Partizani po kalon një momet të mirë, pasi ditën e sotme do të përballet me ekipin e Ferncvaroshit për Champions League.
Atmosfera duket mjaft pozitive dhe “Demat” janë munduar që të përcjellin një frymë entuziasmi, por jo të gjitha gjërat shihen, pasi në publik paraqitet maja e ajsbergut.
Rrjeta ka mësuar se drejtuesit e të kuqve kanë planifikuar një turne në Itali në fund të korrikut. Kjo bën që as ato vetë të mos besojnë se mund të kalojnë skuadrën hungareze dhe po mendojnë për të ardhmen.
Kjo sjellje është shumë absurde, pasi me ekipin konkorrues nuk mund të mendosh për sfida të tjera, por të përqendrohesh 100 për qind në garën ku je pjesëmarrëse.
Megjithatë, drejtuesit e dinë më mirë! Ne i urojmë vetëm suksese Partizanit në ndeshjen e sotme.
