“S’kam qenë asnjëherë më i trazuar”! Mblidhet Asambleja e PS, Rama: Fitorja e tretë, e vështirë, do bëjmë të pamundurën për të katërtën

J L

Në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste.

Në këtë takim tepër të rëndësishëm dhe vendimmarrës për vijimësinë e mandatit të tretë, do të prezantohen emrat e rinj, që do jenë pjesë e skuadrës së Edi Ramës.

Mbledhja  ka nisur me himnin Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën në Asamblenë e PS-së, duke shprehur hapur ambicien për të fituar mandatin e katërt qeverisës.

Rreziku sipas tij është vetëm humbja e sensit të vetëkorrigjimit.

Kryeministri tha se është i trazuar pas fitores dhe se sfida kryesore e tij është të ngulen këmbët në tokë.

“Jemi përpjekur, humbëm me një diferencë milimetrike. Historia e këtyre zgjedhjeve është e njohur por ajo që duhet kujtuar dhe që na ktheu pas 8 vitesh dhe 880 peripecish në opozitë, ishte këmbëngulja e madhe për t’ja dalë. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, të ndërtojmë një skuadër përfaqësuese, të krijojmë një frymë fituese me vizion për Shqipërinë. Si askush më parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare u konfirmuam për të tretën herë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Jemi ne të parët që arrijmë dhe kjo flet vetë. Kjo është fitorja më e vështirë për t’u merituar. Fitorja e zgjedhjeve të jep mundësinë për të fituar beteja të vazhdueshme. Herën e katërt do e kemi më të vështirë se këtë të tretën, por nuk e luan topi se detyra jonë për ata që na besuan është se kemi nderin e jashtëzakonshëm të udhëheqim është të bëjmë të pamundurën që të rikonfirmohemi pas 4 vitesh. Miq, dua t’ju flas shumë hapur, s’kam qenë asnjëherë më i trazuar se këtë herë, jo se sfidat e mëparshme kanë qenë të lehta dhe të nesërmen kam parë fusha me lule, aspak. Por se sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit. Ti ngulim këmbët në tokë fort”, tha Rama.

j.l./ dita 

Share This Article
13 Comments
  • Po tamam. Tani sfida me veten eshte mos fluturosh me presh ne bythe.
    Merr shembull nga ata qe shkon e u jep mend, qe e kane emigracionin te paperfillshem, si Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia. Disa prej tyre, vertet tani jane ne BE, po edhe para anetaresimit njesoj, emigracioni i tyre ka qene rrafsh. E di se cfare i mban njerezit e tyre ne vendin e tyre atje. Standarti i mire i jetes. Se dihet, njerezit do ikin po nuk kane me cfare te ushqejne femijet, kur autobuzet e tyre jane si kuti sardelesh, etj.
    Po ti ne vend ti pyesesh, se sia ia dalin ti mbajne njerezit ne vendet e tyre, shkon e u jep edhe mend se si tu hapesh kufite pa viza turmave miliona-miliardashe nga Azia, kur pa problem ke lene te ikin intelektuale ne emigracion.

  • Thuaji një faleminderit Berishës, Bashës dhe Metës, që janë dordolecë që trëmbin votuesit. Je votuar si e keqja më e vogël dhe jo se e meriton. Nuk shikon interesat e Shqipërisë, por ato të egos personale. Minishengeni është një rast i tillë. Për « Minishengenin » duhet të bësh referendum dhe të mos vendosësh vetë, sepse është një çështje madhore. Po kështu, mos bëj krahasime dhe sharje për kohën para vitit 1990, sepse ai ishte sistem tjetër që i barazonte njerëzit, ndërsa ky që ke ti i polarizon njerëzit, ku disa hanë me lugë të florijtë dhe disa të tjerë nuk hanë fare. Fol atëhere kur duhet dhe mos folë kur zduhet.etj.etj.

  • Edhe te pestin,.Si Putini te behec.Me mire behu mbret,se e ke ne sua
    Opozita u vetshkaterrua.Mban edhe kafshen shpellare brenda.Na grabiti edhe pronat ne emetr te antikomunizmit shpellar..Po sa te rroje, Ramen do votoj.

  • Pa më të voglin dyshim shqiptarët nuk do i kthejnë shpinën Partisë së tyre pararojë as në vitin 2025 kur janë zgjedhjet e ardhme. Kishte të drejtë Enver Hoxha kur fliste për unitetin e çeliktë Parti-Popull. Ky unitet i ka rezistuar kohës dhe do i rezistoje prapë. Vetëm të bashkuar si një grusht i vetëm mund të shpartallohen kuçedrat antikomuniste ne krye me Monstren e Viçidolit që shkatërruan Shqipërin pas 90tes.
    VFLP

  • Kot, rrime qe rrime, thashe te pyes: kujt i perket Pallati i Kongreseve? Besoj se i perket shtetit. Tani aty mblidhet nje parti. A paguan kjo parti shtetin per aq dite sa e ze Pallatin e Kongreseve? A ka ndonje gazetar te interesohet mbi kete pyetje? Apo jetojme ne nje diktature, ku gazetari i mbush breket plot para ketij investigimi kaq te rendomte?!?

  • Pa filluar mandatin e trete,ky sharlatan deklaron se do mendojme per mandatin e katert!
    Pra ky nuk mendon te punoje per popullin,por per SUNDIMIN e tij te perjetshem si DIKTATOR!

  • NE TIRANE U MBLODH BIROJA
    FOL EDVIN TE LUMTE GOJA
    JE VIGAN I VERTETE
    JAM VUCICI QE TE FLET

    BANORE TE NJE SOKAKU
    NA KANE NDARE LUMENJ GJAKU
    VRARE PRERE E SAKATUAR
    QE NJE NEME E MALLKUAR

    TANI QE TE KEMI TY
    DO TE BEJME PROKOPILE
    LE TE THOTE C TE DOJE ALBINI
    NE MORINE ESHTE KUFINI

    TI JE ZOT I ARBERISE
    MIK ME BESE I SERBISE
    NDERIN S DO TA HARROJE KURRE
    SI ESATIT TRIM E BURRE

    ME DEL ZEMRA KRAHARORIT
    KUR MENDOJ SE NJE MENGJEZ
    DO TE ZGJOHEM BUZE DETIT
    E TJA THEM SI NJE KENDEZ

    O JU ETERIT E MI
    SA PA TRU PASKENI QENE
    MORET PLAGE E DERDHET GJAK
    E SERISH S QE E THENE

    TE PUSHTONIT KETO VISE
    ANES DETIT TE ENDERRUAR
    UNE PA HEDHUR ASNJE PUSHKE
    DAVA E E KAM FITUAR

    ME TE FORTE E ME INAT
    KUSH JA DOLI SHQIPETARIT
    ME TE MIRE PORSI DELE
    VENE KOKULUR PAS TE PARIT

    KAM SHUME SHPRESE TEK PERENDIA
    QE ME NDIMEN E SULLTANIT
    TI BEJME TONAT KETO BRIGJE
    BALLPERBALL ITALIANIT

    GJUMIN MA TRAZON KOSOCA
    BODYGARDI ARBERISE
    QE NJE SHEKULL DOT SE MPOSHTEM
    KTE MALLKIM TE SERBISE

    O ZOT PASKAM QENE NE GJUM
    CTE KAM BERE PERENDI
    LE TE KISH BE E NATO
    TE MOS KISH VEC SHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *