Skandalet e BSH-së në një dosje: Me vjedhjen do hetohen dhe qeratë e blerja e “Dajtit”

redaktor

Grupi special hetimor i ngritur nga Prokuroria e Tiranës për skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve nga Banka e Shqipërisë, do t’i bashkojë kësaj dosje edhe hetimet që po kryhen për tenderin e blerjes nga qeveria të hotel “Dajtit”, rikonstruksioni i godinës qëndrore të Bankës së Shqipërisë, si dhe qeratë miliona euroshe, që banka paguan tek privatet, për ambjente.

Burime nga grupi hetimor kanë sqaruar për Ora News se të gjitha dosjet e mësipërme, do të bashkohen në një fashikull hetimor, pasi janë të lidhura me njera-tjetrën. Personi kyç për të gjitha këto hetime do jetë ish-guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, i cili ndodhet në arrest shtëpie, pasi Gjykata e Apelit vendosi të zbusë masën e arrestit.

Mësohet se në sitën e prokurororit të çështjes, Ramadan Troci dhe oficerëve të tij, që po hetojnë çështjen, do të kalojë shitja e hotel “Dajtit” për 30 milion euro, nga qeveria tek Banka e Shqipërisë.

Do të hetohet mënyra e shitjes me prokurorim të drejtpërdrejtë dhe shuma e cila u pagua nga Banka Qëndrore.

Dosjes do t’i shtohet dhe hetimi i nisur për rikonstruksionin e godinës qëndrore të bankës, ku janë shkelur afatet e përfundimit të punimeve me 2 vjet.

Përveç kësaj, banka nuk ka bërë asnjëherë të ditur shifrën e cila është përdorur për të kryer punimet, gjë e cila cënon trasparencën në punime të tilla publike.

Hetim ka nisur edhe për qeratë që banka paguan tek privatët, për ambjentet me qera.

Burime të Ora News shprehen se, për një ambjent të marrë me qera në “Rrugën e “Dibrës” në Tiranë, Banka Qëndrore paguan 526 500 euro në muaj.

Të njëtat burime saktësuan se një metër katrorë të këtij ambjenti, banka e paguan 135 euro në muaj, ambjent i cili ka një sipërfaqe prej 3900 metrash, në total.

Në një vit Banka Qëdrore paguante rreth 6 milion e 300 mijë euro, tek pronarët e këtij kompleksi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *