Shenjat e para se si do të ishte “mbrojtja” nëse skandali bëhej publik, u dhanë që në reagimet e internautëve. Ditën që DITA botoi të dhënat e para nga raporti deri tani sekret, që Kuvendi ka hartuar për përgjimet në SHISH, forumi i lexuesve në DITA on-line u mbush me mysafirë të panjohur. Nga ID që nuk kanë qenë më parë prezente në DITA on-line, postoheshin poshtë lajmit të përgjimeve, komente me të njëjtën përmbajtje: “E çfarë ka të paligjshme këtu?”, ose “Mirë ua kanë bërë qenave, kur nuk ka drejtësi, le t’i përgjojnë!”.
Tentonin pra, të krijonin konfuzion tek lexuesit e tjerë, duke paraqitur si normale që Shërbimi të përgjonte kritikët e kryeministrit Sali Berisha. Dhe si për të vërtetuar se nga vinin këto postime të çuditshme, tri ditë pasi DITA nisi serinë e botimeve me të dhëna nga raporti, vjen reagimi i kreut të SHISH, Visho Ajazi.
Dukej sikur vetë Visho kishte postuar më parë komente në DITA on-line. Sepse teksti dhe logjika ishin të njëjtë. “Nuk kemi bërë asnjë përgjim të paligjshëm”. Spekulimi me përgjime të ligjshme dhe të paligjshme, është banal dhe është shumë larg thelbit të debatit që është provokuar.
Akrobacira me termat
Gjithsesi, Visho Ajazi, reagoi duke mos përgënjeshtruar asgjë. E gjithë deklarata e tij përmblidhet në fjalinë se “janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan përgjuar nga SHISH në mënyrë të paligjshme, persona publikë të profileve të ndryshme, apo ndonjë qytetar tjetër”.
Kjo deklaratë nuk përgënjeshtron faktin që nuk janë bërë përgjime, por thekson faktin se ato dhe nëse janë bërë, janë bërë në mënyrë të ligjshme.
“Por, dhe përtej kësaj deklarate spekulative të SHISH, ka një detaj tjetër gjysmë teknik, i cili po mbahet larg publikut. Përgjimet e ligjshme dhe përgjimet e paligjshme, janë koncepte juridike, që përdoren në gjykatë, nëse kanë fuqinë e provës, ose jo. Fjala vjen, nëse një përgjim nuk është i autorizuar nga gjykata dhe nuk ka firmën e prokurorit, nuk është i ligjshëm dhe nuk mund të përdoret në gjykatë. Për këtë jam i qartë që SHISH nuk ka bërë përgjime të paligjshme të këtij lloji, pasi personat për të cilët flitet nuk janë subjekt i ndjekjes penale, por i përndjekjes politike nga Sali Berisha. Ajo për të cilën akuzohet SHISH, është se ka furnizuar me informacion informal Sali Berishën mbi bisedat e kundërshtarëve të tij politikë brenda PD dhe jashtë PD. Kjo nuk kërkon as autorizim gjykate, as firmë prokurori dhe as ndonjë formular special, që të quhet e ligjshme. Ky është një qark i shkurtër që mbyllet mes Visho Ajazit dhe Sali Berishës dhe për këtë nuk ka kush të dëshmojë, përveç ndonjë hetimi të thellë, që të zbulojë gjurmët që kanë lënë në teknologjinë e përgjimit”, shkruan gazetari Mero Baze
Ishte Visho, s’ishte Visho
Gafën e reagimit e kuptoi shumë shpejt edhe vetë shefi i SHISH. Disa orë pas publikimit të deklaratës, nisën të hapeshin fjalë që atë e ka hartuar dikush tjetër kur z.Ajazi Lika ndodhej jashtë vendit.
Edhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, e ndihmoi në këtë pikë. Në një intervistë për shtypin ai u shpreh se deklarata e zyrës së SHISH për përgjimet, teksa kreu i institucionit, Visho Ajazi Lika ishte jashtë vendit, është bërë pa dijeninë e titullarëve.
Braho tha gjithashtu se deklarata e SHISH është më tepër pohim e shfajësim, ndërsa tha se duhet sqaruar nëse është përgjuar kryeministri dhe zyrtarët e tjerë “në mënyrë të ligjshme”. Kryeministri, sipas Brahos, duhet ta zbardhë këtë fakt, ndërsa nënvizoi se deklarata e SHISH ishte e padobishme, e parregullt dhe njëherësh tepër e gabuar.
Mbrojtja vjen andej nga pritej
Se çfarë thotë e se çfarë fsheh z.Ajazi Lika, e bën disi më të qartë fakti kush e merr në mbrojtje. Pas një fluturimi hiperbolik të Berishës nga ato të zakonshmet e tij prej shkrimtari të dështuar me Vishon, që “ka tmerruar qeveritarët trafikantë me punën e tij”, erdhi jo më larg se parmbrëmë një tjetër mbrojtje. Merret lehtë me mend nga kush: “Shërbimi ka bërë një punë të lavdërueshme. Që ka një presion mbi SHISH-in, kjo është evidente dhe është e vazhdueshme, për fat të keq. Ju garantoj që në të gjithë dijeninë time si President i Republikës, nuk ka pasur të konstatuar deri në këto momente, asnjë akt që është të jetë kryer në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me objektin e punës dhe në kundërshtim me të gjitha procedurat që i ngarkohen Shërbimit Informativ për të përmbushur detyrën e tij”. Flet Presidenti. Si përherë në unison me ish-kryeministrin.
Ka përgjuar sa i ka luajtur fenë
Visho Ajazi Lika ka përgjuar. Ka përgjuar politikanë të lartë, vetë kryeministrin aktual, kreun e Kuvendit, ish-Presidentin Topi në detyrë, gazetarë kritikë të Berishës, biznesmenë, të ndjerin Olldashi, bankierin Santo dhe lista vijon e gjatë, sepse kanë qenë persona aq të rëndësishëm, sa kanë folur me këdo që ka një fije pushtet në këtë vend.
Sado të dridhen Vishua, Berisha dhe për fat të keq Presidenti, nëpër spirale termash, fakti është fakt. Këtu është bërë një përgjim masiv, i pashembullt, që vetëm një i mësuar me pandëshkueshmërinë si Berisha mund ta guxojë dhe vetëm në një katrahurë si Shqipëria mund të ndodhë dhe të kalojë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Përgjimet kanë vazhduar deri në marsin e këtij viti.
Atëherë pse nuk ka reagime nga vetë viktimat, sidomos nga kryeministri dhe kreu i Kuvendit? – pyet me të drejtë kolegu Skënder Minxhozi, i cili drejton të përjavshmen JAVA, e cila, i parapriu skandalit të zgjeruar më pas nga DITA? Vërtet pse?!
Një ambasadë ka ndërhyrë?
Shenjat e para që reagime nuk do ketë i dha burimi i DITA-s mbi të dhënat e raportit. I pyetur se çfarë masash do merreshin për kreun e Shërbimit Informativ pas zbulimeve të këtij raporti, ai tha: “Kjo çështje nuk do diskutohet tani, pasi edhe z.Rama edhe z.Meta janë të përfshirë në axhenda më të rëndësishëm për vendin”. Dhe në një unison të çuditshëm, shpresojmë të rastësishëm edhe me vetë Ajazi-Likën, në të njëjtën ditë që ky i fundit nxori deklaratën për “përgjime të ligjshme”, deputeti socialist Qefalia, deklaronte me nxitim: “Ne nuk jemi për gjueti shtrigash. Nuk kemi ndërmend të shkarkojmë kreun e SHISH”.
Ç’ne gjithë ky merak? Çfarë i zmbrapsi pra, përpjekjet e mazhorancës për reformimin e SHISH? Si ka mundësi që e kërkuan me ngulm edhe pa u zbuluar skandali i përgjimeve, ndërsa tani që e kanë arsyen të plotë për të vepruar, tërhiqen? Këto përgjigje mazhoranca dhe opozita i kanë, publiku ende jo. Ajo që dihet thuajse me siguri të plotë është që ndërhyrja e një ambasade të huaj në Tiranë për të mos prekur kreun e SHISH, ka qenë e fortë si pranë kryeministrit Rama, ashtu edhe pranë kreut të Kuvendit. Të shpresojmë që kjo i bën vërtet mirë demokracisë dhe institucioneve të brishta në Shqipëri.

E nderuara redaksi e gazetes Dita, mos kini asnje dyshim, qe ne faqet onlajn, nuk futen berishianet.
Ata jane gjithmone prezent, prezent eshte edhe saliu me pinjollet e tij.
Eshte shume mire, se berishianet e shofin, se cfare mendojne shqiptaret, per sojin e tyre.
Hapu sezan , mbyllu sezan , peralle nga Rr.e Elbasanit Tirane , autor per tej Atllantikut , te nderuar redaksia e Dites jeni me kembe te lidhura ( jo goja e mendja ) si gjithe Shqiperia .
Socialistet Jane mjeshtra per te bere pordhe me rigon.Si cdo ceshtje edhe kjo do arkivohet per tu zgjidhr ne kalendat greke.Visho kanadezi do vazhdoje me sukses detyrat.Fullhani do gezoje pronat.Saliu do ligjeroje ne parlament dhe ne facebook dhe populli do te jete ne pritje te premtimeve te aventurierit kryeminister.
Mut i jati(Saliu),mut te bijte(Iliridhe Edvini),mut ai qe beri te atin (Ramizi)
Mos te harrojme per asnje moment, qe jemi ne Shqiperi dhe ne mes te shqiptareve dhe politikes se tyre kanibaliste.
Macja luan me miun, thoshte pedagogu im i vjeter, por miu luan me jeten.
Cfare mund te sillte nje dobi me te madhe, sesa nje Visho-Ajazi, i zene me presh ne duar?
Kjo eshte kuzhina Berishiane e “gatimit” te Ristaneve. Dje talente ne lemin e tyre,,,,sot papagalle te degjeneruar dhe te neveritur, per hir te asaj luges se corbes se prishur qe kane gelltitur dikur dhe qe prej se ciles iu duhet te vjellin gjithe jeten.
Kesaj i thone,,,ta shohesh kundershtarin te ngordhe, por te vrare me armet e tij.
Kesaj i thone, te tallesh prapanicat me nje kundershtar qe sillet si luan por qe nuk ka asnje dhemb me, ne goje. Pyetja nuk eshte a e ka mundur Edi Rama, Sali Berishen sepse gjithsecili e sheh dita dites kush eshte fituesi dhe kush humbesi.
Pyetja eshte,,,,,a eshte kjo menyra shteterore, e ballafaqimit me krimin? A eshte Edi Rama, instanca perfundimtare e “dhenies se meshires” ne kete Republike?
Nese po,,,atehere shqiptaret e kane paguar shtrenjte, talljen e prapanicave me luanin pa dhembe.!!
Berisha eshte nje palaco i diskretituar ,.Eshte ne pozitat e Musolinit ne fund te karieres.Ben shume mire qe merr ne mbrojtje Visho ajaz-liken.
Ore, ju te dites, po keni materiale publikojini, ose rrini urte cfare beni gam gam kot.
Nuk ka patur deri me sot ne Shqiperi asnje shef sherbimi qe nuk ka qene ne sherbim te politikaneve (shkurt “zagar pushteti”)
Kete e dine gjithe shqipetaret, cfare nuk kuptojne ne eshte
Po ju te dites per cilin “zagar” jeni ?
Na thoni emrin e rilindjes per kete pune dhe te shuajme nje kuriozitet,
nuk e kuptojme fort, cfare perfitoni materialisht qe beni kaq shume gam gam.
DITA,filloni te flisni me njeri-tjetrin me shenja si ne kohen e Neandertalit,sepse ne kohen e sotme pergjohet çdo gje.Besoj se edhe Visho nuk ka qene jashte por ne ndonje dhome pergjimi se çfare qe duke i thene ambasadori i Madagaskarit Rames dhe Berishes per Vishon vete,se nuk i beson perkthyesve.
HABILAJT
Me qe na quan internaute me te drejten e aitj qe mban thiken nga doreza, rilexo edhe nje here komentin e meposhtem, duke i hequr shkrimit tend pjesen e “presionit te ndonje ambasade”.
“Te pergjuarit pa dashje” jane pergjuar duke komunikuar me gangstere, kriminele, pedofile ndaj te cileve pergjimi ka qene legjitim.
Eshte thjesht nje vetembulim i poshtersive, heshtja ndaj krimit te shpures se Visho Likes nga Vraka, qe vazhdon te shfrytezoje “black mail”-isht zbulimet qe ka bere duke i ndare ilegalisht ato me serbo-malazezet Berishe-Shkrel-Biberaj e protektoret e tyre antishqiptare.
HAJDUTI KANADEZ EDHE MUND TE PERGJOJE,
po ajo qe nuk mund te beje eshte kalimi i te dhenave serbo-malazezeve te ketej e pertej oqeanit, te cilet e kane ngujuar ne kete post dhe e mbeshtesin me thonj, kthetra, dhembe e gançues te hekurt, deri ne zvenitje qe te mos i bjere qofte edhe nje fije floku nga rradakja e tij serbo-boshnjake, antishqiptare e perbetuar.
Dhe per ta siguruar ne poshtersine e ligjmbeshtetur te tij, i kane lejuar te kete shtetesine kanadeze qe t’ja mbathe sa syte kembet ne rrezikun me te pare. Edhe nga deklarimi i pasurise qe posedon ne bankat kanadeze ( ato qe ka vendosur ti deklaroje) del se ka nje surplus te pa justifikueshem ne pasurimin e tij.
Ky boshnjak nga Vraka e Shkodres, me kete dalje mendon se mund t’ja erresoje syte me mjegull shqiptareve qe e kane strehuar dekada me pare, ashtu ja thote rradakja e tij prej shitesi ambulant stadiumesh te karabusheve te pjekur.
Duke pergjuar “ligjerisht” Saimir Manen apo Faslliçin, apo gangstere te turnit, fut ne rrjet peshqit qe i eshte urdheruar te pergjoje: çunin qurravec te tirones Edi Kristaqin e Rameve te Vunoit, çunin e Rexhep ar-kerkuesit nga Çepani, çunin e Bashkim Tahirit te inkriminuar per shitje ilaçesh te vjedhura (i ati), çunin e Luan Veliajt qe mban me parate tona te marra borxh nga banka boterore, pedofilet e Shtepive Jetimore, apo sekretaret e Kokedhjereve te Himares po aq pedofile te felliqur te semure, çungocen e Perparim Fuges me shoqerine “bamirese” BYL-A (k-41828009-w) organizatorja e te gjitha orgjive sadomaziste fresh-G99-sorosiane te basifondeve te godinave pushtet mbartese e shume te tjere sipas orekseve te klimeberesve politike te momentit.
Edhe ky, si GjinGjonet e te shuguruares drejtesi shqiptare, apo Llallekoset e hetimeve me zgjedhje te detyruar e percaktuar saliramoberishiste, eshte tejet i kujdeseshem per te mos shkelur ligjin, duke pergjuar edhe jashte kufijve te territorit shqiptar kedo, kurdo e pa ferreshpuarje te porositurin e turnit, per ti kaluar informacionet aty ku ligji ja ndalon.
Andaj duhet shqelmbythuar nje ore e me pare nga pozita qe mban, pa pritur qe te jete teper vone edhe per EdiqurracRamet te cileve u mbulon poshtersite.
Nje koment perfekt, qe zor se mund t’i levizet presja. Pavarsisht nofkave apo pseudonimeve qe zgjedh, (shume e natyrshme) mbetesh gjithmone i sakte ne ato qe shkruan.
Korigjim i gabimit te nickut
atsh
jeni shum perfekt me shkrimin…
Ambasada Amerikane i rregullon keto pune
Duket qarte ku e merr fuqin visho, berisha, dhe nishani tek rruga e elbasanit. Po kjo eshte politike antishqiptare dhe ne interes global te fuqive te medha, qe po luajne gjithe guret gabim ne Shqiperi, ne interes te tyre, dhe ne dem te popullit shqiptar. Presim qe qeveria shqiptare te mbroje interesat e shqiptareve. Ata bejne ku gjejne shesh bejne pershesh.
E vetmja Ambasade qe nderhyn dhe i ben te zbythen Pushtet-Plehrat e ketij vendi eshte Ambasada Amerikane e perfaqsuar nga meksikano-japonezi shumekoloritesi Arvizu. Visho Ajazi Lika me dy nenshtesi (canadeze-shqipetare) i vetmi rast unik ne bote i nje kreu te spiunaxhit shteteror. Ky qen e kriminel qe nga viti 1997 si zevendes i kriminelit Gazidede akoma i ka duart me gjak shqipetari, eshte ne sherbim te CIA-s amerikane dhe te Adolf Berishes.
Ah katovica,katovica/hiq gozhdë e fut spica/ talluni,talluni me shqiptarët!? Tung!
mero baze dhe ju te dites e interpretoni gabim pergjimin e pa ligjshem ketu kemi pergjim ,cenim te jetes private nga shiku pa nje shkak cili do qofte ai dhe njeri i thjeshe dhe per interes te nje njeriu si sala qe eshte kriminel . ne qofte se nje njeri dyshohet se ben nje veper te pa ligjeshme dhe pergjohet nga shiku pa leje nga gjykata edhe mund te falet ,po jo per tekat e nje krimineli
Mos eshte ajo ambassade qe per 23 vjet resht na mbrojti ‘Burr shtetin’ qe shkateroj Shqiperine?
Just do it,tregoni pergjimet!
Më habit hapja e “kutisë së Pandorës” nga socialistët dhe mbyllja e kësaj kutie po nga socialistët !?? Në këtë kontekst analiza e z. Habilaj ka një domethënie shumë të madhe? Nderime Erion !
Enigmë socialiste apo katovica shqiptare ? @@@Më habit hapja e “kutisë së Pandorës” nga socialistët dhe mbyllja e kësaj kutie po nga socialistët !?? Në këtë kontekst analiza e z. Habilaj ka një domethënie shumë të madhe? Nderime Erion !
Me pak fjale kjo do te thote se shteti polico- agjentural, qenka instaluar per se mbari ne Shqiperi. Ketij vendi i dashka bere muti perfundimisht, para se te na e beje ai neve, shtetasve te pambrojtur.