Skadimi i kartave të identitetit, ndryshon vendimi mbi vlefshmërinë

DITA Online

Skadimi i kartave të identitetit para zgjedhjeve vendore ka detyruar qeverinë që të ndryshojë ligjin për letërnjoftimet elektronike.

Projektligji është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe parashikon shtyrjen e afatit të kartave të identitetit që janë dhënë në vitin 2009. Konkretisht sipas ndryshimit, të gjitha kartat e identitetit që janë dhënë nga datat 9 shkurt 2009 deri në datën 31 dhjetor 2009 do të jenë të vlefshme deri në datën 31 dhjetor 2019 duke ia shtyrë vlefshmërinë edhe për disa muaj.

 

P R O J E K T L I GJ PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, pas nenit 9 shtohet neni 9/1, si më poshtë vijon:

“Neni 9/1

Dispozitë tranzitore

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, zgjatet deri në datën 31.12.2019.”.

 

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Pasaportat dhe kartat e identitetit qe kane ma shume se 10 vjet perdorim nuk lejohen te qarkulloje.Per tu mbindur ne pershtatje te mos lejimit te hyrjes se makinave ma te vjetra se 10 vite.
    Neser me siguri qe do largojne dhe te lindurit me moshe mbi 10 vite nuk lejohen te mbijetojne ne Shqiperi.
    Lumi populli qe drejtohet nga ajka e zgjedhur intelektuale nga vete ky popull qe as nuk ia thon aspak kuptimit cfare asht shteti dhe pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *