Këngëtari, Justin Bieber, ndoshta duhet të kërkojë falje pas skandalit në një muze arkeologjik në Meksikë. Sipas “Daily Mail”, 21-vjeçari kishte vendosur që të vizitonte kalanë e Mayan të Tulumit të enjten pasdite, por i është kërkuar që të dalë menjëherë jashtë për shkak të sjelljeve të tij.
“Në fillim, ai nuk ishte lënë që të futej brenda për shkak se me vete kishte një shishe birrë, gjë që ndalohet brenda ambienteve”, shkruajnë mediet e huaja. Megjithëse birrën e ka lënë jashtë, Bieber kur ka hyrë brenda ka tentuar të bëjë një foto duke nxjerrë të pasmet e tij.
Por, ka qenë i menjëhershëm reagimi i rojeve të kalasë të cilët i kanë kërkuar që të dalë jashtë. Gazetat vendase shkruajnë se për 15 minuta kishte një debat të fortë mes rojeve të kalasë dhe truprojave të këngëtarit.
Bieber është larguar pasi në vendngjarje kanë shkuar edhe oficerët e policisë të cilët kanë shmangur edhe një incident më të madh.

Spurdhjak, do t’i dale ndonje hund-lesh dhe nuk do te haje me buke, por dhe.