Skandal/ Aktori nxehet dhe godet gazetarin gjatë intervistës (Video)

Leda Hysa

Eduardo Yanez, ylli i telenovelave meksikane, i njohur tek ne për rolin e tij si Rodrigo në telenovelën ‘Gaviota’ apo ‘Dashuri dhe tekila’ është bërë protagonist i një ngjarje të shëmtuar.

Teksa po jepte një intervistë, Eduardo ka humbur kontrollin dhe ka goditur gazetarin. Shkak për këtë është bërë insistimi i gazetarit për të mësuar diçka më shumë në lidhje me aksidentin e djalit të aktorit dhe arsyen se përse ai kërkoi para online dhe nuk iu drejtua babait të tij.

Kjo gjë duket  se e ka acaruar 57 vjeçarin dhe paravërisht se po përpiqej të mbante veten, në fund doli jashtë kontrollit duke dhunuar gazetarin.

Ja një pjesë e intervistes së tij:

Gazetari: Pse djali juaj pasi përplasi makinën kërkoi para online dhe nuk kërkoi ndihmën tuaj?

Aktori: Nëse je kaq i shqetësuar për djalin tim, dërgoja ti paratë dhe fol me të.

Gazetari: Kjo është puna ime.

Aktori: Gjepura, kështu thoni gjithmonë për t’i bërë njerëzit të dëgjojnë gjëra që atyre s’u interesojnë fare.

Pas insistimit të gazetarit për të marrë një përgjigje, Eduardo e godet.

Mësohet se gazetari do të ngrejë një padi ndaj aktorit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=fZyLJhkkka8

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *