Ngjarja me ambulancën e Pukës, e cila nuk u ndez ndërkohë që duhet të transportonte një futbollist të dëmtuar, ka sjellë pezullimin e shoferit.
Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj është pezulluar shoferi i ambulancës, pasi ka rezultuar se mosndezja e mjetit nuk ka ardhur nga defekte. MSH nuk jep detaje të tjera, ndërkohë që paralajmëron se nesër do të ketë masa të tjera për këtë rast.
Ndërkohë MSH po analizon edhe mosreagimin e infermieres në ambulancë.
Incidenti ndodhi dje në Pukë ndërkohë që luhej ndeshja mes Tërbunit dhe Teutës.
Në fillim të pjesës së dytë të lojës u dëmtua futbollisti i Tërbunit, Abel Gebor, i cili mbeti i shtrirë në fushë.
Mjeku kërkoi transportimin e tij urgjent në spital.
Fillimisht, shoferi nuk ishte në vendin e vet. Më pas, kur shoferi shkoi të ndizte makinën, ajo nuk ndizej dhe u desh tërheqja me kavo nga zjarrfikësja. / Dita /

I vogli e han i pari , por makine Nuk ishte sa ambulance nje furgon i thjeshte , or minister duhet te japesh ti i pari dorheqje tung
Po ca ke me shoferin o te shtrifsha kabllin mu ne minister leshi qe je ti o alabak. Ca faji ka shoferi kur ju nuk hapni as fond per riparimin e mjeteve, kur i lini pa nafte ambulanca zjarrfikse dhe makina policie. E per vete doni Jaguar. Jazek ju qofte.
Ketu shoferat drejtojne bashkite,edhe ministrite,prandaj mos e nenvleresoni shoferin!
Bravo i pakorruptueshmi Beqaj. Ketu fillon kthesa e madhe. Shoferi eshte ” deshmori ” i pare ne luften pa kompromis kunder anti – korrupsionit qe ka filluar Ministri Beqaj.