Skandali i radhës në Rinas: Si vidhen valixhet e udhëtarëve

Ornela

Rinasi nuk është vetëm vendi i grabitjeve nga profesionistët që marrin paratë që bankat transferojnë jashtë shtetit, por edhe i vjedhjeve të pasagjerëve nga vetë punonjësit e TIA-s.

Sipas Report Tv pas denoncimeve të shumta të pasagjerëve për vjedhje të valixheve, policia u ka bërë një kërkesë kompanive ajrore.

Ajo kërkon që të monitorohen kamerat dhe të bëhet e mundur futja e valixheve në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit e ngarkim-shkarkimit. Punonjësit të cilët merret me ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve janë të TIA-s.

Pranë policisë janë bërë një numër i konsideruar kallëzimesh për humbjen e tableteve, celularëve dhe sendeve të tjera me vlerë.

Për sa i përket valixheve të humbura ka një dëmshpërblim nga kompania ajrore por kur ato konstatohen të vjedhura, duhet fillimisht të bëhet një hetim për të gjetur përgjegjësin për vjedhjen e kryer.

Lidhur me këtë fakt kompania e sigurisë së aeroportit nuk ka marrë masa duke mos iu përgjigjur kërkesës së policisë. Shkresa e policisë është dërguar që në datën 13 korrik.

Për sigurinë në aeroportin e Rinasit, është përgjegjëse TIA, kompania kineze e sigurisë.

Në datë 9 prill siguria në këtë aeroport u cënua rëndë pas grabitjes ku u morën miliona Euro për rreth 4 minuta.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *