Nje “scoop” gazetaresk tronditi shoqerine shqiptare keto dite. Nje e mbijetuar nga nje tragjedi tronditese ku humben jeten 13 djem e vajza student, u perdhunua ne Vjene, kur ishte ne gjendje kome.
Ne fakt studentet qe udhetuan ate dite tragjike drejt Himares, ishin paraprakisht te “perdhunuar”.
U nisen pa asnje objektiv qe lidhet me procesin mesimor, pa ndonje planifikim nga Universiteti “Aleksander Xhuvani”, pa askend te pergjegjshem shteterisht nga trupa petagogjike, me nje shofer qe kishte mare nje autobus dikujt tjeter; e thene shqip te “perdhunuar” per kokerr te qejfit. Rasti ishte tragjik, per te rinjte qe vdiqen ne kete aksident, per te cilet, ekspertiza e shtetit, nuk dha ndonje arsye “te arsyeshme”. Arsyet e verteta i moren me vehte “te mjeret”.
Me fatkeqja nga te gjithe (me fatlumja ate dite) ishte Florie Peci. E mbijetuar u kurua ne Austri dhe u kthye vete e dyta nga atje. Nje tmerr i vertete per psikologjine e nje shqiptari, aq me teper te nje malesori (ne koma? E paimagjinueshme).
Me shume se nje jave rrjesht lexuesit shqiptare “u perdhunuan” nga te gjitha gazetat e mediat ne pergjithesi, secila ne menyren e vet. Nje hapsire e pa pare ne gazeta, a thua qe Floria e shkrete do te sillte ne jete, nje perendi qe do ti çonte perpara shqiptaret:
Po hetojne ne spital ne Vjene, po hetojne ca familje Kosovare, Floria nuk do ta mbaje bebin, Vellai i drejtohet Prokurorise per te gjetur perdhunuesin, I jati kerkon nga shteti te gjindet perdhunuesi, E motra po keshtu, e tjere, e tjere. Shyqyr qe nuk doli ndonje gazetar qe te thote, se ne fshatin X te Prrenjasit, banoret kane zene rrugen nacionale dhe nuk do ta lirojne derisa te gjendet perdhunuesi i Flories.
Ndjesia Ime:
- Nje perdhunim ne spital pothuaj i pamundur (Austri, Vjene, Klinika nuk kuron te çmendur, Floria ne koma, edhe pa koma nuk garanton nje terheqje fizike, per tu perdhunuar domosdo). Per mua, nje turp, kerkesa e Prokurorise, per hetim ne kete spital. Te pakten pa hetuar pista te tjera me te mundeshme.
- Familjet kosovare; E pamundur, derisa, me shume bujari kane pranuar per ta ndihmuar, por ndoshta jo aq e pamundur sa per austriaket.
E me ne fund?! (Fundi ska ardhur ende). Floria e shkrete e perdhunuar dy here. Heren e pare kur ishte ne koma (ndoshta) dhe heren e dyte (me e tmershmia) ne gjendje normale, por tashme, nga shume njerez (gazetare dhe gazetare).
Fatal per Florien e shkrete.
Artikuloi fjalet qe smund ti artikuloje nje nene, sidomos nje nene e re: “Do ta heq bebin”. O zot çfatkeqsi. A na pelqen vertete te “perdhunohemi”?!
E teksa po shkruaja keto rjeshta, mu kujtua nje liber qe kam lexuar, per gazetarine italiane te viteve 30-te, te shekullit kaluar. Ata organizonin klube gazetarie, ku gazetare, intelektuale, por edhe lexues te thjeshte diskutonin, per artikujt e gazetave te dites. Ne nje diskutim te tille, gazetari i madh Indro Montaneli, ju drejtua nje lexuesi:
“Nuk me keni kuptuar zoteri”!
“E po neqoftese nuk te kam kuptuar, budallai je ti” ju pergjigj lexuesi.
I dashur, po gazetaret jane njerez qe se njohin perdhunimin per gje te keqe. Ata jane te perdhunuar gjithe kohen. Shiko Fevziun dhe ska koment. Por mbi te gjitha eshte loje e madhe e atij shokut qe heq vemendjen nga 2 vendimet e papergjegjeshme te gjykatave, per 21 janarin dhe Gerdecin. Ne fund do te ishte mire qe ti sugjeronje gazetareve te lexojne librim me Kujtimet e Idro Montanelit. Me gjithate ata do vazhdojne te shkruajne sa kohe qe ka probleme dhe do ndalojne po me urdher… Sa keq…. fuqia e pushtetit te katert eshte te degjeneroje njerzit e thjeshte e te pafuqishem….
z Gazetare nje gje duhet ta kuptoni.Njerezve ju ka mbetur vetem shtypi per te zgjidhur apo letesuar hallet dhe problemet e tyre.Dhe kjo vajze e shkrete po te kish drejtesi shtet prokurori gjykate nuk do arrinte deri ne ekspozimin e saj apo te familjes per te zgjidhur kete hall te tmerrshem familjar.
Cfare pislleku jane komentet per faktin a eshte a s’eshte e deshirueshme Floria e shkrete ne koma a jashte saj. Me keto komente, e ke bere perdhunimin e radhes. Te te vije turp!