Skandali i përgjimeve, Grabovci në Sarandë për të pushuar

Dita

Adem Grabovci ka vendosur që të “relaksohet pakëz” nga afera “Pronto” duke e shijuar bregdetin e Sarandës. Express ka siguruar disa fotografi ku Grabovci është duke pushuar në një plazh shumë të njohur të Sarandës së bashku me familjen e tij.

Gjatë këtyre ditëve janë publikuar përgjimet e telefonatave të Grabovcit. Në bisedat telefonike të siguruara nga Insajderi, Grabovci ka punësuar shumë njerëz, ka zgjedhur dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.

Pas publikimit të përgjimeve një grup i qytetarëve kanë filluar të të protestojnë, për ta kundërshtuar, siç kanë thënë ata, sistemin politik të instaluar nga klani PRONTO. E si duket qyteti i jugut të Shqipërisë është vendi që Grabovci ka vendosur që të “qetësohet” pak dhe të mendoj për seancën e 1 shtatorit, ditën kur pritet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës Marrëveshja për Demarkacionin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *