Së paku dy nga anëtarët e KQZ-së janë njoftuar në rrugë informale nga punonjës të administratës se në zyrën e tyre janë vendosur çimka përgjimi…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën përgjim? Dy antarë të këtij komisioni kanë ngritur problemin prej disa ditësh pasi janë njoftuar jozyrtarisht nga punonjës të administrates se këtij institucioni se zyrat e tyre mund të jenë “me veshë”. Skandali është konsumuar ditët e fundit, ndërsa dy antarët e Komisionit që kanë marrë informacionin se zyrat e tyre janë nën përgjim kanë tenuar madje dhe “pastrimin” e zonës duke porositur dhe aparatura për gjurmimin e pajisjeve. Për këtë skandal janë informuar pak ditë më parë edhe politikanë të lartë në vend nga dy antarët e Komisionit, ndërsa duket se ndërhyrja mund të jetë kryer me lehtësi nga personat e interesuar në përgjim pasi vetë konstruksioni i godinës së KQZ-së e ka avantazhuar një gjë të tillë.
Zyrat e komisionerëve janë të lidhura me dy dyer, njëra derë që komunikon me institucionin e KQZ-së çelësin e së cilës e kanë antarët e komisionit, ndërsa dera tjetër komunikon me godinën e Pallatit të Kongreseve.
Pasi kanë marrë informacionin dy antarët e KQZ-së kanë adresuar problemin edhe te kolegët e tjerë. “Ky është një informacion që ka qarkulluar këto ditë dhe për të cilin janë vënë në dijeni drejtuesit kryesorë të KQZ-së dhe politikanë të lartë. Njoftimi është marë në rrugë private nga dy antarë të komisionit të cilët janë njoftuar se zyrat e tyre nuk ishin një mjedis i sigurt. Tashmë pritet të verifikohet”, – i tha dje një burim i mirëinformuar “DITA”-s.
Të përndjekurit politikë: 12 policë civilë 24 orë në përgjim për secilin prej tyre (!!)
Ka patur disa sinjale në media ku janë dyshuar përgjime të paligjshme të kryera nga organe të ekzekutivit. Kulmi i denoncimeve arriti gjashtë muaj më parë kur opozita akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se kishte kryer përgjimet e disa eksponentëve kryesorë të opozitës pas ngjarjeve të 21 Janarit 2011. Rasti i fundit është ai i ish-të përndjekurve politikë të cilët janë 24 orë në ditë nën survejim. Gazeta “DITA” ka mundur të mësojë se gjashtë nga ish-të përndjekurit që ishin tejet aktivë edhe gjatë grevës së urisë kanë nga 12 policë të Policisë së Shtetit nga pas, dhe janë nën vëzhgim të pandërprerë 24 orë në ditë.
Rrëfimi për numrin e pazakontë të policëve është bërë nga vetë të angazhuarit në këtë operacion të paligjshëm disa ditë më parë. Një akumulim dhe shpërdorim galopant ky i forcave policore të cilat harxhojnë kaq shumë energji për të mbajtur nën kontroll disa persona që maksimumi të qëllojnë me vezë dhe me miell. Por ky përqëndrim ndonjëherë ka dhënë edhe rezultat. Si përshembull dy javë më parë kur ish-të përndjekurit u kapën “në flagrancë” duke blerë miell në një ushqimore dhe u mbajtën 7 orë të shoqëruar në polici (!).
***********
REDAKSIONAL
Nën përgjim (nga një i sëmurë) Fundja le të “lozë me lodrat” edhe ca kohë…
Berisha flet shpesh për detaje “drekash” e “darkash” ku nuk është present. Përgjimi duket se është një specialitet i preferuar pa masë nga kryeministri. Kur erdhi në pushtet në vitin 2005, ai gjeti disa institucione ligjzbatuese të rëndësishme në vend jashtë domenit të vetë të qeverisë. SHISH-i dhe Prokuroria, kontrolloheshin nga një president që nuk ishte “lac” i tij. Berisha nuk humbi kohë dhe ristrukturoi SHKB-në si strukturë e policisë duke i veshur kompetenca speciale në sektorin e përgjimeve. Më pas e përforcoi strukturën paralele të përgjimit duke urdhëruar me vendim qeverie ngritjen e një ekipi “Task-Forcë” pranë Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, e drejtuar nga Agim Shehu. Tashmë, pas zgjedhjes së Presidentit Nishani duket se Berisha e ka zotëruar në mënyrë totale specialitetin e vetë edhe nëpërmjet SHISH-it edhe nëpërmjet prokurorisë në lidhje me përgjimet. Paranoja e përgjimeve të kryeministrit është vënë në pah edhe pas ngjarjeve të 21 Janarit ku ai urdhëroi zbardhjen e tabulateve të disa gazetarëve të njohur në vend, por edhe në shumë e shumë raste të tjera.
Ky pasion i Berishës ndofta nuk është për tu marrë edhe aq seriozisht. Në thelb është pasioni dhe “dogma” e survejimit që i është konservuar në të pandërgjegjshme që në rininë e hershme kur ishte komunist i flaktë. Është adhurimi i metodologjisë komuniste të survejimit. I zhvendosur në vitin 2013 kur paisjet teknologjike janë nga më të larmishme, ky adhurim e ka bërë të duket si një fëmijë të gëzuar me disa lodra në dorë. Fundja le të “lozë me lodrat” edhe ca kohë, nuk bëhet qameti, aq më pak në një vend dhe në një shtet që nuk shquhet për sekrete dhe ku dekonspiruesit më të mëdhenj të çështjeve të rëndësishme kanë qenë gjithnjë zyrtarë të lartë. Ndaj dhe nuk do bënte keq kryeministri sikur edhe një çimkë ta vendoste në sallën e mbledhjes së qeverisë.
Pune plehrash
Shkerdhateri.
Kjo eshte presion psikologjik, nje periudhe kohe me ngeli çanta ne krahe, se njerez “dashamires” me thoshin tek veshi se me kontrollohej çanta çdo dite, nje tjeter me thoshte se mund te tekene vendosur nje çip ne çante—Metodat e ish sigurimit famekeq
Popull shqiptar! Berisha do t’i vjedhe zgjedhjet dhe askush nuk do ta ndale dot.Shqiperia eshte e mallkuar nga Zoti! Para zgjedhjeve ,
do te filloje gjuetia e shtrigave por ,sidomos pas zgjedhjeve do te perseritet 1997.Sala nuk e leshon pushtetin pa vrare dhe nja 4,000 shqiptare te tjere!