“Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu, objektivi janë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me procesin, nuk ka të bëjë me rezultatin.”
Kjo ishte deklarata e ambasadorit Arvizu, ditën kur Kuvendi shkarkoi Ilirian Muhon si antar të KQZ.
Pese dite me vone, qeveria miratoi me urgjence nje vendim per prekjen e fondit reserve, ne shumen prej 40 milione lekesh te reja ose 400 mije dollare.
Vendimi eshte propozuar prej ministrise se Integrimit dhe jo asaj te Financave, dhe emergjenca per te cilen qeveria do te perdorte keto fonde ishte lobimi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Top Channel ka mundur te siguroje perms burimeve te tij, ne ministrine e financave kete vendim te keshillit te ministrave te dates 19 prill 2013, ne te cilin thuhet, se: “Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, neneve 5 dhe 45 te ligjit per Menaxhimin e Sistemit Buxhetor si dhe nenit 13 te ligjit per Buxhetin, me propozim te Ministrise se Integrimit Qeveria vendosi akordimin e 40 milione lekeve Kryeministrise”.
Parate sipas VKM-se se miratuar do te perdoren per sherbime ne fushen e kerkimeve ligjore dhe lobizmit per forcimin e marredhenieve me Republikes se Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara.
Vendimi ka hyre ne fuqi menjehere, cka do te thote qe parate kane qene te gatshme per tu perdorur nje muaj me pare.
Aktualisht Qeveria shqiptare ka marredhenie ligjore lobimi me dy kompani amerikane, Podesta Grup dhe Patton Boggs, te cilat kane qene shpesh here ne qender te polemikave pasi lobimi me se shumti eshte zhvilluar ne Departamentin e Shtetit per zbutjen e qendrimeve kritike te tij ndaj qeverise shqiptare lidhur me situaten e brendshme politike ne vend dhe gjendjen e demokracise.
Dhe keto para do te perfundojne serish per keto dy kompani, te cilat jane te perfshira aktualisht ne fushaten zgjedhore te Kryeministrit Berisha dhe partise se tij.
E kur marredheniet e kryeministrit me Shtetet e Bashkuara kane pesuar nej ftohje te dukshme pas veprimeve te njepasnjeshme te tij qe kulmuan me shkarkimin e nje anetari te KQZ dhe refuzimit te apelit per te gjetur nje zgjidhje kompromisi te krizes se krijuar ne kete komision.
Ndoshta mund te jete rastesi, qe pothuajse ne te njejten dite me miratimin e vendimit te qeverise, kompania Podesta, permes nje emaili informues derguar mediave nderkombetare merrte ne mbrojtje qeverine shqiptare dhe kishte hequr komentet kritike pikerisht per ceshtjen e KQZ-se te drejtorit per euroazine ne departamentin e shtetit Xhonatan Mur. Pas publikimit ne media te ketij email, Podesta u terhoq dhe deklaroi se ishte nje gabim te cilin e kishte korrigjuar me pas.
Por Levizja Socialiste per Integrim deklaroi se kishte me shume se dyshime qe gabimi te kishte qene I qellimshem, duke thene se ekzistojne mjaft raste te tjera qe deshmojne se Podesta po nderhyn ne politiken e brendshme dhe perms parave te taksapaguesve shqiptare po lobon politikisht per njeren pale, e cila ne kete rast eshte ajo e qeverise.
Nga Muhamed Veliu, Top Channel
PO kjo ndolli para nje muaji dhe ju e keni njoftuar 100 here per kete Podesten.Me sa duket po ju mbaron karburanti kunder Berishes para kohe e po perseritni gjerat.
Perseritja eshte nena e dijes por dhe babai i merzise.
Me duket kete te dyten po beni
Opozita ta harroje se mund te vije ne pushtet me vota. Mbeshtetja amerikane blihet me para.Dhe kjo eshte ajo qe po ben Berisha.Sa per popullin nqs nuk ngrihet e ta rrezoje Salen me protesta asgje nuk ka per te ndryshuar.
Podesta , te ngeceshin ne fyt ato para , jane djersa dhe gjaku i shqiptareve qe vazhdojne te shenojne emrin ne liste ne dyqanet e shitjes se bukes, ndersa ju negocioni prane Qeverise Amerikane per te pastruar imazhin e nje kryeministri te urryer nga me shume se 60% e ketij populli. Partia Socialiste ka pergjegjesine morale dhe ligjore tae denoncoj kete afere korruptive ne kete prag-zgjedhje. Amerika nuk blihet me para , ajo te mbeshtet e te respekton nese ti si qeveri respekton ligjet, normat, lirite dhe te drejtat demokratike te sanksionuara ne kushtetute. Asnje perpjekje abuzive nuk e shpeton kete kryeminister nga humbja e sigurt ne 23 qershor.
O Ballshi
Buken me liste e merrkeke po ama internet paske zotrrote.Mos paguaj internet te shash Berishen e blij buken.Pse shan nuk te paguan njeri vecse ne te paste punsue Rama vullnetar si ne kohen e Enverit
une shkruajta pershtypjet e mia ketu te kjo gazet por me beri shum pershtypje e hollet ketu ato qe kisha shkruatur cfar mendoja une as nuk ofendova njeri po pastaj i kishit hequr une kam respekt per kete gazet se esht gazet serjoze dhe nuk me dukeni qe te jeni te varur na te tjeret megjithate dhe aq sa kohe e mbajtet aty une ju them faleminderit