Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Flamuri shqiptar “prodhim kinez”, tashmë përdoret zyrtarisht
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kryesore > Flamuri shqiptar “prodhim kinez”, tashmë përdoret zyrtarisht
KryesoreLifestyle

Flamuri shqiptar “prodhim kinez”, tashmë përdoret zyrtarisht

Dita
Published May 24, 2016
Share
SHARE

Deformimi i flamurit kombëtar shqiptar ka marrë përmasa shqetësuese.

Të prodhuar diku në ndonjë cep të Azisë, këta flamuj kanë  ardhur  fillimisht në Shqipëri e Kosovë, që të përdorën për raste të ndryshme, kryesisht gjatë festave për të zbukuruar rrugë e sheshe.

Por flamuri kombëtar  me shqiponjën e deformuar tek gjuha dhe sqepi i saj, kanë filluar të zënë vend edhe në pritjet zyrtare shtetërore.

Madje një flamur i tillë i çoroditur, ndoshta pa fajin e tyre,  shihet edhe në pritjen zyrtare që kryeministri iSerbisë, Aleksandër Vuçiq, i bëri sopranos së madhe shqiptare, Inva Mula, – raporton lajmi.net.

Kokat e shqiponjës në këtë flamur, ishin të deformuara ashtu  siç shpesh ndodh edhe në flamujt që shiten tek tregtarët ambulantë në Shqipëri e Kosovë.

Kryeministri Rama ishte pritur në Beograd nga homologu i tij serb me flamur të rregullt

Rama-e-Vuciq-ne-Beograd

Siç edhe mund të shihet në njërën nga fotografitë e shumta të vizitës së Ramës në kryeqytetin serb në nëntor të vitit 2014, flamuri kombëtar shqiptar ishte i duhur dhe pa gabime në dizajnin e tij.

Pavarësisht kësaj, duket se vetë zyrtarët shtetërorë të Shqipërisë janë aq neglizhent në këtë pikë, sa edhe vetë e përdorin flamurin kombëtar të çoroditur herë te koka e herë te bishti.

Flamuri i katandisur në krah të ish kryeministrit Berisha në një nga mbledhjet zyrtare 

Flamuri-me-shqiponjë-të-deformuar-në-krah-të-Berisës

Ish kryeministri Sali Berisha kishte mbajtur takime zyrtare me flamurin e katandisur si mos më keq, – raporton Lajmi.

Gjithashtu,  konferencë shtypi kishte mbajtur edhe ish ministrja Majlinda Bregu me flamurin kombëtar prapa krahëve, që dukej me ‘nofull’ të zgjatur thuajse ishte pikturuar nga ndonjë fëmijë.

Dita May 24, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • zzz says:
    May 25, 2016 at 9:51 am

    turp!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Vladimir says:
    May 25, 2016 at 3:13 pm

    Me se merreni, kodra prapa malit. Eshte ngjarje e rendesishme e per tu vleresuar qe nje Artiste e madhe jep koncert ne Beograd dhe duke nderuar vendin dhe postin qe mban, kryeministri e pret ne audience personale.
    Flm Inva!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?