartë.

Sipas tij, Kosova nuk po përfiton asgjë nga dialogu i Brukselit, prandaj duhet të ndërpritet menjëherë.  Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se rezultati i negociatave do të jetë integrimi i mëtutjeshëm i Serbisë në mekanizmat ndërkombëtarë, veçanërisht në BE, si dhe shtrirja e mëtutjeshme e kontrollit të saj brenda Kosovës, përmes “Zajednicës”.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tani duhet të vendosë se kujt do t’i qëndrojë besnikë: qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, apo Serbisë.

Share This Article
1 Comment
  • ne e bejme mullar vete… bashkimi eshte i vetmi realitet dhe sa me shume vonojme aq me shume komplikohet ai se Serbia dhe bota sllavofile nuk ha bar. Te behemi pak te medhenj se ashtu shtyjne bythet te tjeret dhe te lirojne karriken dhe pastaj kemi pune me grekun se boll e fshehu gjene e tjetrit. Presion politikes per bashkimin dhe nderkohe vec lobim ne Amerike per kete pune. Tensionimi me Rusine i perendimit favorizon me tej kauzen shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *