SKANDALI I BARNAVE / Arrestohet edhe drejtori i Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Bledar Lumani

E PËRDITËSUAR – Skandali i rimbursimit të barnave ka çuar në pranga edhe drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, Pjerin Xhuvani.

Më parë, Prokuroria e Përgjithshme kishte urdhëruar ndalimin e 7 personave, dy prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve.

Kjo skemë mashtrimi i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë lekësh.

Arrestimet nisën orët e vona të së enjtes.

Fillimisht në prangat e policisë kanë përfunduar dy zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe 5 drejtues farmacish.

Hetimet lidhur me skandalin e barnave nisën dy javë më parë nga njësia Task-forcë në prokurorinë e Tiranës.

Në këtë skandal janë përfshirë 47 farmaci.

Dy ditë më parë Prokurorët hetimorë kanë sekuestruar katër zyra të institucioneve shëndetësore, duke dërguar për aktekspertim disa komjutera ku mbahen të dhëna të nevojshme për hetim.

Skandali ka lidhje me listën e barnave të rimbursueshme dhe shumës fiktive të paguar nga Fondi Shëndetësor i rimbursimit.

Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimeve për skandalin me rimbursimin e barnave.

Ai ka përgëzuar institucionet për këto arrestime dhe ka thënë se hetimi nisi pikërisht nga qeveria.

Dëshmi e qartë e angazhimit të qeverisë për të luftuar korrupsionit ndaj kujtdo. Përgëzoj Prokurorinë që çoi deri në fund një hetim të nisur nga departamenti anti-korrupsion pranë kryeministrit. Inkurajojmë Prokurorinë të veprojë në të njëjtën mënyrë me të gjtiha denoncimet e çuara nga kryeministri” tha Çuçi në një konferencë shtypi.

 

Personat e arrestuar

E.Mara, jurist pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit.

K.Mahmutaj, punonjës pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit.

H.Roci, administrator i farmacisë, Lundër

M.Tufi, drejtuese teknike e farmacisë Lundër.

N.Thanasi, drejtues teknik i farmacisë “Nutrimed”.

A.Spahiu, drejtues teknik i farmacisë Bërzhitë.

A.Manaj, drejtuese teknike e farmacisë “Adelina.

Share This Article
18 Comments
  • Pjerin Xhuvani drejtor tek barnat ??? .Ujkut i paskan lene melcite ne qafe. Per partine ku aderon besoj se kuptohet …….lsi .Tani i takon Lilos dhe Mones tja pastrojne biografine si njeri i respektuar ne komunitet ,si Fullani.

    • Pse Pipi paska qene drejtor i shendetesise ne Tirane? Sikur ishte ai maloku i LSI-se qe nderron partite cdo sezon politik. Apo ka bere ndonje rotacion Iliri me Moniken???!!!

  • LSI-ja, nje fare e keqe, nje infeksion i keq i shoqerise shqiptare. Veçanrish per korrupsionin, vjedhjen e votave ne zgjedhje dhe punesimin.
    Shikoni qendrat e LSI per votimet, plot me “simpatizante” si te asnje partie ne vend.
    Pse????

  • prandaj kerkon me deomos pushtet PDse e dine mire se do tu vije fundi nga kjo qeveri e RAMES e cila me kembe ne toke do tu jape vendin te gjithve

  • E kam theksuar dhe e deklaroj serish, per sa kohe te jete ne qeveri LSI, gjithnje do na ndjekin fatkeqesite, dhe nuk do shohim nje dite te hajrit! Krahasohet pa frike me PD!

  • Ne rastese do te kapin shumen e 732 milion lekeve ,do te lirohen menjehere e drejtori do quhet nje njeri me krebilitet ne shoqeri. Neratese shuma do te jete nen 732 milioneve ,do te denohen pasi e kane ndyre doren kot. Shembulli i vjedhjes ne banken e shtetit dhe shpallja e Fullanit hero i bankes, vleresimi me dekoraten me te larte qe po pregatit i ngarkuari i Saliut me punet ne presidence ,t,i dorezoje Fullanit edhe ne prani te te Shoqes se Bujar Nishanit,kunates se Saliut, ekipit te volejbollit te femrave,si dhe personelit te guzhines qe kishte ngritur ne Banke. Medalja do jet me nje foto nga ish-Hotel Dajti. Po mendohet qe kjo lloji dekorate t’i paraqitet Kuvendit te Shqiperise per aprovim. KJo medalje do te jete vetem per persona qe dine te justifikojne vjedhjen e 732 milion lekeve e lart. Ne pjesemarrje nuk do te mungoi gjithashtu kryetaret e gjykatave te Tiranes per c;do shkalle , prokuroret qe ndoqen problemin dhe krye prokurori………. Per te tjerat do t’u njoftojme me von.

  • ZOTI bledi juve te gjithe jeni te njellojte dhe keni ndertuar nje sistem te vazhdimesise se te keqes duke thene se e denoncuam neve si qeveri MIRe megjithese ka te dhena qe keto i beni me seleksionim dhe jo per orgsnizuesit dhe mbuluesit te koruptuareve nga ministrar dhe drejtoret e drejtorive PER te koruptuarit e emeruare nga qeveria e me parsheme ju pergezojme qe po i denonconi si dhe masat e largimit nga puna pa trajtime financiare dhe jo si ne disa raste qe keta e fitojne me vendim gjykate dhe pernj vend pune paguhen disa njerze POR keta njerze a jane emeruare nga nomeklatura ne te cile eshte e pasqyruare drejte rekomanduesi dhe aprovuesit qe arrijen deri tek titullari i dikasterit te cile duhet te japin dorheqje ne qofte se e kane bere nga paaftesia ose gjykim kur ndyshohet se ka korrupsion

  • Ju lumte Rilidja. Pasi kane mbushur mire thaset me para drejuesit, tani rradhen per ne burg e kane ” peshqit e vegjel “. Po me kujtohet nje rast analog. Nje kandidaruc ” i pavarur ” per kryetar bashkie i Tiranes, i quajtur Bojeraxhia ka qene Drejtor i Kesh, Drejtor i INUK, Drejtor i ALUIZNi dhe se fundi karrieren Z. Maksut e mbylli si Zv/Minister i Energjitikes. Si ka mundesi qe person i papergjegjshem nuk jep llogari per miliarda qe i jane vjedhe popullit te superlodhur shqiptar, por dhe del e na reciton cdo dite, cdo ore ne media per ndershmerine e tij dhe per pavaresine e tij nga PD. Ne te njejten kohe qe urlatoret e te ashtuquajtures ” Rivdekje ” ( miqte e vjeter dhe te rinj te ketij mjeshtri kane futur ne burg dhe kane varur veten njerez te shkrete qe nuk paguar 2 mije leke te vjetra energji ). Jane duke ndodhur disa fenomene ne shoqerine shqiptare qe poe hutojne, traumizojne dhe denogrojne ne menyren me diabolike. Ja shikojeni rastin mbarekombetar te hajdutit te dy shekujve njekohesisht, Shoku Fullani pas atij skandali qe tronditi te madh e te vogel, tani na del jo vetem i pafajshem, por edhe i respektuar nga gjykata me e korruptuar ne planet, ajo shqiptare. Mjere ne shqiptaret ne dore te kujt kemi rene. Zoti e befte mire.

    • Jeni shume i sakte Zaho! Ne kete vend te cuditshem, duhet te jesh mashtrues, abuzues dhe hajdut me damke (si Fullani, et.al), qe te respektohesh si njeri me sjellje te mire dhe korrekte me komunitetin! C’behet keshtu, ku eshte drejtesia, qe e paguajme si frengu pulen qe te bej detyren? Zoti Rama, e kam theksuar me dhjetra here ne komentet e mia, nis sa me pare reformen urgjente ne sektorin tashme totalisht te degraduar te drejtesise, se na moret ne qafe!

  • Ky hetim duhet te shtrihet ne te gjitha rrethet. Duhet te behet per tenderat qe jane bere ne Ministri, sidomos kur kane qene Ministra te Ilir Metes qe nga Tavua.

  • Vidhni sa me shume o shoke se ne prandaj ju votuam,kesaj i thone se kur te vijne mendte nuk ti hane as qente….! Do te doja qe 21 Qershori te ishte dje dhe sot te kishim disa qelbesira me pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *