“Borchardt, dorëheqje ose non grata. Skandal, s’ka ndodhur kund”

redaktor

Zef Mazi diplomat i njohur për shumë vite Shef i Misionit (ambasador) i Shqipërisë në OSBE, në OKB, në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës flet në këtë intervistë për DITA mbi incidentin me z.Borchard, kryetar i Prezencës të OSBE-së në Shqipëri.

Z.Mazi ka shërbyer për disa vite në Sekretariatin e OSBE-së dhe për shtatët vitet e fundit ka shërbyer si Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

“Xhesti i Borchard-it nuk është parë dhe nuk është dëgjuar të ketë ndodhur në asnjë vend tjetër ku ka misione OSBE-ia në terren deri tani! Kjo është skandaloze” – thotë Mazi.

Më poshtë intervista e plotë botuar sot në Dita.

Me ambasadorin Mazi bisedoi zv.kryeredaktori i gazetës Dita, Erion Habilaj:

 

Kemi parë këto 24 orë revolta jo të vogla e mjaft shkrime ndaj një xhesti të Borchard-it, Kryetar i Prezencës të OSBE-së në Shqipëri, drejtuar njerëzve në protestë. Si veteran i KSBE/OSBE-së, çfarë komenti do kishe?

Më vjen mirë që i referoheni ashtu siç është emërimi i tij: Kryetar i Prezencës të OSBE-së në Shqipëri. Në një artikull tek ju para dy javësh kam sqaruar se OSBE-ia nuk emëron, pra nuk ka, ambasadorë në asnjë vend. Ajo nuk ka personalitet juridik, dhe emëron kryetar misioni ose prezence. Ai mund të ishte ambasadori i Gjermanisë nëse, për shembull, Gjermania vendos ta emërojë të tillë diku, por jo i OSBE-së.

Xhesti i Borchard-it nuk është parë dhe nuk është dëgjuar të ketë ndodhur në asnjë vend tjetër ku ka misione OSBE-ia në terren deri tani! Kjo është skandaloze! Ai duhet urgjent të përzihet nga vendi ynë si person “non-grata”, ose t’i kërkohet urgjent të japë dorëheqjen vetë, duke i caktuar edhe datën e qartë kufi për ta bërë këtë veprim. Ndërkohë, të informohet urgjentisht Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së për xhestin e turpshëm të tij dhe për vendimin pa ekuivok, pa asnjë droje, të Shqipërisë për ta larguar nga vendi ynë. Mund të bëhen presione nga ndonjë vend, por aspak nuk duhet qe vendi të përkulet para presioneve.

Kjo është rruga e vetme dhe më e mirë për të demonstruar se na paska mbetur një fije fare e hollë shteti, se ky shtet mbron interesat e qytetareve të tij dhe nuk lejon që të tallet dhe t’i fyeje ata një farë Borchard-i. Çdo vend normal do ta kishte bërë këtë gjë urgjentisht, do ta kishte “zhdukur”, si thotë populli, duke theksuar se ky përfaqësues i OSBE-së nuk është aspak i denjë dhe në gjendje, ai nuk mundet të vazhdojë më tej punën e tij në vendin tonë.

Tek ne duket qe nuk ka shtet si duhet, nuk ka shoqëri civile, as media, asgjë të kësaj natyre, që atë njeri ta bëjë zhele dhe njerëzit ta marrin me vezë e me bori derisa të largohet nga vendi, jo siç kemi bërë ne, duke pranuar zgjatjen e mandatit te tij.

Cili mendoni se duhet ta kryeje atë punë, që ta përzërë nga vendi Borchard-in?

Nuk duhet menduar shumë për këtë gjë, është e thjeshtë, praktikë e njohur ndërkombëtarisht. I ngarkuari me detyrën e ministrit të jashtëm duhet ta thërrasë dhe t’i komunikojë vendimin e Shqipërisë për ta shpallur person “non grata” e për t’i kërkuar të largohet urgjentisht nga vendi, ose për t’i kërkuar dorëheqjen deri në një datë të caktuar (10 ditë kohë), pas të cilës ai shpallet automatikisht person “non grata”.

Ky i ngarkuar me detyrën e ministrit të njoftojë direkt Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së si dhe, përmes ambasadorit në OSBE në Vjenë, t’ia komunikojë këtë vendim urgjentisht dhe me shkrim, përmes një Note Verbale.

E lejon kryeministri këtë gjë?

Vendi, shteti, nuk është as pronë dhe as çiflig i Kryeministrit. Ai është thjesht administrator i parave publike të taksa-paguesve. Kur nuk i administron ato mirë dhe siç pritet, ai nuk votohet më.

Kryeministri do i vendoste vetes një fytyrë të mirë nëse e mbështet menjëherë, pa ekuivok, këtë rrugë dhe këtë vendim të drejtë – Borchard-i duhet larguar urgjentisht nga vendi. Ai kështu ruan dinjitetin e vetes, të vendit dhe të popullit te tij. Kjo njollë e turpshme, e kësaj natyre, do na ngelet për kohë të gjatë nëse kjo rënie pikiate nuk ndalet tani urgjentisht.

Para disa ditësh lexuam një artikull rreth vizitës në Beograd të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së. Ai aty kishte lavdëruar Serbinë për kontributin në stabilitetin rajonal dhe kishte përgëzuar mbështetjen e Serbisë dhe qëndrimet konstruktive të saj për të ndihmuar që kryesia e radhës e Shqipërisë në vitin 2020 të jetë e suksesshme. Keni ndonjë koment?

E lexova edhe unë atë shkrim të shkurtër. Të kesh mik apo ta duash një vend dhe disa drejtues në një vend nuk ka asgjë të keqe. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE njihet gjerësisht për miqësitë dhe debulesat e tij në drejtim të atij vendi. Ai ka shërbyer, ka lidhje e njohje me një numër njerëzish atje. Bile ka zëra që edhe shefin e tij të kabinetit ai mund ta marrë nga ai vend!

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së është thjesht “Chief Administrative Officer” (Nëpunësi/Shef i Aspekteve Administrative), asgjë më tepër, përveç ndonjë rasti të veçantë kur ai ngarkohet të përçojë një çështje e veçantë politike nga Kryesia e Radhës. Kjo duhet ditur mirë.

Eshtë për të ardhur tepër keq dhe për t’u nervozuar sesi arrin të thotë këto fjalë një Sekretar i Përgjithshëm si ky i OSBE-së. Uroj që këto fjalë që po them t’ia përkthej dhe t’ia dërgojë në Vjenë Prezenca në Tiranë, siç bën ajo edhe për raste të tjera. Gjithkush e di se Serbia ka plot 10 vjet a me shumë që nuk po le gur pa lëvizur, kudo në botë, në çdo vend e institucion, për të penguar në mënyrë të organizuar gjithça për Kosovën dhe përreth Kosovës përfshirë, së pari, ecurinë e njohjeve ndërkombëtare të saj. Kjo bëhet në mënyre tepër të organizuar e të koordinuar nga qendra atje. Mos vallë kjo i duket Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE së i shërben stabilitetit të rajonit?!

Gjithashtu, mua nuk më rezulton deri tani aspak që Serbia të ketë dhënë ndonjë kontribut për të ndihmuar suksesin e kryesisë shqiptare në vitin 2020. Ndoshta vetëm ndonjë “internacionalistit” i yni mund ta kuptojë se na qënkësh kështu! Mua më del gjëkundi të jetë kështu, përkundrazi, zero ndihmë deri tani dhe vetëm pallavra boshe nga një anë dhe shkopa në rrota nga ana tjetër.

Cfarë duhet bërë në këtë rast, sipas jush?

Sipas meje, i ngarkuari me detyrën e ministrit duhet menjëherë t’i bëjë telefonatë e t’i shprehë shqetësimin e madh të vendit tonë për këto fjalë deklarime të Sekretarit të Përgjithshëm. Nga MPJ atij t’i dërgohet Note Verbale me gjithë shqetësimet tona, duke i theksuar se kërkojmë shpjegime zyrtare pse ka thënë kështu, ku i ka mbështetur dhe ku i mbështet ai ato deklarata, kush i ka thënë që është kështu si ka thënë ai, përse besonte ai se është kështu, etj.

Shqipëria nuk ka pasur asnjë ndihmë dhe, sa kuptoj unë, nuk pret një të tillë nga Serbia. Këtij Sekretari t’i kërkohet shpjegim zyrtar dhe të korrigjojë çfarë ka thënë, ose t’i tërheqë ato fjalë. Ambasadori në Vjenë, me porosi të titullarit të tij, t’i paraqesë Notë Verbale direkt në takim me të, ku t’i shprehë metë shkruar dhe me gojë gjithë shqetësimet e thella për këto deklarime.

Çdo shtet normal që mund të prekej në pika delikate të interesit jetik kombëtar, si këto në këtë rast, do të reagonte menjëherë, fort, në këtë mënyrë dhe nuk do ta lejonte aspak që të kalojë kjo gjë lehtësisht. Çdo veprim apo mëdyshje në këtë drejtim do të na zvogëlojë edhe më shumëse ç’jemi ndaj vetes tonë dhe në sytë e botës.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
33 Comments
  • Thjeshte, qarte, atdhetarisht. Te lumte, zoti Mazi, nje intelektual plot pervoje dhe gjithnje i paster ne syte e popullit per kompetencen dhe qartesine qe e ka karakterizuar ne mbrojtje te ligjeve e rregullave ne detyrat qe ka kryer.

  • Mire e ke ti o Zef, po shqiptareve u hyn gishti i politikes se shtetit lart e poshte, jane mesuar te jene zhele pa dinjitet

  • Mire e ka ky i OSBE-se se per cfare duhen ketu. Vetem per tna treguar gishtin jane keta ketu.Se per zgjidhje problemesh e ndihme e kane haruar qe tash 20 vjet. Duhet te largohet se gishtin nuk e ka treguar si qytetar i thjeshte e i lire por si perfaqsues.
    Si qytetar as ne fshatin e tij nuk e njohin jo me ketu.

  • Z.Mazi ka gjithe backgroundin dhe tagrin te flase qarte me ate pervoje te gjate qe ka. Tani te flase dhe qeveria, mos e mbaje me ate gishtin e Borchardit ne prapanice.

  • Kur njerezit me bisht dynden ne qytet

    ne menyre te PA Kontrolluar

    e te PA kulturuar

    prishin Rregulla dhe Ligje

    dhe na demostrojne si Kafshe para Autoriteteve

    duhen NDERSHKUAR me cdo Lloji Mjeti

    me qellim qe te marre Fryme

    Ligji e Kultura

    e Shteti me qytetaret e kultures moderne……

  • Po keta shpellar qe kane 30 vjet qe na kane futur gishtin e krahun,na bllokojne rruget,na vjedhin pronat,na hedhin molotov,cfare duhet tju bejme?
    Apo ti legallizojme dhe ti shperblejme kete na thua ti mzati i saliut te shpellave

  • Kujt ja nxorri gishtin Bochua? Atyre qe protestonin kunder qeverise se po u prish shtepite! Shume mire, po qeveria pse nuk del te solidarizohet me Bochon, ku do gjeje tjeter te huaj qe ti shaje protestuesit?

  • Mazi = ish ambasador i Shqiperise. C’eshte Shqiperia ne bote? = 50% e Athines, = 50% e Romes, = 1/6 e Moskes, = 1/7 e New Jorkut etj
    Dy pyetje per redaksine dhe per lexusit
    1. C’do te thote ambasador
    2. c’ do te thote deputet
    Kujdes ne pergjigje

  • Ka “histori” ai gishti i mesit (Stinkefinger”ne Gjermani dhe per Gjermanine.
    Le ta dredhe muhabetin Mero Baze si te doje me lesh deleje Tepelene, a te rrahe uje ne havane si ne berjen e gjalpit nga qumesht dhie, por nje gje te dine Borchardt dhe Co qe nga qendrimet e gjata gerxheve te korruptuara te Ballkanit, marrin ne fund huqet e ballkanasve.

    Nje histori e tille eshte futbollistin Steffan Effenberg qe i ngriti tifozeve gishtin e mesit dhe e dini se c`ndodhi me te?

    Mori nje gjobe te majme dhe futbolli i tij mori rruget per tatepjete.

    Po keshtu ka nje histori Janis Varufakis qe ne nje konference ne Kroaci a ku ta di une, nxorri gishtin e mesit si shpoti kunder politikave te Schäubles dhe Gjermanise.

    Rremoi media gjermane per te nxjerre ate foto duke ja perplasur ne fytyre ne nje intereviste direkte me te mirenjohurin Gunther Jauch duke i dhene nje goditje te forte Varufakis me ate foto sa shkoi ne doreheqje nga qeveria Tsipras.

    E nxorri njehere dhe Kryetari i SPD gjermane Sigmar Gabriel kunder neonzisteve, dhe me ate gjest filloi rrenimi i tij duke u bere tashme i “panjohur”.

    Si duket dhe Borchard e ndjen rrenimin e tij neper gerxhet dhe rrepirat e Ballkanit dhe ka filluar te dale nga shinat dhe me siguri nje fund e pret:

    Fundi i atyre qe permenda me lart.

    Por ka dhe nje denim financiar: 4000 € nese e tregon publikisht ne Gjermani!

    • Brokardi a si ia thone emrin ka te drejte te kerkoje nje demshperblim te majme per fyerje e kercenim! Apo kaq gje s ta pret mendja ty?

  • Nga i gjuani,keto fosile toksike,te sundimit te kuq,te ringjallura nga komunistet,apo pjellat e tyre,me maska demokratesh,te gjitha te rena si Saliu,tosi,edi.
    Eshte e vertete,qe ne cdo vend tjeter,ai gjest do te perbente nje skandal,por eshte shume domethenes dhe funksional ketu,kur i drejtohet,larove te ndyra,te saliut,bashes,metes,aty dhe rames,qe eshte hiq e mos e keput,sot mi neser zog.

  • Komente te politizuara ne ekstrem. Opozitaret kunder nje perfaqesuesi te huaj qe e shohin qartazi ne krah te qeverise. Socialistet qe e mbrojne pikerisht se e shohin si anetar te kabinetit qeverises.
    Perpos ketyre eshte nje zyrtar i huaj qe fyen protestuesit, qe kane a jo te drejte ne protesten e tyre, kjo nuk ka eshte puna e tij. Rendesi ka qe ky zyrtar duhet te ike tashme se nuk mjafton falja e tij pas pilafit. Boll me opinione politike, duhet larguar per shkelje normash morale te nje perfaqesuesi te huaj qofte pro a kunder qeverise kjo nuk ka rendesi fare.Kaq.

  • Komente te politizuara ne ekstrem. Opozitaret kunder nje perfaqesuesi te huaj qe e shohin qartazi ne krah te qeverise. Socialistet qe e mbrojne pikerisht se e shohin si anetar te kabinetit qeverises.
    Perpos ketyre eshte nje zyrtar i huaj qe fyen protestuesit, qe kane a jo te drejte ne protesten e tyre, kjo nuk eshte puna e tij. Rendesi ka qe ky zyrtar duhet te ike tashme se nuk mjafton falja e tij pas pilafit. Boll me opinione politike, duhet larguar per shkelje normash morale te nje perfaqesuesi te huaj qofte pro a kunder qeverise kjo nuk ka rendesi fare.Kaq.

  • Ai ju ka treguar gishtin e mesit politikaneve hajdud shqiptar e jo popullit e protestuesve. Z.ambasador i BE po lufton me mish e shpirt te instaloje demokracine dhe shtetin ligjor,por si ka mbetur gje tjeter vetem tu tregoje gishtin e mesem atyre.Kujt ti besoje ai ? Si ka mundesi qe nuk doli asnje ambasador i mir per politikanet tane qe jane ne opozite ketu e 30 vjet. E pate ilirin kur doli opinioni paraprak i venecias qe tha nuk e njoh kete gjykate. Sa ndryshuan qendrim tani e njeh? Kush e ka fajin z.Mazi per mbarevatjen e shtetit, Ne apo te huajt. Kaq fodulla i ben pokitikanet dhe shtetaret tane . Po te jene fodulla nuk e kishin çuar shqiperine ne kete kasaphane,por jane me keq…..

  • Z.Luxuri , nuk jane dy gjera te ndryshme , por vetem nje , ajo e barbareve te zbritur nga shpellat e Veriut , qe kane zaptuar pronen e tjetrit dhe bllokojne rrugen e jeten normale te qytetareve , kurse gjesti i ambasadorit te OSBE-se eshte derivat , qe rrjedh nga provokimi qe i beri turma e vandaleve , si metode pune primare e bajraktarit serb te Vicidolit ! Akti i tij , tregon fare qarte se , partneret tane nderkombetare jane lodhur tash e tre dekada me felliqesite serbe te Saliut , kupa eshte mbushur e po derdhet , ndaj e kane humbur durimin , si cdo qenie njerezore . Kerkesa e tyre e perseritur e me ngulm , per te ngritur sa me pare BKH dhe SPAK-un eshte kuptimploten . Ai gisht , i treguar prej tij , nuk iu drejtohet shqiptareve , por nje turme idjotesh tye manipuluar , qe nuk duan te njohin ligje e shtet , qe prej tre dekadash dhe e kane cuar vendin ne zgrip . Zef Mazi , duket se u kthye ne origjine , ashtu si Nikoll Lehsi e nje turme e tere Verioresh , qe rendin pas prijsit e kanunit mesjetar !

  • Per egersirat nuk eshte asgje ajo.Kur shef sjelljet e tyre qe nga njera ane kane uzurpuar ate vende ,tash pengojne komunikacionin,kerkojne demshperblime,ne vende se te denohen.Pra ku eshte problemi i gishtit mor diplomat i injorances

  • Thashe une, shqipcaret jane mesuar me gishtin e mesit te Nanos, Berishes, Bashes, Metes, Ahmetes, Ramutit, Gjiknurit…
    Kurvave te Rilindjes nuk u ben pershtypje se e paskan pale…ne mendjen e tyre, se gjesti qe beri ai tregon hapur percmim. Dhe ne syrin e nje te huaji shqiptari i percmuar eshte shqiptar, per ata njelloj jemi majtas apo djathtas.
    Zagaret e PDse e kane zet se eshte laro i blere nga Ramuti, keshtu qe ata do luajne me karten e fyerjes, nderkohe po ta kishin nga ana e tyre do ishin zgerdhire njelloj.
    Pune qelbesirash dmth
    Jo gishtin, por nje top me m..meritojme si popull.
    Te durosh kete farse te ndyre politike qe kemi ne, qe i ka ngjyer duart ne gjak, ka vjedhur, ka shkaterruar e po shkaterron gjithcka, gishti eshte fenomen i natyrshem. Ky te pakten e beri hapur ndersa Hollanda e Franca po na e bejne ne BE. Eshte ceshtje e tyre e brendshme.., jo e jona

  • Ata që sulmuan ambasadorin Bochard ,nuk jan protestues ,por jan vandal të shqipërisë në europë dhe botë ,mercenar të Sali Berishës ,L.Bashës dhe Iliri Metës ,u zuri rrugën e diellin Borchardi ?…

    Përse udhëheqësit dhe vandalët e PD-së ,e “kruajn”, dhe sulmojn vazhdimisht ambasadorët e huaj në shqipëri 1…?
    !?…

    Me këtë stratgji agresive ,ata sulmojn prestigjin e shqiprisë në botë .Aa ofendojn trupin diplomatik në shqipëri ,për të asgjesuar vlerat pozitive te shqiptarve NË BOTË ..

    Këtë sjellje urrejtje e ofendimi e sharje e ka bë Saliu dhe Luli kundër Vllahutin apo ambasadorit amerikan z.LU ,kohët e fundit me falangat e shtypit ,televizioneve dhe opinjonidstve sharlatan .Me ndihmën e ndërkombëtarve shipëria ka ecur përpara ,dhe populli ja di përnderë ,se për këta PD-ista dhe LSI-sta ,shqiprinë e kishin quar përsëri në një luftë shkatërruese ,përsëri tani në v. 2019,njëlloi si në grushtin e shtetit të v.1997-98

    Kulmi i armiqësisë ka arritur kur Sali Berisha i dha urdhër badigardit tij Izet Haxhisë në V.1997 të qëllonte me predha Kundra tank Ambasadën Amerikane në Tiranë .

    Na ruajt zoti nga këta hajdut e kriminel ,zaptues pronash e tokash tash 30 vjet rrupallë .

    Farës shëmtuar të F.Balliut dhe L.Bashës dhe mercenarve të tyre ,falanga të krimit ,ata që kan bllokuar rrugët ambasadori Borchad ,jo tu ngrinte gishtin ,por të ju tregonte pranagat dhe karin këtyre zuzarve që dogjën e vodhën shqipërinë,për 30 vjet rresht me Sali Berishën në krye,dhe asnjë nuk ka dhënë llogari para ligjit..

    Aty nuk është popull i ndershëm që sulmojn ambasadorët e haj dhe ambasadën amerikane në shqipëri ,por mercenarët politik të Satrapit Sali Berishës ,L.Bashës ,Munika K ,dhe Ilir Floririt.

    Pa neutralizuar këtë bandë mafiozësh nuk ka shqipëri të lirë demokratike dhe shtet ligjorë , por presim vetëm bllokim rrugësh .vjedhje ,vrasje ,shqipëria rrumpall edhe 30 vjet të tjera.

  • Ata që sulmuan ambasadorin Bochard ,nuk jan protestues ,por jan vandal të shqipërisë në europë dhe botë ,mercenar të Sali Berishës ,L.Bashës dhe Iliri Metës ,u zuri rrugën e diellin Borchardi ?…

    Përse udhëheqësit dhe vandalët e PD-së ,e “kruajn”, dhe sulmojn vazhdimisht ambasadorët e huaj në shqipëri 1…?
    !?…

    Me këtë stratgji agresive ,ata sulmojn prestigjin e shqiprisë në botë .Aa ofendojn trupin diplomatik në shqipëri ,për të asgjesuar vlerat pozitive te shqiptarve NË BOTË ..

    Këtë sjellje urrejtje e ofendimi e sharje e ka bë Saliu dhe Luli kundër Vllahutin apo ambasadorit amerikan z.LU ,kohët e fundit me falangat e shtypit ,televizioneve dhe opinjonidstve sharlatan .

    Me ndihmën e ndërkombëtarve shipëria ka ecur përpara ,dhe populli ja di përnderë ,se për këta PD-ista dhe LSI-sta ,shqiprinë e kishin quar përsëri në një luftë shkatërruese ,përsëri tani në v. 2019,njëlloi si në grushtin e shtetit të v.1997-98,faleminderit AMERIKË !

    Kulmi i armiqësisë ka arritur kur Sali Berisha i dha urdhër badigardit tij Izet Haxhisë në V.1997 të qëllonte me predha Kundra tank Ambasadën Amerikane në Tiranë .

    Na ruajt zoti nga këta hajdut e kriminel ,zaptues pronash e tokash tash 30 vjet rrupallë .

    Farës shëmtuar të F.Balliut dhe L.Bashës dhe mercenarve të tyre ,falanga të krimit ,ata që kan bllokuar rrugët ambasadori Borchad ,jo tu ngrinte gishtin ,por të ju tregonte pranagat dhe karin këtyre zuzarve që dogjën e vodhën shqipërinë,për 30 vjet rresht me Sali Berishën në krye,dhe asnjë nuk ka dhënë llogari para ligjit..

    Aty nuk është popull i ndershëm që sulmojn ambasadorët e haj dhe ambasadën amerikane në shqipëri ,por mercenarët politik të Satrapit Sali Berishës ,L.Bashës ,Munika K ,dhe Ilir Floririt.

    Pa neutralizuar këtë bandë mafiozësh nuk ka shqipëri të lirë demokratike dhe shtet ligjorë , por presim vetëm bllokim rrugësh .vjedhje ,vrasje ,shqipëria rrumpall edhe 30 vjet të tjera.

  • Ata që sulmuan ambasadorin Bochard ,nuk jan protestues ,por jan vandal të shqipërisë në europë dhe botë ,mercenar të Sali Berishës ,L.Bashës dhe Iliri Metës ,u zuri rrugën e diellin Borchardi ?…

    Përse udhëheqësit dhe vandalët e PD-së ,e “kruajn”, dhe sulmojn vazhdimisht ambasadorët e huaj në shqipëri 1…?
    !?…

    Me këtë stratgji agresive ,ata sulmojn prestigjin e shqiprisë në botë .Aa ofendojn trupin diplomatik në shqipëri ,për të asgjesuar vlerat pozitive te shqiptarve NË BOTË ..

    Këtë sjellje urrejtje e ofendimi e sharje e ka bë Saliu dhe Luli kundër Vllahutin apo ambasadorit amerikan z.LU ,kohët e fundit me falangat e shtypit ,televizioneve dhe opinjonidstve sharlatan .

    Me ndihmën e ndërkombëtarve shipëria ka ecur përpara ,dhe populli ja di përnderë ,se për këta PD-ista dhe LSI-sta ,shqiprinë e kishin quar përsëri në një luftë shkatërruese ,përsëri tani në v. 2019,njëlloi si në grushtin e shtetit të v.1997-98,faleminderit AMERIKË !

    Kulmi i armiqësisë ka arritur kur Sali Berisha i dha urdhër badigardit tij Izet Haxhisë në V.1997 të qëllonte me predha Kundra tank Ambasadën Amerikane në Tiranë .

    Na ruajt zoti nga këta hajdut e kriminel ,zaptues pronash e tokash tash 30 vjet rrupallë .

    Farës shëmtuar të F.Balliut dhe L.Bashës dhe mercenarve të tyre ,falanga të krimit ,ata që kan bllokuar rrugët ambasadori Borchad ,jo tu ngrinte gishtin ,por të ju tregonte pranagat dhe karin këtyre zuzarve që dogjën e vodhën shqipërinë,për 30 vjet rresht me Sali Berishën në krye,dhe asnjë nuk ka dhënë llogari para ligjit..

    Aty nuk është popull i ndershëm që sulmojn ambasadorët e haj dhe ambasadën amerikane në shqipëri (Ka tradit shqiptari në shpi të vet , miqët i ka respektuar vazhdimisht nuk i ka ofenduar ) ,por çfar ndodhë me mercenarët politik të Satrapit Sali Berishës ,L.Bashës ,Munika K ,dhe Ilir Floririt ,ata për të ruajtur karriken e pasurin të paprekëshmërin sulmojnë ambasadorët e huaj ,njëlloi si hajduti e tradhëtari Esat Pasha ,Vilhem Vidin që kërkonte të bënte shqipërinë shtet ligjor në botë.

    Pa neutralizuar këtë bandë mafiozësh nuk ka shqipëri të lirë demokratike dhe shtet ligjorë , por presim vetëm bllokim rrugësh .vjedhje ,vrasje ,shqipëria rrumpall edhe 30 vjet të tjera.

  • Lesh! Lesh!
    Sali kërma ka 30 vjet që vjeth, vret, djeg Shqipërinë, torturon e zhduk kufoma që as sot nuk e di kush ku janë kockat e Remzi Hoxhës dhe mbretëron i qetë dhe i paprekshëm me shushunjat që ka pjellë mes luksit, dhe ne rrimë si shkërdhata me bisht në shalë, por bëheni grifsha me një xhest idjot të një ambasadori.
    Po të ishim kaq parimore dhe të qytetëruar, që nuk durojnë dot padrejtësitë, nuk do përfaqësoheshim nga kërma të dekompozuar si Sali bagla, që e kemi ballsamosur.

    • Ore loke, meqe jemi ketu ne forum, a nuk vetedeklarohemi te gjithe minorikare greke?
      Po na e jep kete mundesi Ramuti. Shpallim Vorio Epirin dhe mbase na e heqin gishtin nga b..a

  • Vetem krishti kthente faqen tjeter,jo Ambasadori,se eshte gjerman.20-2000 laro,rrugace,pushtues trojesh,shajne,bertasin,provokojne ambasadorin,mos duhej t`i falenderonte?
    Po te kishte shtet,duhej ti arrestonte provokatoret.

  • O Maziiiii!Te kujtohet toger Baba,o Mazi?Ai jua futi gishtin, doren kollodokun,ju malokeve dhe gek nuk bete,,,Nuk u fyet fare.
    Do besh mbledhje kolektivi per ambasadorin?Po provo shkarkoje ti diplomati malok.

  • Demo, se fo shkarkohet s’ka dyshim. Po evropa e bene me marifet jo si ne! Do ta shihni tash ambasador ne ndonje vend exotike … ku tregimi i gishtit eshte shenj mikprites se ky aferat e tij vetem sa filluam me dale: jo kot shkojne shqipet edhe i shkruajne ne dere shame on you! Edhe jo per arsye politike siç mundohen disa me na bind .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *