Skandali, Luftëtari “fiton” trofeun pa luajtur ndeshjen

Dita

Në asnjë vend të botës drejtuesit e një skuadre nuk do të mendonin për trofeun pa u luajtur më parë ndeshja. Por, një gjë e tillë nuk ndodh te skuadra e Luftëtarit, e cila luan sot takimin e fundit të kampionatit ndaj Apolonisë dhe është një hap larg titullit kampion dhe rikthimit në Superiore.

Por, mesa duket bluzinjtë nuk e konsiderojnë këtë ndeshje si reale, pasi janë të bindur te fitimi i titullit kampion. Madje klubi i Luftëtarit ka arritur deri aty sa ka bërë edhe axhendën, e cila përfshin edhe dorëzimin e trofeut për bluzinjtë në fund të sfidës që luhet në Gjirokastër.

Skandali në këtë pikë qëndron në faktin që diferenca e Luftëtarit me vendin e dytë që mbahet nga Pogradeci është vetëm dy pikë, pra një humbje e bluzinjve dhe fitore e liqenorëve, nxjerr këta të fundit kampion dhe rrjedhimisht i ngjit në Kategorinë Superiore. Por, një gjë e tillë duket se nuk ka për të ndodhur, pasi gjirokastritët janë nuk kanë asnjë dyshim te fitorja.

a7f4220debd56f6a9630663235912fb6_XL

Share This Article
1 Comment
  • E ku qendron skandali ketu?
    Cdo ekip qe eshte pretendent,do ta bente nje axhend te tille.Apo sipas jush,duhej te bente te kunderten,mos te luante fare dhe titullin ta merrte nje ekip tjeter!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *