“S’kam frikë nga SPAK”, Meta: Rama dhe Basha u morën vesh që maxhoranca të kapte pushtetin lokal përmes bojkotit

J L

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp duke zbuluar sipas tij prapaskenat e marrëveshjes Rama-Basha në 17 maj 2017, ndërsa iu përgjigj edhe kërkesës së Ramës për hetimin e tij nga SPAK.

Meta tha se Rama dhe Basha u morën vesh në 17 maj që maxhoranca të kapte pushtetin lokal përmes bojkotit, të gjitha institucionet që zgjidheshin nga Parlamenti.

Në këto 32 pasojat shkatërrimtare për drejtësinë të gjitha vazhdojnë t’i ndjejnë edhe sot shumë rëndë si në çdo ditë të këtyre viteve që kanë kaluar. Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo nuk ishte një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që u zhvilluan në kundërshtim me kushtetutën dhe kodin zgjedhor, por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe më pas.

Ajo vijoi edhe përgjatë 5 viteve, dhe ende gëlon. Ishte pjesë e marrëveshjes së 17 majit, edhe djegia e qëllimtë e mirëkordinuar e mandateve parlamentare të opozitës, duke i garantuar kapjen e pushtetit dhe të institucioneve të pavarua që zgjidhen nga Parlamenti. ishte pjesë e marrëveshjes edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar parti-shtet kontrollin mbi bashkitë dhe këshillat bashkiake. Ishte pjesë e asaj marrëveshje që t’i lehtësohej puna qeverisë“, tha ai.

Meta tha se Rama dhe Basha po ashtu ishin marrë vesh që të kapej ekonomia shqiptare nga një grup oligarkësh. Presidenti tha se 17 maji i ardhshëm do të jetë ndryshe, pasi opozita nuk do ta harrojë atë marrëveshje.

Në 5 vite përfituan një grusht oligarkësh, ndërsa humbi familja e thjesht shqiptare“, tha Meta.

Po ashtu, Meta tha se nuk kishte frikë nga thirrjet e Ramës ndaj SPAK për ta hetuar atë.

“Ilir Meta ka armët më të forta: E vërteta dhe transparenca. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë asnjëherë. As drejtësisë së doktor të gjithëpushtetshmit dhe as ndaj ndonjë drejtësie tjetër”, tha Meta.

“Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe jo vetëm dhe me mijëra shqiptarë do të shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova për të gjithë mullarët e korrupsionit të lartësohen çdo ditë. Ai bën thirrje të hetojnë Ilirin dhe Saliun, po kush i ka penguar ata gjatë këtyre viteve?”, vijoi ai duke kujtuar edhe poezinë e Avzi Nelës: Liri a vdekje!

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Mos ki merak o Like ,nuk je i vetem ,por qe te gjithe ju opozite e maxhorance jeni ne panik nga SPAK , ju jane futur vezet ne bark nga frika , e kjo ndihet e tregon sjellja e juaj . Jeni shume te lexuar . U be deti kos per ju ,u derdh vaji nlakna ,tani korrni ato qe mbollet .Menduat si budallenj , ne cunat e Ramizit te PPSH e ndare ne disa pjese , do kemi ne dore shtetin , drejtesine ,ne do jemi per jete te jeteve agallaret e “perhershem ” mbi keta kokpalare skllever ,qe e gjetem te rrahur qe ne djep ,nga babai i jone i pa vdekshem Enver .

  • Natyrisht, sa te jete komshiu i Lalezit, Arben Llalla ne krye te SPAK-ut, Metes dhe Berishes nuk do t’u hyje gjemb ne kembe, ecin pa frike!.

  • Paske qene idjot fare zotrote palo president ! Kush e pengoi opoziten qe te bojkotonte zgjedhjet lokale , apo te digjte mandatet e deputeteve qe i kshte ndhene populli ? ! A mund te na thuash , zoti idjot , pse institucionet nderkombetare quajten te pa rregullta dhe jashte normave demokratike qe te dyja keto veprime te opozites se tredhur nga Beogradi ?! A je ne rregull nga mendja qe flet budallalleqe te tilla ?!

  • Z. President,opoziten askush nuk e shiti dhe askush nuke detyroi te kryente vetevrasje.Marreveshja per te cilen flet,eshte trumpetuar si arritje e madhe pas “cadres 2017″.Ishit ju,Saliu,Monika e gjithe kryetarucet qe vendoset kete mase.Bojkotin e niset qe ne zgjedhjet e 2017-tes por deshtuat,e vazhduat me djegien e mandateve dhe perfunduat tek bojkoti i zgjedhjeve lokale.Ju pesonalisht,me lodrat tuaja politike e nxitet bojkotin.E cfar detyrimi kishte partia e gruas tuaj per t’iu bashkangjitur Lulit?Keto qe thua sot jane ,”fjale pas kuvendi e dyfeke pas beteje” te cilat s’kane asnje vlere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *