Skandali i përgjimeve, pse heshtin “viktimat”?

Dita

Dy javë më parë, teksa shpërthente skandali i përgjimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, botonim në Java fakte tronditëse, për survejimin që pretendohet se shërbimi i ka bërë figurave më të larta të shtetit, ose më saktë kryeministrit dhe kreut të Kuvendit. Nuk përjashtohet në këtë listë, deri atëhere të mjegullt e pa shumë detaje, edhe kryetari i sotëm i opozitës, Lulzim Basha.

Pas dy javësh panorama e skandalit paraqitet e zgjeruar me emra dhe rrethana të reja. Mediat njoftuan se Rama dhe Meta janë përgjuar në mënyrë të vazhdueshme nga pranvera e vitit 2013 dhe se në llogari të tre figurojnë qindra biseda të zbardhura në sirtarët e SHISH. Nga ana tjetër, gazetat dhe televizionet kanë hedhur gjithashtu aludime për lista të gjata emërore të deputetëve të së majtës (por edhe eksponentë të djathtë parlamentarë), të cilët mund të jenë përgjuar në mënyrë të rregullt nga shërbimi, në të njëjtën periudhë kohore. Madje gazetat kanë akuzuar kreun e shërbimit se e ka vazhduar këtë veprimtari deri ditën kur është thirrur në Kuvend, për të raportuar në komisionin e sigurisë.

Ka kohë që tema e përgjimeve ka hyrë në zhargonin e përditshëm të politikës shqiptare. Muaj më parë kanë dalë fakte konkrete rreth mënyrave të përgjimit që përdoreshin ndaj opozitës së majtë, gazetarëve dhe diplomatëve të huaj, gjatë dy viteve të fundit, si dhe për pajisjet që u blenë jashtë vendit përmes kanaleve të ministrisë së mbrojtjes, për këtë qëllim. Liberalizimi ligjor që shoqëroi procesin e përgjimit, duke ja dhënë këtë të drejtë disa agjencive shtetërore njëherësh, bëri që me këtë “sport” të merreshin, veç prokurorisë e shërbimit sekret, edhe autoritetet tatimore, drejtuesit e burgjeve apo ministria e financave apo e mbrojtjes.

Shpërthimi i këtij skandali shënon fundin logjik të asaj situate që u krijua dikur, e që sot, paradoksalisht, e majta në pushtet vijon të mos e korrigjojë nga ana ligjore. Gjithsesi, fakti që krerët politikë e institucionalë rezultojnë të përgjuar, është një ngjarje e skajshme dhe tronditëse. Po aq tronditëse është që vetë “viktimat” po heshtin, duke preferuar lëvizjet nën tryezë, më shumë sesa gjestet publike. Për momentin të gjithë i fshihen kësaj situate të sikletshme, duke përdorur si “gjethe fiku” diskrecionin dhe natyrën e rezervuar të informacioneve që rrethojnë hetimin parlamentar .

Megjithatë realiteti që mbështjell këtë skandal është tejet delikat dhe potencialisht me pasoja jo të vogla për stabilitetin e sigurinë kombëtare. Fshihen si të akuzuarit, ashtu edhe ata që duhet të ishin akuzuesit. Duket si ajo paqja e brishtë e Luftës së Ftohtë, ku palët masin forcat në distancë, pa bërë asnjë hap përpara. E megjithatë, për shqiptarët e thjeshtë, kjo gjuhë shenjash nga një llogore në tjetrën, është diçka e pakuptimtë. Kryeministri, kreu i Kuvendit dhe shefi i opozitës nuk mund të heshtin përball zhurmës jo të vogël mediatike që po rrethon këtë histori, ndërkohë që eksponentë të partive të tyre, kanë lënë të kuptohet se aludimet e shtypit nuk janë të pabaza. Rama dhe Meta figurojnë sot publikisht, si persona të përgjuar nga institucioni mbi të cilin kanë të drejta dhe tagër ligjor. Është krejt e paimagjinueshme që ata janë në listën e përgjimit të shërbimit. Në të njëjtën listë ku me ligj duhet të jenë kriminelët, terroristët dhe të gjithë ata që venë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Kryeministri dhe kreu i Kuvendit duhet të sqarojnë raportin e tyre me SHISH, si një garanci e nevojshme ndaj opinionit publik, se institucionet e shtetit dhe paratë e taksapaguesve nuk janë përdorur për qëllime të mbrapshta të luftës politike.         Nga Skëndër Minxhozi/ Revista Java

Share This Article
9 Comments
  • Pse?sepse e din fort mire se per cka Kane biseduar,edhe e din se po ta dije populi,revoltohet!pra heshtin si kurvat qe Jane!

  • Ne kete kohe qe shqiptaret nuk kane me armiq por jane te rrethuar vetem me miq, mire bejne spiunet e SHISH-it qe pergjojne Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe politikane te tjere, se keshtu sterviten, e mbajne vigjilencen larte dhe e mprehin mire ate per kohe me te keqija qe mund tu vijne shqiptareve ne te ardhmen. Kryetar me largpames Sigurimi i Shtetit nuk ka patur ndonjehere.

  • Saliu nuk ka nevoje qe te pergjohet se i thote vete te gjitha ne diskutime e ne fb.dhe dihen e kuptohen te gjitha te ligat e tij.

  • “Viktimat” Ed Bojaxhiu, Ilir Kokekatrori etj nuk flasin se u dalin te palarat dhe Visho mbasi raportonte tek tutori i tij Adolf Berisha, dhe tek Ambasada Amerikane, agjent i se ciles eshte. Mjere qytetaret e ketij vendi qe i jane ngushtuar te gjitha hapsirat demokratike dhe krimi e korrupsioni e kane zene per fyti.

  • Ndoshta edhe cka ndodhi ne zyra e Tatimeve me serverin ka te beje me pislleqet e ketyre njerezve qe nuk dine me se si te zhantazhojne njeri t tjetrin. Nderkohe militantet neper forume kacafyten se kush ka supremacine e “qytetarise”, “moralit”, “etikes”, “vizionin per te ardhmen”, “kompetencat profesionale” ne politike.
    Kur do tu mbushet mendja ketyre njerezve se politikanet tane preokupohen vetem si te mbushin xhepat e te mbajne kolltuqet.

  • Vazhdon rituali i peshtire ku mediat shpifin, analistet e bejne fakt. Shkrimi i Minxhos fillon e mbaron me pandehma, ” thone ‘, ” flitet “, ” pretendohet “. Ka pastaj zhgenjim se pse nuk po reagojne ” te pergjuarit “! Por ‘ te pergjuarit ne tentative ” e dine qe kjo nuk ka ngjare dhe nuk reagojne fare duke ja lene mediave dhe analisteve imagjinaten hapur per skenare me oo7.

  • por kjo do bjeri prape ne kuris te popullit po populli shqiptar idi te gjitha por nuk u intereson sepse kokat do hani me njeri tjetrin prandaj mos umerzisni nji termet imadhe do bjeri ne parlament edo shuheni pergjithmone dhe do igezoni ato leke apo shtepi hotele etj. ne grope do imerni te gjithe ju oplera qe ruani njeri tjetrin..a. xhafa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *