Skandal me ministrin grek të Mbrojtjes, kapet në kazino

Dita

Furtunë politike kanë shkaktuar në Greqi, disa foto të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, në një prej kazinove të Londrës kohët e fundit.

Të gjitha partitë e opozitës kërkojnë sqarime me tone të larta prej ministrit dhe madje nënkryetari i Demokracisë së Re, Adonis Georgiadis, flet për përgjegjësi penale të z. Kammenou.

Konfikti pritet të kulmojë të hënën në mëngjes në parlament, ku pritet të fillojë punën komisioni hetimor ndaj ministrit të Mbrojtjes për një bisedë të tij me një të dënuar për drogë.

“Z. Kammenos është i vetëdijshëm për atë që bën? Ne presim të marrim përgjigje të hënën”,-thuhet në deklaratën për shtyp të Demokracisë së Re. Skandali u bë publik nga gazeta “Parapolitika” e cila shfaqi fotot e ministrit , i cili akuzohet se ka shpenzuar miliona paund në kazinotë e Londrës dhe ka qëndruar në hotel Mandarin, një nga më të shtrenjtët e kryeqytetit britanik.

Ministri grek i Mbrojtjes është një personazh i njohur edhe për shqiptarët, pasi është është bërë shpesh herë objekt i komenteve në media për shkak të deklaratave të tij lidhur me Shqipërinë.

Share This Article
6 Comments
  • Nuk jam tifoz grek ,perkundrazi , por megjithate bravo te madhe shtypit grek qe raporton qeveritaret e tyre padiskutim te korruptuar , neper kazinote e perendimit .Po ne shqipot, pse nuk levizim fare ,ku ish kryeministri Nano shkon ne kazinone Austriake dhe e ze gjumi ciper tavolines . .Nga e premtje e deri te dielen eshte e rezervuar nga ana e tij tavolina ,qe e ka kthyer si prone privare bosi shqiptar ne kete kazino..Ku akoma e kesaj dite ,behen debate e furca mbi punen e Nanos sidomos nga te veteshpallurit te majte te PS , me Ramen ne krye..

  • Ky eshte ai i forti lagjes qe do i binte shqiptareve ? Yyy vrromos ! Me dy topa ( artileri ) , ne maje te Tomorrit , M Shehu u tha ; rrini urte se ua bej hi Athin-anë . Po Dulja more , loz edhe Vangjua ne kazinó ? Kushedi sa do merzitet Nerenxi , Po qe se e shkarkojne ate bixhozçiun .

  • Dakort jam qe grekeqiret keshtu le te hane kokat, por kazinote jane te ndaluara ne Ger-qi, edhe ministri qytetar eshte, shkon e luan bixhoz ne nje kazino te LICENSUAR ku eshte gabimi.
    Ne Ger-qi ka bordello me meshkuj shkon e meshon nga pas, se me femra (kurva) ka kohe qe jane ligjeruar e legalizuar.

  • Ky ka lujt me paret e veta apo me paret e ushtrise greke, sqarojeni nje here se mbase gjynaf ka dash me fitu me pagu borxhin e qeverise greke.hahahaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *