Shenjat e para se si do të ishte “mbrojtja” nëse skandali bëhej publik, u dhanë që në reagimet e internautëve. Ditën që DITA botoi të dhënat e para nga raporti deri tani sekret, që Kuvendi ka hartuar për përgjimet në SHISH, forumi i lexuesve në DITA on-line u mbush me mysafirë të panjohur. Nga ID që nuk kanë qenë më parë prezente në DITA on-line, postoheshin poshtë lajmit të përgjimeve, komente me të njëjtën përmbajtje: “E çfarë ka të paligjshme këtu?”, ose “Mirë ua kanë bërë qenave, kur nuk ka drejtësi, le t’i përgjojnë!”.
Tentonin pra, të krijonin konfuzion tek lexuesit e tjerë, duke paraqitur si normale që Shërbimi të përgjonte kritikët e kryeministrit Sali Berisha. Dhe si për të vërtetuar se nga vinin këto postime të çuditshme, tri ditë pasi DITA nisi serinë e botimeve me të dhëna nga raporti, vjen reagimi i kreut të SHISH, Visho Ajazi.
Dukej sikur vetë Visho kishte postuar më parë komente në DITA on-line. Sepse teksti dhe logjika ishin të njëjtë. “Nuk kemi bërë asnjë përgjim të paligjshëm”. Spekulimi me përgjime të ligjshme dhe të paligjshme, është banal dhe është shumë larg thelbit të debatit që është provokuar.
Akrobacira me termat
Gjithsesi, Visho Ajazi, reagoi duke mos përgënjeshtruar asgjë. E gjithë deklarata e tij përmblidhet në fjalinë se “janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan përgjuar nga SHISH në mënyrë të paligjshme, persona publikë të profileve të ndryshme, apo ndonjë qytetar tjetër”.
Kjo deklaratë nuk përgënjeshtron faktin që nuk janë bërë përgjime, por thekson faktin se ato dhe nëse janë bërë, janë bërë në mënyrë të ligjshme.
“Por, dhe përtej kësaj deklarate spekulative të SHISH, ka një detaj tjetër gjysmë teknik, i cili po mbahet larg publikut. Përgjimet e ligjshme dhe përgjimet e paligjshme, janë koncepte juridike, që përdoren në gjykatë, nëse kanë fuqinë e provës, ose jo. Fjala vjen, nëse një përgjim nuk është i autorizuar nga gjykata dhe nuk ka firmën e prokurorit, nuk është i ligjshëm dhe nuk mund të përdoret në gjykatë. Për këtë jam i qartë që SHISH nuk ka bërë përgjime të paligjshme të këtij lloji, pasi personat për të cilët flitet nuk janë subjekt i ndjekjes penale, por i përndjekjes politike nga Sali Berisha. Ajo për të cilën akuzohet SHISH, është se ka furnizuar me informacion informal Sali Berishën mbi bisedat e kundërshtarëve të tij politikë brenda PD dhe jashtë PD. Kjo nuk kërkon as autorizim gjykate, as firmë prokurori dhe as ndonjë formular special, që të quhet e ligjshme. Ky është një qark i shkurtër që mbyllet mes Visho Ajazit dhe Sali Berishës dhe për këtë nuk ka kush të dëshmojë, përveç ndonjë hetimi të thellë, që të zbulojë gjurmët që kanë lënë në teknologjinë e përgjimit”, shkruan gazetari Mero Baze
Ishte Visho, s’ishte Visho
Gafën e reagimit e kuptoi shumë shpejt edhe vetë shefi i SHISH. Disa orë pas publikimit të deklaratës, nisën të hapeshin fjalë që atë e ka hartuar dikush tjetër kur z.Ajazi Lika ndodhej jashtë vendit.
Edhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, e ndihmoi në këtë pikë. Në një intervistë për shtypin ai u shpreh se deklarata e zyrës së SHISH për përgjimet, teksa kreu i institucionit, Visho Ajazi Lika ishte jashtë vendit, është bërë pa dijeninë e titullarëve.
Braho tha gjithashtu se deklarata e SHISH është më tepër pohim e shfajësim, ndërsa tha se duhet sqaruar nëse është përgjuar kryeministri dhe zyrtarët e tjerë “në mënyrë të ligjshme”. Kryeministri, sipas Brahos, duhet ta zbardhë këtë fakt, ndërsa nënvizoi se deklarata e SHISH ishte e padobishme, e parregullt dhe njëherësh tepër e gabuar.
Mbrojtja vjen andej nga pritej
Se çfarë thotë e se çfarë fsheh z.Ajazi Lika, e bën disi më të qartë fakti kush e merr në mbrojtje. Pas një fluturimi hiperbolik të Berishës nga ato të zakonshmet e tij prej shkrimtari të dështuar me Vishon, që “ka tmerruar qeveritarët trafikantë me punën e tij”, erdhi jo më larg se parmbrëmë një tjetër mbrojtje. Merret lehtë me mend nga kush: “Shërbimi ka bërë një punë të lavdërueshme. Që ka një presion mbi SHISH-in, kjo është evidente dhe është e vazhdueshme, për fat të keq. Ju garantoj që në të gjithë dijeninë time si President i Republikës, nuk ka pasur të konstatuar deri në këto momente, asnjë akt që është të jetë kryer në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me objektin e punës dhe në kundërshtim me të gjitha procedurat që i ngarkohen Shërbimit Informativ për të përmbushur detyrën e tij”. Flet Presidenti. Si përherë në unison me ish-kryeministrin.
Ka përgjuar sa i ka luajtur fenë
Visho Ajazi Lika ka përgjuar. Ka përgjuar politikanë të lartë, vetë kryeministrin aktual, kreun e Kuvendit, ish-Presidentin Topi në detyrë, gazetarë kritikë të Berishës, biznesmenë, të ndjerin Olldashi, bankierin Santo dhe lista vijon e gjatë, sepse kanë qenë persona aq të rëndësishëm, sa kanë folur me këdo që ka një fije pushtet në këtë vend.
Sado të dridhen Vishua, Berisha dhe për fat të keq Presidenti, nëpër spirale termash, fakti është fakt. Këtu është bërë një përgjim masiv, i pashembullt, që vetëm një i mësuar me pandëshkueshmërinë si Berisha mund ta guxojë dhe vetëm në një katrahurë si Shqipëria mund të ndodhë dhe të kalojë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Përgjimet kanë vazhduar deri në marsin e këtij viti.
Atëherë pse nuk ka reagime nga vetë viktimat, sidomos nga kryeministri dhe kreu i Kuvendit? – pyet me të drejtë kolegu Skënder Minxhozi, i cili drejton të përjavshmen JAVA, e cila, i parapriu skandalit të zgjeruar më pas nga DITA? Vërtet pse?!
Një ambasadë ka ndërhyrë?
Shenjat e para që reagime nuk do ketë i dha burimi i DITA-s mbi të dhënat e raportit. I pyetur se çfarë masash do merreshin për kreun e Shërbimit Informativ pas zbulimeve të këtij raporti, ai tha: “Kjo çështje nuk do diskutohet tani, pasi edhe z.Rama edhe z.Meta janë të përfshirë në axhenda më të rëndësishëm për vendin”. Dhe në një unison të çuditshëm, shpresojmë të rastësishëm edhe me vetë Ajazi-Likën, në të njëjtën ditë që ky i fundit nxori deklaratën për “përgjime të ligjshme”, deputeti socialist Qefalia, deklaronte me nxitim: “Ne nuk jemi për gjueti shtrigash. Nuk kemi ndërmend të shkarkojmë kreun e SHISH”.
Ç’ne gjithë ky merak? Çfarë i zmbrapsi pra, përpjekjet e mazhorancës për reformimin e SHISH? Si ka mundësi që e kërkuan me ngulm edhe pa u zbuluar skandali i përgjimeve, ndërsa tani që e kanë arsyen të plotë për të vepruar, tërhiqen? Këto përgjigje mazhoranca dhe opozita i kanë, publiku ende jo. Ajo që dihet thuajse me siguri të plotë është që ndërhyrja e një ambasade të huaj në Tiranë për të mos prekur kreun e SHISH, ka qenë e fortë si pranë kryeministrit Rama, ashtu edhe pranë kreut të Kuvendit. Të shpresojmë që kjo i bën vërtet mirë demokracisë dhe institucioneve të brishta në Shqipëri. Erion Habilaj

Prandaj s’behet Shqiperia, se nuk ka burra ,ben Saliu cfare i do b…..dhe gjemb nuk i hyn . U mburr Rama gjate fushates jo do t’ia kthejme Shqup -in ushtrise ,jo do t’ua marrim pasurite e vena ne menyre te paligjshm e te tjera e te tjera ,por e filloi se prapthi me prishje .Vishua pergjon keta ne pushtet e ia jep vetem Sali kriminelit dhe keta s’kane burrnine ta heqin zvarre , mos prisni te arrestohet Saliu ,asgje e ligjshme nuk ndodh ne Shqiperi.
Deri ne momentin kur akuza per pergjime te kreut te SHISH nuk eshte vertetuar me fakte e dokumenta se eshte bere ne kundershtim me ligjin, asnje qytetar apo gazetar nuk ka te drejten ta quaje kete akuze si nje te vertete absolute.
Prandaj ne nje shtet demokratik institucionet e pamvarura te tij si SHISH apo KLSH jane caktuar qe te bejne kontrollin e funksionit te shtetit.
Nese pas nje dyshimi te motivuar me ndonje fakt, me ruge ligjore mund te pergjohet edhe ndonje kryeminister apo president per te zbuluar abuzimet e tij.
Nese nje institucioni qofte edhe me nje mvartesi relative nga presidenti e kryeministri nuk i lejoheshka te zhbiroje ne veprimet abuzive te tyre, atehere kush do ti denoje veprimet antiligjore te tyre ?
Apo t’ja leme ne dore Erion Habilajt qe ta beje kete pune ?
Rama kreministri me qarraman i te gjitha kohrave , ka nje vit qe qeveris dhe asnje reform as me te rendesishmet sic eshte drejtesia , nuk ka byth te heqi nje fare Visho boshnjakon qe po i pergjon orgazmen e gruas te cdo politikani , ca mut burri dole more, karnaval fare …
Mjere populli po fukarepset dhe keta kodosha po bej kerrdin doke ndryshuar fytyren nga Demokrat ne Socialist nga Socialist ne LSI , ,,,, po si more kryeministri ime bere pakt me Ilir hajdutin e floririt per pazare te flliqura , jeni bere vrases me pages kundrejt njeri tjetrit , si pershembull tek Olldashi Demokratet e vrane Socialistet e varrosen , ok ai ishte ne llum deri ne fyt me averat qe kishte bere karrier si kriminel , po ti more kryeminister dhe urdherin per varrosjen e tije sa me shpejt , ja keto afera spo e len vendin te eci perpara , afera nm 2 banka dhe Fullharat e vodhi popullin ne mes te dites dhe ti u the Socialisteve te tu qe tu kundervun popullit tende ,qe une nuk jam prokuror as gjykates jam Kryeminister nuk eshte ne kopetencat e mia …
O Edi Rama ti nuk je gje tjeter vecse nje spurdhjak i deshtuar qe mastrubohesh perpara pasqyres …
Drejt B E N I,- “…asgjë e ligjëshme nuk ndodh në Shqipëri” !? Skena dhe prapaskena,mbushur me legena? Pyetja e z. Erion Habilaj “çpati mazhoranca që u tërhoq” qëndron si shpata e Damokleut mbi të ??? Do të bjerë një ditë dhe do t’ju japë fund tërë dërdëllitjeve rilindare? Béjeni përditë këtë pyetje ” Dita” dhe “Erion”? Jemi me ju, jo me mender mazhorancën? Nderime gazetar shpuzë!