Skandalet e fundit që kanë përfshirë politikën italiane, duket se kanë bashkuar partitë politike kundër përdorimit të telefonatave në proceset gjyqësore, ku këto të fundit nuk janë të konsideruara si prova. Rasti më i fundit është i ish-kryeministrit D’Alema, që duket se ka përfituar shuma të mëdha parash nga biznese dhe dhurata të shtrenjta.
Skema është e njëjtë. Janë biznesmenët dhe politikanët që vërtiten gjithë kohës rreth tenderave publikë. Nga hetimet paraprake rezulton se Fondacioni i D’Alemes “Italiani Europei” ka marrë rregullisht transferta bankare nga 20 mijë euro nga kooperativa “CPL Concordia”. Gjithashtu duket se kjo kooperative ka blerë edhe 2000 shishe verë të prodhuara nga firma e bashkëshortes se D’Alemes. Biznesmenëve i interesonte afrimi me “Lider Maximo” për të pasur më shumë influence në tendera publike.
Në të njëjtën hetim është përfshirë edhe kryetari i Bashkise së Ishchias, që është arrestuar tashmë. Kryetari i Bashkisë kërkonte mbështetjen e ambasadorit tonë në Romë, Neritan Ceka, që të ndihmonte në fushatën zgjedhore duke influencuar dhe drejtuar votën e gati 30 mijë shqiptarëve, drejt kandidatit të majtë. Prokuroria dyshon se komuniteti shqiptar i ka dhënë gati 10 mijë vota kandidatit të majtë për zgjedhjet evropiane. Po sipas burimeve të prokurorisë, nga 82 mijë vota që kandidati ka marrë, 10 mijë janë të komunitetit shqiptar. Duket se në këtë rast kemi pasur një finalizim të shkëmbimit të votave. Për momentin, Neritan Ceka nuk rezulton i hetuar nga autoritetet italiane.
Përgjimet telefonike janë një instrument i pazëvendësueshëm për hetimet kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Kërkesa e partive politike në limitimin e tyre, do ta bënte akoma më të vështirë kapjen dhe parandalimin e korrupsionit të finalizuar në shkëmbim votash.
Sipas Prokurorit dhe Drejtorit të Agjencisë Antikorrupsion të Italisë, Raffaele Cantone, përgjimet telefonike edhe kur nuk janë të vlefshme si prova kundër të akuzuarve, shërbejnë për të vërtetuar kontaktet dhe raportet midis individëve, që nuk mund të mohohen në sallën e gjyqit. /Dita

Lerini more denglat e anonimeve por kerkoni ndjese per abuzimin me fjalen e lire dhe pergojimin e personalitetit me kontribute shteterore , kulturore mbarekombetare Prof. Neritan Ceka.
ME SIGURI DUKE FILLUAR ME NGJARJET E 2 PRILL-it 1991 …
CILI ESHTE ROLI I z. NERITAN CEKA
NE PERGATITJEN E SKENARIT,
I CILI U REALIZUA TERESISHT,
NE NGJARJET E 2 PRILLIT 1991 ?
Neritani ka imunitet dhe nuk mund te hetohet.
Neritani delenxhi ka qene qe ne kohe dhe besoj se ku del llafi nuk del kot por ka dicka.
Petrol mos I vere duart ne zjare se do te dogjen per Ceken
ceka …maskara burre
Opa. edhe nje tjeter armik klase u zbulua!!??
10 mijë vota shqiptarësh që ndikojnë në politikën (lokale) Italiane! Hajde, shqipe, hajde!
Të nderuar drejtues të gazetës ”Dita”. Lexova shkrimin me autor anonim të titulluar: ”Skandalet italiane dhe implikimi i Neritan Cekës” ku ndaj zotit Ambasador të Shqipërisë ne Itali shkruhet: ”Në të njëjtën hetim është përfshirë edhe kryetari i Bashkise së Ishchias, që është arrestuar tashmë. Kryetari i Bashkisë kërkonte mbështetjen e ambasadorit tonë në Romë, Neritan Ceka, që të ndihmonte në fushatën zgjedhore duke influencuar dhe drejtuar votën e gati 30 mijë shqiptarëve, drejt kandidatit të majtë. Prokuroria dyshon se komuniteti shqiptar i ka dhënë gati 10 mijë vota kandidatit të majtë për zgjedhjet evropiane. Po sipas burimeve të prokurorisë, nga 82 mijë vota që kandidati ka marrë, 10 mijë janë të komunitetit shqiptar. Duket se në këtë rast kemi pasur një finalizim të shkëmbimit të votave. Për momentin, Neritan Ceka nuk rezulton i hetuar nga autoritetet italiane.” Në këtë citim thuhet se Kryetari i Bashkisë së Ishchias ”kërkonte mbështetjen e ambasadorit tonë në Romë, Neritan Ceka”,… ”Prokuroria dyshon se komuniteti shqiptar i ka dhënë gati 10 mijë vota kandidatit të majtë”, …”Për momentin, Neritan Ceka nuk rezulton i hetuar nga autoritetet italiane.” Nga sa shkruhet në gazetë dhe gjykohet nga mendjet normale lënda nuk justifikon aspak titullin bombastik të ashtuquajtur ”implikimin e i Neritan Cekës në skandalet italiane”. Kjo përbaltje publike që i bëhet ambasadorit shqiptar në Itali, pa asnjë bazë ligjore e logjike, nuk i bën nder as imazhit te gazetes ”Dita”, as profesionalizmit te stafit te saj dhe as shtypit te lire demokratik shqiptar ne pergjithësi. Por në kuadrin e një fushate dënglash e trillimesh disaditore me motive te qarta do ta quaja turp mediatik ndaj shtetit, kombit dhe personaliteteve te shquara shqiptare.
RREGULLAT E SHKRUARA E TE PASHKRUARA
TE DIPLOMACISE NDERKOMBETARE,
NUK E LEJOJNE KATEGORIKISHT
JO VETEM PER ETIKE E SERIOZITET TE ROLIT QE KE
POR AS EDHE PER SHAKA KALIMTARE
PERFSHIRJEN E NJE DIPLOMATI, DIREKT APO NE SFOND,
AQ ME KEQ TE NJE AMBASADORI DHE GRUAS SE TIJ
NE BISEDA PER APO ME VOTA DHE ZGJEDHES .
NDAJ ME SE PAKU,
CIFTI CEKA KA SHKELUR RENDE ETIKEN PROFESIONALE,
BESUESHMERINE DHE SERIOZITETIN
PER ROLIN PERFAQESUES QE IU ESHTE BESUAR
NGA SHTETI SHQIPTAR
SI DHE NGA SHTETI ITALIAN (ANTAR I G7-es DHE I BE-se)
N.Q.S. CIFTI CEKA NUK ESHTE NE GJENDJE
NUK ESHTE NE GJENDJE TE VERTETOJE
FAKTIN E THJESHTE
SE NUK ESHTE BERE AJO BISEDE
NE TAVOLINE GJATE ASAJ DREKE
DHE ME LIDHJE TELEFONIKE,
ESHTE MIRE TE JAPE VETE DOREHEQJEN,
PA SHKUAR PUNA TE BEHET EDHE OBJEKT HETIMI,
APO ME KEQ TE HAPET PROCES NDAJ TYRE !
NJE GAZETE APO NJE GAZETAR ITALAN,
N.Q.S. BOTOJNE NJE FAKT TE PAVERTETE
PIKESEPARI IU HIQET E DREJTA E PROFESIONIT
DHE PERJASHTOHEN NGA URDHERI I GAZETAREVE,
PASTAJ PERGJIGJEN NE PROCES CIVIL OSE PENAL
SIPAS RASTIT KONKRET.
N.Q.S. FAKTET E BOTUARA
NUK JANE ASPAK TE VERTETA,
PERSE CIFTI CEKA NUK I KONTESTON
QE NE RRENJE ?!
KESHTU DO TE SHPETONIN NDERIN E TYRE
PERSONAL, PROFESIONAL, FAMILJAR, FAREFISNOR E PSE JO EDHE
ATE TE SHTETIT SHQIPTAR .
Lajme nga Ambasada Shqiptare ne Itali. http://www.ambasadat.gov.al/italy/ Pergenjeshtrim i lajmeve spekulative http://www.ambasadat.gov.al/italy/sq/rettifica-articoli-su-alcuni-quotidiani Rettifica articoli su alcuni quotidianiFacendo riferimento agli articoli in merito ad un eventuale coinvolgimento dell’Ambasciatore dell’Albania in Italia, S.E. Neritan Ceka, con l’ex-Sindaco di Ischia, Signor Giosi Ferrandino, S.E. Neritan Ceka ci tiene a precisare quanto segue:
“In qualità di Ambasciatore della Repubblica di Albania in Italia non ho mai incontrato l’ex Sindaco di Ischia, Signor Giosi Ferrandino, e smentisco di aver parlato con lui di possibili voti degli albanesi. Non ho mai avuto alcun beneficio o favore dal Sindaco Ferrandino. Non c’è stato nessun seguito alla telefonata riportata dall’articolo.
Confermo di avere avuto rapporti con la Cpl Concordia e con la persona di Francesco Simone quale sua rappresentante, la quale negli ultimi anni ha espresso interesse di investire in Albania”.
L’Ambasciatore Ceka ha chiesto di rettificare questi articoli che danneggiano soprattutto il nome degli albanesi in Italia i quali sicuramente votano esprimendo in piena libertà la loro preferenza ed esercitando il loro diritto di cittadini europei nonché il nome dell’Ambasciatore Neritan Ceka che ha soltanto riportato il grande numero degli albanesi in Italia.
T’IU KERKOSH GAZETAVE TE RETIFIKOJNE
BOTIMIN E PERGJIMEVE ZYRTARE PER SUBJEKTE
NEN HETIM APO TE INKRIMINUAR,
KU RASTESISHT APO JO DEL BISEDA KONKRETE
DHE ME SHIFRA E CIFTIT CEKA PER VOTAT,
SIC BEN NE MENYRE DJALLEZORE
z. NERITAN CEKA NE DEKLARATAT E TIJ
ZYRTARE, DUKE U FSHEHUR DHE ABUZUAR
EDHE NJEHERE TJETER ME AUTORITETIN
QE I JEP TE QENIT AMBASADOR I R.SH.
ESHTE THJESHTE ABSURDE DHE GROTESKE
NE RRAFSHIN JURIDIK, SHTETEROR DHE DIPLOMATIK.
PSE NUK BEN PADI PER GAZETAT ?
PSE NUK BEN PADI PER ORGANET E HETIMIT ?
A I KA SQARUAR DERI TANI CIFTI CEKA ORGANET
SHTETERORE TE SHTETIT SHQIPAR NE LIDHJE
ME VETE PERGJIMET ( pra bisedat e bera … qofte
edhe per shaka ) ?
A KA KERKUAR LEJE DHE A KA MARRE AUTORIZIM
NGA ORGANET SHTETORE SHQIPTARE PER DEKLARATAT DHE KERKESAT ( LUTJET ! ) E TIJ
LIDHUR ME KETE CESHTJE,
DREJTUAR SHTYPIT ITALIAN DHE ATIJ SHQIPTAR
E ME KEQ PER T’I PUBLIKUAR KETO NE FAQET
ZYRTARE TE AMBASADES ?
A KA NDERMARRE VEPRIME DHE SQARIME TE
TJERA TE AUTORIZUARA APO TE PA AUTORIZUARA
DERI TANI ?
Kuptohet qe deklarata i eshte bere mediave perkatese qe kane trilluar, kane perifrazuar dhe konkluduar shtrember permbajtjen e rekordeve te pergjimit, pra duke iu permbajtur ngjarjeve dhe citimit te regjistrimit. Titujt e gazetave perkunder provave faktike jane vertet skandaloze dhe perbejne akte kriminale kunder personalitetit te ambasadorit, te shtetit shqiptar dhe bashkekombasve kudo ne bote. Une uroj qe te hapet nje çeshtje penale-civile ku ligjerisht te vendoset drejtesia.
Z. CEKA NUK E KA MOHUAR ASGJEKUNDI
– DREKEN,
– FRAGMENTIN E BISEDES GJATE SAJ SI EDHE NE LIDHJE TELEFONIKE,
– POR RRESHQET DUKE THENE SE AJO
TELEFONATE NUK KA PATUR VAZHDIM…, TAKIM, ETJ. ETJ., …
KU ESHTE TRILLIMI KETU I MEDIAVE ?!
(SE DO TE RREZIKONI VERTETE NDONJE
PROCEDURE JURIDIKE EKZEMPLARE BASHKE ME CIFTIN CEKA NGA ANA E GAZETAVE APO ME KEQ E ORGANEVE HETIMORE E GJYQESORE ITALIANE …)
Ceka i mbiquajtur nga femrat si fuçi qe frekuentonte: bilbilush-vogli, eshte nje paljaço qe ka kerkuar para per te emeruar konsujt e nderit ne Itali, nishanlliu i teto Odetkes ta shkarkoje sa me pare.
Te nderuar kolege gazetare, Staf i botimit dhe propagandimit te gazetes ”Dita”- Publikime Shqiptare
Kryeredaktor: Adrian Thano; Zv.Kryeredaktor për Online: Erion Habilaj
Kolegjiumi i Redaksisë: Viktor Malaj, Bedri Islami, Mira Kazhani, Koloreto Cukali
Si qytetar qe kontribuon dhe deshiron etike e profesionizem ne shtypin demokratik shqiptar
me keqardhje verej se po lejohen disa ”anonime” ”asnjanes” te publikojne komente te turpshme kundrejt personalitetit te nje ambasadorit te shtetit shqiptar. Kujt i shërbejnë këto palaçollëqe skandaloze anonimësh qe lejoni te publikohen ne gazeten tuaj ?!
KETIJ ZOTERISE,
EDHE I HA …, EDHE I DJEG … .
NE MOS QOFSHIN VETE CIFTI CEKA,
KA SHUME GJASA NGA EMRI E MBIEMRI
TE JETE NE ‘DINASTY’ ME TA … .
Kujt i duhet me tani ky pensionist, trafikant votash, ngatrestar i komisionit “te veshit”, miku i lekut dhe i bizneseve te flliqura.
Ne shtepi e ka pak dhe te vihet nje diplomat dinjitoz qe me Italine mardheiet te ecin edhe me perpara.
Figura tashme te djegura.
Per te ditur me mire lexuesi i gazetes Dita dhe populli shqiptar kontributin e madh te ambasadorit Neritan Ceka, mjafton te shtype linkun: http://www.ambasadat.gov.al/italy/ Atje shihet edhe aktiviteti i fundit i tij: ”Ambasadori Neritan Ceka mori pjesë në takimin “Miqësia midis dy popujve: Italia dhe Shqipëria”. Ndersa se kush eshte personaliteti me vlera te gjithanshme Prof. Neritan Ceka po publikojme nje pjese te cv se tij me te cilin do te mburrej cdo vend i qyteteruar.
Neritan Ceka ka lindur më 11 shkurt 1941 në Tiranë,në një familje patriote. Gjyshi Hysen Ceka ka studiuar drejtësi në Stamboll dhe ka marrë pjesë në rrethin e Naim Frashërit,i cila ka kontribuar në hapjen e shkollave shqipe në zonën e Shpatit dhe në hapjen e shkollës së parë shqipe të Elbasanit. I ati Prof.Hasan Ceka ka studiuar arkeologji në Viene dhe konsiderohet babai themelues i arkeologjisë moderne shqiptare.
1958 – Diplomohet në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë.
1958-1962 – Ka studiuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku edhe u diplomua per arkeologji.
1962-1967 – Punon si asistent profesor në Universitetin e Tiranës dhe si mesues në qytete të ndryshme.
1967-1979 – Punon si arkeolog në Museun e Elbasanit dhe në Muzeun e Monumenteve në Fier.
1978-1985 – Punon si arkeolog në Qendren Ndërkombëtare të Studimeve Arkeologjike në Tiranë dhe në qytetin antik të Apollonisë.
1985-1990 – Ka drejtuar sektorin e lashtësisë të Studimeve Arkeologjike.
1990-1993 – Drejton Istitutin e Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave.
1994 – Largohet nga Istituti i Arkeologjisë dhe i dedikohet veprimtarive politike.
Gjatë këtyre viteve vijon gjithashtu me mësimdhënien si pedagog pranë Fakultetit Histori-Filologji dhe me udheheqjen e tezave për master dhe doktor shkencash pranë Qendres së Studimeve Albanologjike ne Tirane.
Aktiviteti Politik
Ka marrë pjesë aktive në lëvizjen e dhjetorit për përmbysjen e diktaturës dhe në krijimin e Partisë Demokratike në dhjetor 1990. Në shkurt 1991 u zgjodh anëtar i Kryesisë së PD-së dhe në shtator 1991 nënkryetar i PD-së.
Ne zgjedhjet e 31 marsit 1991 u zgjodh deputet i qytetit të Elbasanit dhe kryesoi grupin parlamentar të Partise Demokratike në parlamentin e parë pluralist.
Ishte bashkethemelues i partisë ‘’Aleanca Demokrate’’ që nga nentori i vitit 1992,si dhe deputet i saj ne tre mandate(1997-2009).
1997-1998 – Ministër i Brendshëm
1998-2005 – Kryetar i Komisionit Parlamentar për Rendin dhe SHIK-un.
2008-2009 – Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
2009-2011 – Këshilltar për kulturën pranë Kryeministrit.
Është anëtar i Institutit Arkeologjik Gjerman që prej vitit 1985 dhe i Kalldeëay Gesellschaft që prej 1987.
Është dekoruar me “Urdherin e Punës kl. 2” më 1985 dhe “Mjeshtër i Madh I Punes” me 2001.
Është i martuar me tre fëmijë.
Zotëron gjuhët anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht,r usisht.
Libra mbi arkeologjinë
– Apollonia e Ilirisë, Tiranë 1981.
– Qyteti Ilir në Selcën e poshtme,Tiranë 1985.
– Schatze aus dem land der Skipetaren, (bashkëpunim me F. Prendi, S.Anamali), Mainz, 1987.
– Arkeologjia: Greqia,Roma,Iliria (bashkëpunim me M.Korkutin), Tiranë 1994,1999.
– Inscriptions d’Apollonie d’Illyrie (bashkepunim me P.Cabanes), Paris 1997.
– Ilirët, Tiranë 2001.
– Butroti, Tiranë 2001.
– Apollonia, Tirane 2003.
– Bylis, Tiranë 2005 (Bashkëpunim me S.Mucaj).
– Udhëtim me kështjellat Ilire, Tiranë 2006.
– The Illyrians to the Albanias, Tiranë 2006.
– Carte archeologique d’Albanie (bashkepunim me P.Cabanes,M.Korkuti,A.Bace),Tirane 2007.
– Antigoneia,Tirane 2008.
– Archaeological treasures from Albania, Tiranë 2011.
– The Illyrians to the Albanias, Ripunim, Tiranë 2015. Mbi njëqind artkuj në revisten ‘’Iliria’’,’’Monumentet’’.
– Revista e permbledhje artikujsh e Konferenca Shkencore.
Prof.Ceka eshte nje nder i shkences shqiptare.Llumi proletariatit,funderrinat e burgaxhijve te PD Sali Vucidolit, ju versul ketij shkencetari,qe deklaroi publikisht ne 1991 mospajtimin me rrumpallen anarkiste te malokut arrivist, qe shkaterroi qeverine e stabilitetit,pse donte pushtet me cdo kusht.NQS,eshte ambasador,eshte nje perfaqesues i denje per kapacitetin qe ka.Mua me habit fakti qe 30 mije shqiptare ne Itali degjojne fjalen e z.Ceka,se ketu ne Shqiperi shqiptaret votojne hajdutet,kriminelet,mashtruesit.
PIKERISHT,
SI SHPJEGOHET QE NGA PERGJIMET ZYRTARE
NDAJ BASHKEBISEDUESVE TE TIJ NEN HETIM,
CIFTI CEKA LUAN PING-PONG SHIFRASH
PER VOTAT E SHQIPTARVE ME SHTETESI ITALIANE ?!
EDHE PER SHAKA KALIMTARE TE KENE BERE,
ESHTE SHKELJE ETIKE
DHE E BESUESHMERISE
QE IU KANE DHENE
TE DY SHTETET, AI SHQIPTAR DHE AI ITALIAN !
….shtijce ne CV e Prof. Neritan Ceka…….ne muajin mars te vitit 1997, organizoi vjedhjen e mebtjeve arkeologjike, ne muzeun e Dursit, mbetje te certifikuara nga komisione nderkombetare, ne favor te megalidhese greke. Ne ate pavjon, teper sekret rueshin edhe ato romake dhe helene te cilat nuk u preken………keto te dhena jane botur disa here ne gazeta te ndryshme. Jane te dhena te sherbimeve sekrete…….
Dhe ne fund Neritani me aq merita edhe me trashegimi nga i jati ,nuk u ngop mori persiper te beje edhe pune te tjera qe smund ti bente dot qe une do i quaj me termin Salilleqe(per nder te mesuesit te tij te hershem),duki i hipur gomarit mbrapsh se i hyri vedi ne qef,,,,,,,,e beri si lopa qe e mbushi koven plot ,,,,e pastaj i vuri shqelmin..Mos u lodhni ta mbroni Ceken ,i heqim kapelen si arkeolog,,,,,,,e tja mbathe sa me shpejt nga Italia se na turperoj.Lojerat e palo presidentit apo manekinit te Saliut gjithnje kane dale huq.Ne ato pune duhen diplomate,jo varrmihesa,diletante se eshte Itali e keto qe bejne shqipot sot ata i kane lene pas prej nje shekulli
Lajme nga Ambasada Shqiptare ne Itali. http://www.ambasadat.gov.al/italy/ Ambasadori Neritan Ceka në takimin “Miqësia midis dy popujve: Italia dhe Shqipëria” Ambasadori Neritan Ceka ishte i ftuar në Brindisi në takimin “Miqësia midis dy popujve: Italia dhe Shqipëria”, organizuar nga këshilli i provincës në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Leoni di Messapia”.
Për të ndjekur këtë veprimtari që u zhvillua në sallën prestigjioze të ceremonive të Provincës së Barit, kishin ardhur intelektualë të njohur të qytetit, përfaqësues të komunitetit shqiptar, si dhe drejtues të provincës.
Takimi u përshëndet nga kryetari i Këshillit të Provincës, dott. Luciano Laiacono, që vuri në dukje lidhjet tradicionale midis Shqipërisë dhe Brindizit. “Komuniteti shqiptar-tha ai-përfaqësohet në provincën e Brindizit nga rreth 14000 persona, që janë një model i integrimit, i vlerësimit të familjes dhe i edukimit të brezit të ri me dashurinë për atdheun e prindërve dhe përkushtimin për Italinë e tyre”. Në emër të organizatorëve foli pianistja e njohur shqiptare, Aksinja Xhoja, që i njohu pjesëmarrësit me jetën dhe kontributin teatral të aktorit të famshëm shqiptar me origjinë brindizine, Nikolin Xhoja.
Më tej një film dokumentar i njohu dëgjuesit me jetën e aktorit që nisi me fëmijërinë në Brindizi dhe vazhdoi në Durrës, si dhe në skenat më të rëndësishme të teatrit dhe filmit shqiptar. Takimi vazhdoi me prezantimin e librit të prof. Neritan Ceka “Ilirët deri te Shqiptarët” të botuar në anglisht dhe shqip. Autori theksoi në mënyrë të veçantë prezencën e ilirëve mesapë në territorin e Brindisit dhe rëndësinë e mbishkrimeve mesape në studimin e origjinës së gjuhës shqipe. Prezantimi, që u shoqërua me projektimin e pamjeve nga qendrat arkeologjike shqiptare, u ndoq me interes të veçantë nga dëgjuesit.
Takimi u mbyll me interpretimin e pjesëve muzikore italiane dhe shqiptare nga pianistja Aksinja Xhoja.
Lajme nga Ambasada Shqiptare ne Itali http://www.ambasadat.gov.al/italy/sq/artikuj Ambasadori Neritan Ceka ishte i ftuar për të folur në “RomemUN 2015”, një simulim diplomatik i Kombeve të Bashkuara dhe i agjencive të saj, i organizuar nga UNESCO në bashkëpunim me Universitetin Luiss të Romës.
Rreth 1000 studentë nga e gjithë bota morën pjesë në këtë takim të rinisë studentore, që synon të ndjekë rrugën e diplomacisë, apo të punojë në të ardhmen për Kombet e Bashkuara.
Ambasadori Ceka mbajti një leksion mbi rëndësinë e kulturës në edukimin rinor dhe shembullin e siteve UNESCO si model i pronësisë ndërkombëtare mbi vlerat e kulturave nacionale.
Lajme nga Ambasada Shqiptare ne Itali. http://www.ambasadat.gov.al/italy/sq/artikuj?page=1 Ambasadori Neritan Ceka mori pjesë në takimin shkencor “Nga Ilirët te Shqiptarët” Ambasadori Neritan Ceka mori pjesë në takimin shkencor “Nga Ilirët te Shqiptarët” të organizuar nga Universiteti i Leçes dhe Ambasada e Shqipërisë në Romë. Takimi u hap nga drejtuesi i Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, prof. Mario Lombardi, që vlerësoi bashkëpunimin 35 vjeçar midis arkeologëve dhe historianëve të antikitetit të dy vendeve. Ai vuri në dukje studimet paralele në fushën e kërkimeve mbi prehistorinë e të dy brigjeve, në ndjekje të origjinës dhe karakterit të kulturës mesape-japige, si dhe në zhvillimin e urbanizimit antik në të dy brigjet e Adriatikut. Duke u nisur nga specializimi i vazhdueshëm i arkeologëve të rinj shqiptarë në Leçe, prof. Lombardi propozoi një program më të gjerë bashkëpunimi, që do të përfshijë gërmimet arkeologjike, por edhe menaxhimin bashkekohor të parqeve dhe muzeve arkeologjike në kuadrin e projekteve të finacuara nga BE.
Më tej, prof. Francesco D’Andria, paraqiti librin në anglisht të prof. Neritan Cekës, “Illyrians to the Albanians”, duke e vlerësuar si një arritje jo vetëm të arkeologjisë shqiptare, por edhe europiane. Prof. D’Andria u ndal veçanërisht në trajtimin e çështjeve me karakter të përbashkët adriatik, që trajtohen në libër, siç janë etnogjeneza e ilirëve në periudhën e Bronzit, zhvillimi i qytetërimit antik ilir përmes formimit të qyteteve të rëndësishme për kohën, si Bylisi, Amantia, Finiqi, etj., si dhe kalimi nga ilirët te shqiptarët, të dokumentuar përmes të dhënave të sigurta arkeologjike.
Një botim të dytë mbi arkeologjinë shqiptare me titull “Kërkime arkeologjike në Shqipëri” të botuar nga Universiteti i Leçes e paraqiti dot. Gianluca Tagliamonte. Libri përmban studime të arkeologëve shqiptarë Sh.Gjongecaj, B. Muka, A.Hakani, si dhe të kolegëve italianë S. Santoro, R. Perna, S. De Maria, G. Volpe, që lidhen me kërkimet e përbashkëta shqiptare-italiane në Durrës, Hadrianopol, Finiq, apo në kërkimet nënujore në bregdetin shqiptar.
Me interes u prit edhe referimi i prof. M. Genesin, pedagoge e gjuhës shqipe në Universitetin e Salentos, që evidentoi kërkimet dhe projektet e reja në fushën e albanologjisë.
Në fjalën e tij, ambasadori Ceka vlerësoi kontributin e Universitetit të Leçes në inkurajimin e bashkëpunimit italo-shqiptar në fushën e arkeologjisë. Ai u shpreh se toka e Salentos, ku u vendosën ilirët mesapë në shek. VIII p. Kr, duke krijuar një nga qytetërimet më interesante të Italisë pararomake, përmban edhe sekretin e gjuhës ilire me disa qindra mbishkrime mesape. Gjithashtu, u shpreh ai, duhet të bashkëpunojmë më shumë në fushën e kërkimeve arkeologjike, por edhe në shkëmbimin e përvojave dhe gjetjen e rrugëve të reja për menaxhimin e pasurisë arkeologjike të dy brigjeve në kuadrin e e projektit të BE për makrorajonin jonio-adriatik.
Populli thote: Po nuk hengre Kumbulla, nuk te mpihen dhembet. Ose ku ka ze, s’eshte pa gje. Per dijenine e gjithe “politikaneve” te mençur qe shkruaj, nderhyrja ne agjedhje e nje diplomati eshte skandal. Por kur ne Shqiperi dekorohen per dite njerez te denuar si spiune te zbulimeve te huaja, ky eshte nje skandaj i vogel, bile edhe i pa demshem. Prandaj, hade te grindemi me njeritjetrin, ne qe nuk na degjon njeri. Sa per te tjerat Neritani eshte i te gjithave, si shume politikan te sotem. Shyqyr qe nuk njohja eshte e cunguar. Ata qe pretendojne se e njohin, sdine asgje.
Gjithe stani politiko-mediatik i korruptuar tok me langot e tjere, meqe po nisen nga paragjykime personale po jua them troc: shihuni pak ne pasqyre, vereni veten ne kandar me soj e sorollop e pastaj merrni kurajo te flisni per personalitetin e permasave nderkombetare Prof.Neritan Ceka. Vetem pa shpifje e paragjykime partiake, se nga rrenja gjenetike,atdhetare, shkencore e botekuptimore nuk besoj se i rrini 100 km afer. Merruni o gjallesa ”te nderuara” me ndonje person tjeter te sojit dhe sofres suaj te englendiseni e gajaseni me opinione dhe ngjarje tragji-komike nga Arnautistani i botekuptimit tuaj! Per englendisje shtese ju ofroj edhe avazin ”Bjeri gajdes, gajdexhi ” https://www.youtube.com/watch?v=Bh7fwvspaFI Mirudegjofshim me habere te tjera, se kaluan tre dite dhe ”lajmi sensacional” u be bajat e dynjaja nuk e blen gazeten vetem me fshi menderanen ne kohe krize!
Komuniteti arberesh ne Kalabri po pergatit nje denoncim publik per mashtruesin dhe perfituesin ordiner Neritan Ceka i cili vitet e fundit ka perfituar nga posti i tij per te siguruar pushime gratis, darka e dreka dhe dhurata nga kryetaret e bashkive arbereshe, duke iu premtuar tituj dhe medalje nga presidenti Nishani.
Komuniteti arberesh ne Kalabri, kombi shqiptar kudo ne bote dhe shteti shqiptar me organet e tij te specializuara, por edhe une si qytetar e publicist, mezi po presim te dijme identitetin e plote te personit me pseudonim ”Qytetari” qe ta kontaktojme per te na dhene informacionet e bazuara ne fakte per te luftuar korrupsionin, mashtrimin dhe shpifjet me qellim perfitimi. Per shpejtesi komunikimi e takimi mund ta publikoni identitetin dhe vendbanimin edhe ketu tek opinionet e ”Dites”. Madje do te kemi kenaqesine te takohemi per interesa te perbashketa publike edhe ne gjykate ku rregullohen ligjerisht ”ca hesape” civile e penale. Uroj te jete rrethi i deshmitareve dhe te pandehurve sa me i gjere me politikane e pergjegjes mediash.
Po qe se ka perfituar darka dhe dreka;Vizita falas,i befshin mire!A mund te thote dikush sa euro,sa dollare,sa truall,sa droge,sa biznese,ka perfituar nga bashkite arbereshe? “30 mije vota'” nuk vlejne nje dreke ,nje meze dhe dy poca birre/?!!!!!!!Nuk flas per 250 miljon euro te llogaritura te rruges se kombit,por per nje cope kryetar komune ne Berzhite,ne Selite,ne Golem,qe kane perfituar nga trojet e ndertimit miljona Euro.Na ka shtru dreke per festen e gjelit te detit, per 200 veta bisnesmeni i pulave Islam Kaziu,nga nje pule per shoq ;nuk na zu korrupsioni fare,as gripi pulave H1N1,nje cike ajo rakia mares po,e kishte pas marecke shejtani e pime per raki rrushi.Ne krye te tavolines kishim ambasadorin turk.Mashhallah,te ngrene si turk dhe nuk u korruptua fare,se emrin shkolla e katunit tone e ka “Mustafa Qemal Ataturku”.Profesor Ceka,ha e pi e shetit sa te kesh qef,se keto qe cpifin jane ca te korruptum e te degjenerum,e vodhen e rropen ket popull dhe bejne gjyqe per kafe,per dreka e darka e shetitje .Jam Demir Bullari nga Broshka,nxenesi i jot ne pedagogjike ne 1968.E di qe je njeriu i ndershem!
Per zotin Petro Luarasi . Ju , zoti Luarasi , keni plotesisht te drejte qe renditni CV-ne e prof. Neritan Cekes me te gjitha meritat e tij , mese te drejta e te verteta , megjithate , lexuesit e komentuesit e mesiperm , jo vetem qe nuk jane dakord me ju , por edhe e urrejne Ceken . Natyrisht , urrejtja per te , eshte ndopak e ekzagjeruar , por aspak e pa baze . Neritani ishte nder udheheqesit me te spikatur , me te pjekur e me te formuar te levizjes per liri e demokraci qe ne fillimet e saj , por konseguenca e tij gjate karieres politike ne vazhdim , le shume per te deshiruar . Ai nuk ishte politikan i kallepit te Sali Berishes (njeri i hurit e i litarit) , por njeri i emancipuar e me vizion , qe nuk mund te kaperdinte egersine , imoralitetin politik , pabesite , komplotet e vrasjet pas shpine te Sali Berishes dhe me nje tufe intelektualesh si Arben Demetja , Arben Imami , Genc Ruli e plot te tjere , krijuan nje alternative te re , te ashtuquajtur Aleanca Demokratike , parti kundershtare e thelle e PD-se se Sali Berishes , por qe Saliu e vrau pera se te lindte , per pa zotesine e vete krijuesve te saj , e sidomos te vete Neritanit si lider i AD-se . Pas kesaj , drejtuesit e AD-se , disa prej se cileve i permenda me siper , gelltiten tere vrerin e derdhur kunder qoftelargut Sali , lepine tere peshtymrat e drejtuara ndaj shpellarit dhe , si djem plangprishes , u kthyen nje e nga nje , megjithe servilizmin e neveritshem dhe te turpit popullor , nen umbrellen e qelbur te Sali Berishes . Nje pjese e tyre , siç dihet , u shperblyen me kolltuqe ministrash dhe u kthyen ne multimiliardere , me nje mije e nje metoda korruptive dhe akoma e sot nuk po i hyn gjemb ne kembe . Ndersa partia e tyre opozitare ndaj Saliut , AD-ja , u kthye ne nje shtojce te PD-se , derisa sot nuk ekziston me . Neritani yne , per meritat private dhe zotesine qe nuk ja mohon kush , ishte me pak i shperblyeri i Berishes nga djemte plangprishes , derisa shpellari u kujtua ti hidhte nje kocke te qelbur e te vogel , duke e emeruar ambasador ne Itali , kur po te rrime shtrember e te flasim drejt , Ceka , shume mire mund te ishte President i Republikes , po te shikosh qe President eshte nje burre i vogel dhe nje njeri i vockel e i vockel , si Presidenti i sotshem . Po , edhe vete Saliu , nuk e shikonte te merituar postin e Presidentit per Ceken ; ndersa opinioni publik , me te drejte , siç e shikon edhe vete zoti Luarasi , as postin e ambasadorit per Neritan Ceken , nuk e shikon te merituar dhe kjo , per faj te vete Neritanit . Eshte me te vertete per te ardhur keq , por te gjithe bashkepuntoret e Shpellarit qe e braktisen , u kthyen nje e nga nje ; i fundit sahanlepires i kthyer para pak kohesh , ishte Eduard Selami . A e di si vendosi te rihynte ne PD , Selami ? Po ta them une . Ne SHBA , ku jetonte , i vajti nje mik i vjeter nga djemte plangprishes dhe i tha : Po ti budalla je more Edi , qe kerkon te besh prokopi duke shitur makina te perdorura , hajde more i dashur ne Shqiperi , kerkoi falje Sales , hyre ne udheheqien e PD-se , te behesh pasanik , si te gjithe neve …dhe ashtu u be …, madje Eduardi u be edhe me nuse . Tani po te pyes me ne fund , zoti Luarasi , çfare rrespekti mund te kete populli per keta zorzope qe edhe pse jane te ditur e te afte , ideali i tyre , eshte mbushja e xhepit ? Per fat te keq , ne kete klub , ben pjese edhe heroi yne Neritan Ceka . Ju pershendes , zoti Luarasi , qe mbani mbi supe kete mbiemer aq te nderuar per gjithe kombin shqiptar !.
Z.Demir Bullari qofsh i nderuar per kurajon qytetare dhe ndershmerine ne gjykimin e fenomenit korrupsion e shpifje. Keta shpifaraket jane edhe te pagdhendur, hej burre! Nuk e dine qe nje ambasador duhet te levize, te komunikoje, te koordinoje dhe propagandoje vlerat e vendit te vet. Dhe nje nga menyrat me komode per te gjitha palet, si zakon qindra vjecar perfaqesuesish, eshte te bisedojne rreth tavolines me mish e vere (edhe kur jane te varfer, kursejne e marrin borxh per te ruajtur imazhin e shtetit qe perfaqesojne). Epo perpiqet dhe realizon ambasadori shqiptar Neritan Ceka konferenca e biseda me premtime per investime ne Shqiperi dhe klane politike tok me disa mediat ne vend qe ta urojne, i numerojne çapat e bukes, gllenkat e veres dhe strehen qe i ofron me bujari mikpritesi!!! Nderkohe qe keta ”shenjtore te idealeve kombetare dhe luftes kunder korrupsionit” jane te zhytur deri ne majen me te larte te flokut ne ”dorovi”! Nihiliste, demagoge dhe xhambaze te papare me soj e sorrollop i ofrojne mend e moral personalitetit nderkombetar, intelektualit te ndershem Prof. Neritan Ceka, qe i ka mesuar ajkes politike e intelektuale shqiptare edhe se si duhet te ruhen ekuilibrat politike per hir te mirekuptimit e bashkimit kombetar duke themeluar e mbrojtur me sakrifica sublime demokracine liberale shqiptare, edhe si kreu i pare i Aleances Demokratike. Dhe pikerisht per kete mision historik ekuilibrues kunder kultit te individit e klaneve gjithepushtetshme , duke rrezikuar edhe jeten e vet e te familjes, ai sulmohet per j vdekje deri ne ditet e sotme. E shqiptari me dy para mend çuditet se si eshte e mundur qe ky personalitet me kontribute aq te medha kombetare e shkencore, nuk po lihet ta mbylle qetesisht veprimtarine e nderuar si ambasador i shtetit shqiptar vetem se disa klane synojne qe ne vend te tij ”te bejne namin” në Itali.
Shiko sa mire qe po shnderohet ky mjedis virtual sharjesh e shpifjesh ne diskutime Interesante prej anonimit ”Informatori tjeter” qe do te ishte me mire te shfaqej me identitet te plote per te me mundesuar komunikim intelektual, jo vetem me kendveshtrim politik, jo vetem si militant i nje krahu. Pikerisht ketu eshte nje nga meritat e medha te Neritan Cekes qe nuk mbajti anen e vetem njeres ane te peshores, por ekuilibrin majtas-djathtas, per hir te demokracise, perkunder logjikes se do te qe i nderuar perjete po te peshonte vetem majtas! Per hir te se vertetes kete opinion e publikoj ndryshe nga bindjet e mija ”te majta”, te trasheguara edhe nga paraardhesit e mi: 1. Neritan Ceka rrjedh nga nje familje me kontribute te shquara atdhetare, me bindje te djathta edhe se disa nga paraardhesit e tij jane perndjekur nga diktatura. 2. Karieren profesionale e politike e ka care me forcat e veta. Po te kishte bere kompromise joparimore do te kishte patur shume me teper perfitime nga te gjitha krahet. 3. Po te analizohet më me hollesi e pergjegjshmeri veprimtaria e tij politike si nje nga veprimtaret me aktive te levizjes demokratike eshte nder lideret me te pergjegjshem e te ekuilibruar. Me tej fillon nje kalvar i vertete ne koalicion me te majten, por duke ruajtur platformen e qendres liberale ku mekoheshin mjaft personalitete e pse jo edhe te rinj me vizion si kryeministri i sotem neorilindas mik i afert i N.Cekes… PO PSE DUHET TA ZGJASIM TERKUZE VETEM ASPEKTIN POLITIK E TE GJYKOHET VETEM PER TE NJE PERSONALITET ME VLERA NDERKOMBETARE SI NERITAN CEKA! PSE QUHET KRIM I PAFALSHEM I GJYKUAR ME PARIMIN ”O ME NE. O KUNDER NESH, RRUGE TE MESME S’KA” OPTIKA E TIJ POLITIKE. AQ ME TEPER QE TANI PAD ESHTE NE RRADHET E KOALICIONIT TE MAJTE DHE KREU I SAJ NUK KA PERSE TE QUHET ”TRADHETAR” NGA KRAHU TJETER. PER ANALOGJI SHIHNI PAK PERIPECITE E KOALICIONIT PS-LSI. Per ta permbyllur uroj qe politika shqiptare me dashamiresit e militantet e saj te jete me e matur dhe e ekuilibruar per hir te unitetit dhe begatise se popullit dhe kombit shqiptar ne pergjithesi. Te njihen, vleresohen dhe nderohen vlerat dhe personalitetet pertej diversitetit politik, sepse ”politika rrotullohet” dhe nuk dihet se kujt i bije per hise ”e mira” dhe ”e keqja”, mosshkofte tek ”rota e mullirit qe i bluan te gjithe me kuç e me maç”.
Matrapazi Ceka !!!!
O Ceke, po pse nuk del ne pension tani? E pe si te trajtoi si bajge kryeministri kur e prite ne Rome, si ka mundesi qe nuk ke karakter deri ne kete pike?
Është më me karakter djali yt, ai islamiku me pantallona deri ne gju i martuar me maqedonasen qe mbulohet nga koka ne kembet se ti. Mashtrues mbete tere jeten.
Redaksia e gazetes ”Dita” me Erion Habilajn si pergjegjes per publikimet on-line po thyen tabune ” çudia me e madhe zgjat tre dite” dhe per kete do te mbahet mend. Por me ka permbushur kuriozitetin dhe kam thelluar njohurite e mia edhe mbi mjedisin dhe faktoret nderveprues ne ”shtypin e lire e demokratik shqiptar” ku alternohen ”drite-hijet” e ”dite-nates” si ne polet ku ndodh rendom fenomeni ”aurora borealis”. Per hesapin tim do te festoj Pashken dhe ”Nuk kam më kohe te tepert e mendje te paket te mbush qypat e shpuar”!
Z.Luarasi,ne rradhe te pare nderime per llagapin e nderuar qe mbani,se i respektojme vlerat dhe traditat e atyre burrave,qe e bene kete vend me sakrificen e tyre.Profesor Ceken e njoh si profesor dhe arkeolog qekur isha nxenes ne shkollen pedagogjike.Pamvaresisht se ne ishim me bindje te majta ne periudhen e demokracise e mbeshtetem profesor Ceken ne periudhen e demokracise edhe kur rrugacet e Sali Berishes ne Elbasan organizuan mitingje kunder tij.E drejta doli,por me vonese.Sot dihet qe Sali Berisha eshte qenja me e urryer ne Shqiperi,funderrina qe ndyu cdo vlere Tradite, intelektuale,arsimore, ne kete vend.Sot profesor Ceka eshte perfaqesues i shtetit shqiptar ne Itali.Po une nuk mendoj se profesori im i nderuar te perfaqesoje nje cope xhahil si Berisha.Edhe Konica ne Amerike perfaqesonte shtetin shqiptar,jo nje merhum anadollak si Ahmet Zogu!Sa per tregtine me tridhjete mije vota te shqiptareve ne Itali,ja ku po te them,se ky ka nja 2mije hektare toke ketej nga jam une dhe nuk ka marre nje rrenje ulli.Po ja hane te tjeret!
Edhe nje here per zotin Luarasi . I nderuar , Petro ! Disa nga mendimet tuaja , me gjithe xhentilencen e mundeshme dhe rrespektin per ju , jam i detyruar disa t’i diskutoj , e disa te tjera t’i kundershtoj . Shpresoj qe nuk do te terhiqesh nga diskutimi per te festuar Pashket , pasi Pashket tona (une jam korçar) , kane kohe edhe 10 dite akoma (per Pashket ortodokse e kam fjalen) . Per Neritanin , ju kuptoj fare mire , edhe mund te jete miku juaj ose jo , kjo nuk ka shume rendesi , ju ne fakt , kini plotesisht te drejte per meritat , aftesite e zotesine e tij . Por , i dashur Luarasi , ambasadori ne nje vend te huaj , eshte perfaqesues i shtetit shqiptar , e sidomos i Kryeministrit te vendit . Perjashto diplomatet e karieres , qe nuk jane prononcuar kurre gjate karieres se tyre per perkatesi partiake e rrjedhimisht nuk kane te bejne fare me ndrrimet e partive politike ne pushtet , e s’ka pse te zevendesohen para mbarimit te mandatit , njerezit politike ne rolin e ambasadorit , siç eshte Ceka e plot te tjere , duhej automatikisht te zevendesoheshin nga diplomate te karieres , ose politikane te majte , per te garantuar politiken dhe programin e Qeverise Rama . Megjithate Rama nuk i ka zevendesuar akoma te gjithe , kjo edhe per shkak te çibanit te mahisur berishian , te emeruar ne Presidencen e vendit , qe kthen mbrapsh çdo vendim Qeverie , siç ktheu edhe emerimin ne Vatikan te Visar Zhitit , qe megjithate , u emerua me nje manover qeveritare . Ju thoni qe Rama e Ceka , si intelektuale te mirefillte e te pa diskutueshem me vizion te gjere , kane qene miq , dhe kjo eshte shume e vertete . Po si eshte e mundur , qe nje perfaqesues diplomatik shqiptar (i biri i Neritan Cekes) , shkon ne nje forrum nderkombetar te organizuar nga diaspora shqiptare per nder te Edi Rames (atehere kryeopozitar) dhe ben pyetje provokuese duke insistuar edhe per deshtimin e ketij takimi , ndonse ishte fare i pa ftuar ? Ky , ishte biri i mikut te Rames , pra i Neritanit dhe Rama , me shaka , ne pushim te takimit , e zuri per veshi djalin e mikut te tij . A e dini , zoti Luarasi , se si perfundoi kjo shaka ? Qeveria e Sali Shpellarit , e denoncoi ne Prokurori dhe çeshtja perfundoi ne gjyq , pa lene menjane mijera e mijera akuza , ofendime , propagande politike kunder opozites e Rames , qe rrodhen nga kjo ngjarje qe ishte thjesht nje shaka . E , me ne fund , a e dini , i nderuar Petro , se cila ishte “ciliegia sulla torta” ? Miku i Rames , ambasador ne Rome , zoti Neritan Ceka , i drejtohet mikut te tij , pra Rames , me nje leter akuze te hapur , monstruoze me akuza e perbaltje , qe u botua ne te gjitha gazetat shqiptare dhe u lexua ne te gjitha emisionet informative televizive , madje Blendi Fevziu , beri dy emisione Opinion , te nje pas njeshme . E gjitha kjo , ne prag te zgjedhjeve te pergjitheshme te 2013-tes . Keshtu jane miqte , zoti Luarasi ? A mund te mbahet nje ambasador qe ka vepruar politikisht , kaq hapur kunder nje Kryeministri ? Nuk mund te mbahet , zoti Petro , as ne vendin me demokratik te Botes , edhe sikur ky ambasador , te ishte Klintoni vete . Sa per “ekuilibret” qe na paska mbajtur Neritani gjate karieres se tij politike , nuk e di , kam dyshim , nuk mund te quhet ekuiliber kalimi nga nje front ne tjetrin .
Perfundimisht , zoti Luarasi , sepse nuk mund te vazhdoj me gjate , jam i okupuar , edhe pse kam shume per te thene per Neritanin , te mira dhe me pak te mira , po nje gje po t’a them me siguri : Po te isha une , Neritan Ceka , me ndershmeri , do te jepja menjehere doreheqien qe te nesermen e fitores se koalicionit te majte . Neritan Ceka eshte njeri me vlera shume me te medha se nje ambasador i thjeshte , por kurre nuk mund te perfaqesoje Qeverine Rama ne asnje vend te Botes .
informatori Tjeter, per xhentilese e korrektesi ( madje duke shkelur paksa premtimin e shkeputjes nga debati) po te peshperis ne vesh se une dhe familja ime multifetare mbi te gjitha jemi shqiptare dhe i festojme te gjitha ngjarjet kombetare dhe fetare pa dallim perkatesie fetare, krahine, ideje politike dhe perkatesie ekonomike! Shkembyem ca informacione pa zarar ndonese ju mbetet anonim ( ju mirekuptoj, per ideal te partise). Meqe me njeh te bije barra te me prezantohesh here tjeter. Qofshi mire, familjarisht!
Per zotin Petro , per te mbyllur debatin . Meqenese e filluat ju , me takon t’a mbyll une , pa te peshperitur ne vesh , por me ze te larte (jo shume) . Neve po diskutonim me njeri-tjetrin per N.Ceken e jo per familjen tuaj , per te cilen , jo vetem une qe kam goxha informacion , si patriote qe jemi , por edhe per çdo shqiptar , nuk besoj qe vihet ne dyshim e diskutim . Gezuar te dyja Pashket !
Thuaj me cilin rri , te te them cili je ! Idem Ceka ! The same father, the same son !!!
”Demo”- Neritani yt tash eshte bere ushtari Sali Vicidolit dhe Ti ende nuk e paskish
marre vesht ?????!!!