VIDEO: Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, janë shtuar 20 votues anonimë në vend të shoqatave legjitime

Ornela

Ka dështuar mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës.

Arsyeja për dështimin e mbledhjes, e cila duhet të mbahej në orën 15:00, është mungesa e kuorumit, ndërkohë që është denoncuar fakti se kreu i FSHF, Armando Duka dhe stafi i tij kanë shtuar 20 votues anonimë, duke përjashtuar nga mbledhja shoqatat legjitime të Tiranës.

Përfaqësuesit e shoqatave të Tiranës kanë deklaruar se FSHF ka prodhuar një listë fiktive votuesish në momentin e fundit, duke falsifikuar listat e votuesve.

Por pavarësisht prodhimit të listave me votues fiktivë, mbledhja ka dështuar, pasi emrat jolegjitimë janë denoncuar nga mediat sportive, dhe nga të pranishmit.

Mediat u lanë jashtë dyerve të mbyllura. FSHF kishte bllokuar edhe valët e celularëve të delegatëve të Tiranës.

Një nga denoncuesit është kandidati për kryetar në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë, Eduard Prodani.

Prodani dhe mbështetësit tij janë larguar nga zgjedhjet pasi kane konstatuar se në salle ishin me shumë delegatë me të drejtë vote sesa mendohej fillimisht. Gjë për të cilën ai nuk ishte lajmeruar si kandidat.

 “Atëherë, siç prisnim në sallën e Asamblesë gjetëm më shumë sesa numri i duhur i delegatëve. Duhet ta dini që kam insistuar që të jepej numri i delegatëve. Ka qenë manipulim i listës së delegatëve”.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
    • grupi kokaina shijak, mand duka

      allbania kolumbiane, lojtaret qe nuk zbatojne urdherat

      e grupit kokaina, plumbi kokes.

      • Ti Arben turku , je mesuar me Erdoleshin , qe i fut kundershtareve plumbin kokes , po ketu nuk jemi ne Turqine islamiko-diktatoriale , jemi ne Shqiperine demokratike . Erdoleshi , futi ne burg dje , nje gazetare , per nje anekdote , qe iu duk ofenduese diktatorit , ndersa ne Shqiperi dhe kudo ne Evrope , e shajne presidentin dhe kryeministrin dy qind here ne dite , pa i hyre gjemb ne kembe . Ky eshte ndryshimi Evrope demokratike , Turqi diktatoriale . More vesh , o osmanlli leshi ? Allahu ha bar .

  • Kete zanat e filloi Sali Berisha,qe ne zgjedhjet e para te partise demokratike,dhe vazhdoi zinxhir,,te gjithe kryetaret e partive,shoqatave,bisneseve,kane mesuar si te behen pronare te perjetshem.

  • Kuj ti besosh?I njejti presion politik,danigrim dhe perbaltje ndaj Armando Dukes si para kater vitesh nga mafia rilindase kur perballe ishte i ndjeri Bashkim Fino.
    Duke i njohur mire prej 9 vitesh hienat rilindase besoj te kunderten e asja qe shkruhet,20 anonimet nuk jan te Dukes por te politikanit me te peshtire ne Bote Erion Velias i njohur per makinacione te tilla.

  • Kot ndjekin shembullin e Saliut e nuk ndjekin shembullin e Edi Rames qe kur ishte Kryetar Bashkie i numeronte vete me gishta votat ne Keshillin Bashkiak!

  • Me te vertete ka deshtuar? Se gjitha mediat po genjejne per zgjedhjen e Krenar Alimehmetit nga Roskoveci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *