Punimet e marra përsipër nga “Gjoka Konstruksion” nuk kanë përfunduar sipas kontratës. Kompania i ka paraqitur si të përfunduara në segmentin Zall Bastar – dalje Ura e Vashës dhe ka marrë paratë, por pas inspektimit, puna nuk është përfunduar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në cilësinë e autoritetit kontraktor, ka bërë verifikimet e nevojshme per kompanine “Gjoka Konstruksion” dhe ka zbuluar te dhenat e rreme per punet e kryera prej saj ne “Rrugen e Arbrit”.
Në datën 12 shtator, ARRSH i ka kërkuar agjencisë së prokurimit publik nisjen e një procedure hetimi administrativ për kompaninë e ndërtimit “Gjoka Konstruksion”.
Konkretisht sipas raportit të ARRSH mbi verifikimin e punimeve në nënkontratën me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e “Rrugës së Arbrit” faza e parë, segmenti numër 3 Zall Bastar -dalje Ura e Vashës”, punimet e marra përsipër nga operatori “Gjoka Konstruksion” nuk kanë përfunduar sipas kontratës.
Punimet janë paraqitur si të përfunduara por që në fakt janë të parealizuara dhe punimet në tunele vijojnë akoma. Inspektimi i kryer është realizuar pas një periudhe gati tre mujore nga data e kolaudimit, çka do të thotë se kompania është paguar nga thesari i shtetit për këto punime.
Por grupi i punës i ngritur nga ARRSH doli në përfundimin se asnjë nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” nuk ka përfunduar dhe nuk plotëson parametrat dhe standardet e kërkuara.
Punimet e pakryera konsistojnë kryesisht në ndërtim drenazhi, torkretim me llaç, çimento, vendosje rrjete teli në skarpata zgarë hekuri, sistemi në ndriçim për njoftim evakuimi, sistemi i njoftimit të emergjencave në tunele, sistemi i detektimit të alarmit të zjarrit dhe ai i tokëzimit.
“Gjoka konstruksion” ka marrë me koncesion ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” për 225 milionë euro. Kompania duhet të siguroje paratë, të ndërtojë rrugën dhe më pas shteti e paguan, por në pamundësi për të gjetur pagesat ka falsifikuar dokumentet dhe ka marrë gati 70 miliardë leke nga thesari i shtetit për punë të pa përfunduara.
Sipas ligjit, në çdo rast kur vërehen paraqitje të të dhënave të rreme është detyrim taksativ i autoritetit kontraktor të shkualifikojë operatorin që i ka paraqitur ato të dhëna dhe të nisë procedurën e përjashtimit nga pjesëmarrja në prokurimet publike.
n.s. / dita

Do perfundij dhe ky si Koco kokdhima
Klanet kriminale qe po vjedhin parate e shqiptareve me emrat ps-pd-lsi duhen zhdukur me rrenje
Madje plehrat si edvin rama sali rama dhe ilir rama florir duhen dhunuar fizikisht para se te futen ne burg per jete
Nuk kam gje me kompanine, por ARRSH -ja duhet te jete shume strikte kur flasim per segmente me shume rendesi.
Ne rastin konkret , – a ka kompania Gjoka eksperience per tunele, a ka liçense te tille qe njihet per standarte nderkombetare ??
Ky Damian Gjiknuri paska qene mjeshter i mashtrimit, madje dhe miqte e tij i indiane qe ky i fali token ne Akerni per panele diellore deri me sot asgje nuk kane bere…
Po ministria pse nuk nderhyn ..?
Po i ka mare leket damiani ?? Edi po coje burg damianin po deshe negociata.
Nuk pjerdh Europa per koken e Damianit, per negociatet duhet koka e Metes dhe Sales.
Qellon lart dhiarja e Dules..
Keshtu eshte o gazeta DITA:
Kur qani, vajtoni per LANC-in kriminal jugosllav te Enverit dhe debatoni pa meshire “Balle perballe me Armikun e Kllases” per Pezen Komuniste te Kohes se Qepes te Jugosllavit dhe Titos ne faqet kryesore dhe kur Edi Rama nga dera e sprapsme e Rilindjes vjedh fondet publike si i papare me Gjokat, Fushat dhe Bashkim Ulajt e tij genjeshtare dhe mashtrues gebelsiane.
Pse ore gjeni
Njera perhjashton tjetremn?
Perkundrazi o gjeni
Keto sjellin njera tjetren
Dhe ne te njejten gazete po i lexon si Pezen dhe hajdutlliqet
Mos vini sterkembsha kot
Dhe sic kam thene shpesh problemi ketu nuk jane mediat, nuk eshte puna a po na thuhet nje gje apo nuk po na thuhet
Problemi eshte si JANE gjerat, jo si duken ne media
Ketu po behet nami me vjehje dhe abuzime, shteti ehste teresisht jashte funksioni, dhe alternativa politike nuk ka
Ti shan Edvinin por merresh me dukjen njelloj si |Edvini
Fix e ke thene Aladin, kur njerezit kthehen ne hale si Ramuti, poshterojne popullin, dhe e vjedhin pa patur frike. Behen gjithe halet bashke dhe e mbyten kete popull te mjere. Nuk ka ke pusete te mbylle te paren.
Nuk besoi te deshtoj Gjoka Konstruksion.. Rrugen e Arberit do ta perfundoi me sukses.!
DY TRE DITE ZGJAT, MOS CANI BYTHE.