Pas anikimit të Fatos Tushes, dhe Rovena Voda kërkon të njëjtën gjë!
Ish zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë që e la atë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” nën akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.
Ajo kërkon që të lihet e lirë pasi nuk nuk mund të bëjë asgjë për të prishur provat, nuk mund të largohet nga vendi, si dhe mohon se ka siguruar një vend pune për Florida Beun.
Kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë lënë në masë sigurimi “Arrest në burg” për të njëjtën akuzë.
Kujtojmë se në media u bënë publike përgjimet mes Vodës, Florida Beut, Majlindës dhe nënës së saj. Voda mori 1 zarf ku ndodheshin 1 mijë euro, dhe se shkoi në Durrës për të marrë një arkë me peshk dhe një telefon të llojit Samsung që e kishte zgjedhur vetë.
o.j/dita

Aman aman, nuk do kene mundesi me shetit jashta, ky qenka problemi i tyre?!
Po kur vodhet a menduat se s’bane me vjedh?! Jo , edhe tash paguani vjedhjet me burg se prape pak eshte burgu per ju kur mendon se sa femije humben jeten duke emigruar ne menyre te paligjshme per faj te vjedhjeve tuaja! Jeni shkaktar te varferise tone kur vidhni! Pra tash asnje meshire per ju se perndryshe prape do vazhdoni me vjedh!
Fund impunitetit nje here e mire per njerezet qe si ju vjedhin pasurine kombtare e taxat tona!
Te gjithe jeni mire aty prapa hekurave.Se shpejti do te kini edhe shoke te tjere qe te mos merziteni..