Skandali i vezëve mbërrin në Britani

Gazeta Dita

Një numër i vogël vezësh të ndotura me një insekticid helmues ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij viti.

Këto vezë me origjinë nga Holanda, gjithashtu janë gjetur edhe në Francë, sipas ministrisë Agrikulturore të vendit.

Agjensia e Standardit Ushqimor të Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se gjithsesi rreziku për publikun është shumë i ulët.

Agjensia po heton në mënyrë urgjente çështjen, por produktet e prekura tashmë nuk janë më në dyqane. Rreth 85% e vezëve të konsumuara në Britani prodhohen në vend, prandaj ekspertët thonë se nuk është e nevojshme një shmangie e konsumit të vezës.

Ky zbulim vjen vetëm një javë pasi zinxhiri i supermarketeve Aldi tërhoqi nga shitja të gjitha vezët nga dyqanet e rrjetit në Gjermani.

Tekstet kanë treguar se në to është gjetur kimikati fipronil, që mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe gjendrën tiroide. Ky insekticid mund të kurojë sëmundjet parazitare tek pulat, por nuk duhet përdorur në kafshët që prodhojnë ushqim për shkak të helmimit që shkakton.

Si pasojë, fermerët në Holandë mund të duhet të therin miliona zogj për të zhdukur gjurmët e këtij insekticidi nga rrjeti i prodhimit.

Rreth 180 pulari në Holandë janë mbyllur përkohësisht në ditët e fundit ndërkohë që vijojnë hetimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *