Skandali i barnave u “fsheh” për një vit

Bledar Lumani

Një pjesë e skandalit me rimbursimin e barnave u zbulua një vit më parë, në muajin korrik të 2014-s.

Por, çuditërisht institucionet nuk morën asnjë masë apo denoncimin e rastit në prokurori, raporton gazeta Shqip.

Ankesa e një pensionisti disa javë më parë vuri në lëvizje të gjithë ingranazhin e shtetit, çka solli edhe dhjetëra të proceduar dhe disa dorëheqje.

Dëmi i shkaktuar shtetit deri më tani llogaritet mbi gjysmë milioni USD, por nëse faktohen edhe dyshimet e tjera atëherë milionat e dollarëve mund të shtohen.

Megjithatë, në dokumentet e prokurorisë, por edhe të denoncimeve publike, vihet re se skandali është zbuluar shumë vonë.

U janë paguar qindra mijë euro disa farmacive fiktive apo farmacive të të afërmve të zyrtarëve të Fondit të Kujdesit Shëndetësor. Konflikti i interesit ishte mjaft evident dhe askush nga zyrat e Fondit nuk mund të akuzonte kolegët, pasi një ditë do t’i vinte atij radha.

Akuza thotë se disa farmaci të të afërmve të zyrtarëve shtetërorë po verifikohen, megjithëse ende nuk kanë mbërritur listëpagesat.

Në dorë kemi vetëm një rast kur farmacia ‘Geni & Lori’ ka përfituar në mënyrë abuzive rimbursimin e ilaçeve. Po verifikojmë këtë rast, pasi rezulton se farmacia është e të afërmve të nëndrejtorit të Fondit të Kujdesit Shëndetësore, Sokol Skura”, pohojnë burimet nga akuza e kryeqytetit.

Megjithatë, sipas një vëzhgimi të gazetës Shqip, kjo farmaci (Geni & Lori) ka administrator L. Skura dhe një vit më parë është denoncuar nga vetë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Share This Article
6 Comments
  • PEr sa kohe te kemi LSI-ne neper digasteret ku ‘vilen’ para, kesi skandalesh do ndodhin. Por fshehja e skandalit nga qeveria eshte e pafalshme. Sa e sa skandale te tjera te pazbuluara ka LSI-ja. Sa e sa te kryera gjate 8 viteve ne martesen me PD-ne.

  • Nuk priten dot as nje gjysem mandati, per te filluar vjedhjet e medha. Doganat u shpallen simbol kunder korruption, deshtuan, bashke me vezhgusin e Tonit.
    Shendetesia Fala, por ja edje keto miliarda per Drejtorwt e LSI, qe po duken jo si LSI por si ISi e korrupsionit!
    turp, si skane turp te turperohen perpara tere atyre qe i besuan…

  • Te pushohen menjehere te gjithe LSI-te qe po bejne kerdine ne kurriz te popullit.

    Te futen ne burg te gjithe ata qe paten dijeni per vjedhjen dhe nuk bene asgje.

    Rilindja na doli rilindje vjedhjesh.

    Rama keshtu do ta riperterish mjekesine duke doravitur $500,000 tek tutoret e LSI-se?

    Atehere kjo qenka rilindje vjedhjesh e korrupsioni menyra te reja per te rrjepur popullin.

    Sa fakire jane futur ne burg per $100 apo me pak se nuk kishin para te paguanin Elektrikun kurse hajdutet e qindra mijra Euro e Dollareve bejne palle sheshit pa u hyre gjemb ne kembe … edhe kur identifikohen nje vite me pare ata lihen te lire te vjedhin per me shume se nje vit te zhdukin gjurmet dhe te behen te adukshem te pakapshem per drejtesine e qeverine.

    Haram ju qofte vota e popullit o felliqesira.

  • Fondi te shikoje edhe mjekun Eno Naco, qe ka Farmacine e tij perballe qendres ahendetesore, AI ka banore fiktive she Ben receta fiktive me sasi te medha ilacesh, ka komfliktit intetesi. Punonjesit e drejtorise se tiranes Kane kartelat e familjareve me disa qendra ahendetesore dhe Marin rroge extra nga keto veprimet. Po keshtu dhe mjeket e families Kane hapur kartelat e familjareve te tyre dhe bejne receta per te cilat marrin leket me farmacira

  • Prokuroria te hetoje dhe Fondi e KLSh-ja te kontrollojne per ato qe shkruan banorja e lagjes 4. Se tani qe u kap vjedhja e kupoles, hajde te mbahe doktoret e lagjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *