Shpëtim Idrizi dhe anëtarë të partisë së tij kanë qenë dje në Kllogjer dhe Qafë-Botë për të përkujtuar gjenocidin grek mbi popullsinë çame gjatë viteve 1913 – 1944. Po ashtu zyra e shtypit të PDIU lajmëroi se janë inauguruar edhe varrezat në Kllogjer në nder të të rënëve çamë gjatë gjenocidit. Në fakt që të dyja këto janë mashtrime dhe lojëra që po bëhen ndaj komunitetit çam që besojnë ende te Idrizi. Dita përkujtimore ndaj gjenocidit grek ndaj popullsisë çame është caktuar 27 qershori qysh prej vitit 1994 me dekret të presidentit të asaj kohe. Po ashtu edhe varrezat që janë dhënë më shumë se 1 miliardë lekë fond ende nuk janë përfunduar dhe këtë e tregoi edhe fakti që Idrizi nuk u afrua në asnjë moment për t’i filmuar mediat.
Dita e gjenocidit
Dekreti me numër 7839 i datës 30 qershor 1994 është pikërisht dekreti që shpall 27 qershorin si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek” dhe ngritjen e një memoriali në Konispol (siç mund ta shikoni dhe në vendimin përbri të vitit 1994). Për arsye elektorale, Idrizi dhe të vetët vendosën ta spostonin si datë, duke e sjellë tetë ditë më përpara. Kjo tregon edhe qasjen që ka kreu i PDIU me çështjen çame dhe mënyra se si e shikon ai kauzën e një shtrese që nuk u përndoq vetëm nga grekët por dhe nga vetë shteti shqiptar për vite me radhë. Vetë kreu i PDIU nuk dha asnjë shpjegim pse mori këtë vendim për të spostuar një datë që është historike dhe e shenjtë për komunitetin. Shumë pjesëtarë të këtij komuniteti janë ndjerë të indinjuar dhe kanë paralajmëruar se do të ruajnë traditën për të shkuar në Qafë-Botë më 27 qershor për të përkujtuar të afërm të tyre që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913 – 1944. Të njëjtën gjë kanë paralajmëruar edhe drejtues të partisë që përfaqëson komunitetin çam në këto zgjedhje, Aleanca Popullore që është shprehur se do të përkujtojë gjenocidin pikërisht më 27 qershor.
Tenderi dhe varrezat e Kllogjerit
Mashtrimi i dytë i zotit Idrizi lidhet me përfundimin e varrit monumental në Kllogjer. Ky monument ende nuk ka përfunduar edhe pse ishte caktuar muaji qershor si afat përfundimtar. Tenderi për ndërtimin e kësaj vepre u zhvillua në shtator të vitit të shkuar dhe fituese u shpall firma që kishte për bashkëaksionerë edhe deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri. Firma Blumar-Skelë ka si administrator “çamin” italian Salvatore Costanzo. Projekti ishte që kjo vepër do të realizohej në sajë të një fondi prej 123 milionë lekësh të dhëna nga qeveria shqiptare për Komunën Markat. Guri i parë i punimeve u vendos në Kllogjer gjatë homazheve qershorin e vitit të kaluar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe ai i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Ideja e kësaj Varreze Monumentale erdhi si përkujtesë e atij gjenocidi të egër grek i viteve 1913 – 1945, që u mori jetën me tortura nga më monstruozet qindra burrave, grave e fëmijëve çamë. Sipërfaqja që do të zërë ndërtimi i Varrezës Monumentale është 9810 m2. Ajo është projektuar me disa objekte të ndërthurura mes njëri-tjetrës. Një portë hyrëse dhe më pas disa shtëpi e objekte të rrënuara, të cilat japin imazhin e shtëpive të braktisura në Çamëri.
Dojaka: Shpëtim Idrizi po përdor çështjen çame për fushatë
Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka gjatë një interviste në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare komentoi dhe gjestin e Shpëtim Idrizit për të spostuar datën e kujtimit të gjenocidit grek ndaj popullsisë çame. Dojaka akuzoi kreun e PDIU se po përdor çështjen çame për interesa personale dhe elektorale. “Kjo është ndoshta një nga arsyet ku unë do të tentoja të isha më i heshtur, por nuk mund të rri pa denoncuar përdorimin e radhës, ndoshta më të kobshin që Shpëtim Idrizi po i bën çështjes çame. Këtë e them për arsyen e vetme se komuniteti çam genodicin e tij që mban mbi shpinë prej 70 vitesh, që nga viti 1994 e përkujton këtë datë më 27 qershor. Kjo datë nuk është e rastësishme, por është vendosur më 30 qershor të vitit 1994. Këtë datë nuk e shpall as Shpëtim Idrizi, as Artur Dojaka. Kjo datë tregon edhe njëherë përdorimin që Shpëtim Idrizi i ka bërë çështjes çame për ta futur atë në fushatë. Të kishim pritur edhe këtë javë për të përkujtuar këtë datë. Është hera e parë që ndodh diçka e tillë dhe në fakt komuniteti çam e ka bojkotuar vajtjen në Kllogjer”, u shpreh kreu i AP-së. Sipas tij është 27 qershori data e gjenocidit. “E sjell në datën 19 qershor thjesht që të jetë para votimeve. Ndërkohë që s’bën vaki që në varreza dikush të tundë flamur partiak. Shpëtim Idrizi e bën këtë me flamujt e PDIU, por në të njëjtën kohë ne shikojmë që aty nuk ka asgjë për t’u përuruar. Janë disa skeleri, disa punime të papërfunduara të cilat jo pak por kanë fituar një tender prej 1 miliardë lekësh të qytetarëve shqiptarë dhe kjo nga një kompani “Blumar-Skelë” sh.p.k nga një çam 100 karat Salvatore Kostanco. Unë dua të garantoj jo vetëm komunitetin çam, por mbarë shqiptarët që kushdo që ka ngjyer majën e lapsit, gishtin, kovën e eskavatorit apo çdo gjë tjetër, pas datës 23 qershorit do të përgjigjet për këtë pikë. Ne jemi të hapur që të bashkohen të gjithë me ne, por jo për afera korruptive. Por të bashkohen të gjithë për atë amanet që ne kemi mbi supe. Kjo është ajo çka Aleanca Popullore ofron”, përfundoi Dojaka.
Dekreti për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek” dhe ngritjen e një memoriali në Konispol
L I G J
Nr.7839, datë 30.6.1994
PER SHPALLJEN E 27 QERSHORIT NE KALENDARIN KOMBETAR
“DITA E GENOCIDIT NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE NGA SHOVINIZMI
GREK” DHE NGRITJEN E NJE MEMORIALI NE KONISPOL
Në mbështetje të nenit 16 te ligjit nr. 7491, datë
29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim të
një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I :
Neni 1
Dita 27 qershor shpallet në kalendarin kombëtar “DITA E
GENOCIDIT NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE NGA SHOVINISTET GREKE”.
Neni 2
Të ngrihet në Konispol një Memorial në kujtim të viktimave
të këtij genocidi.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr. 885, date 12.7.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Firma fituese e tenderit
KOMUNA MARKAT
FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT
[ Ref. -63351 – 09 – 13 – 2012 ]
[Data 12.11.2012 ]
Për: Shoqerine “BLUMAR SKELE” sh.p.k Vlore
Me Drejtues Z. SALVATORE COSTANZO
Procedura e prokurimit: PROCEDURE E HAPUR
Përshkrim i shkurtër i kontratës: “ Vorreza Monumentale e Shqipetareve te Camerise “Qafebote” Kllogjer” KOMUNA MARKAT
Fondi limit pa T.V.SH. 99.648.850 leke ( pa t.v.sh)
( Nentedhjet e nente milion e gjashteqind e dyzet e tete mije e teteqind e
pesedhjet) Fondi vene ne dispozicion nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve.
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike dt.
02.07.2012



kot bejne kto PDIU e idrizi sikur do kujdesen per camet se si saliu jane qe te gjithe
e kane mendjen te leku
do jua tregojme me 23 qershor me vote vendin po he!
Idrizi nuk mund te jete me perfaqesuesi i ceshtjes came sepse ai i tradhetoje ata qe kur u fut ne qeverine e Berishes vetem e vetem per te marre nje karrige ne pushtet dhe jo per ceshtjen e vertet came por per kete do te marre denim me vote nga ky komunitet i nderuar
Ceshtja came eshte nje ceshtje kombetare dhe si e tille duhet te kishte qene prioritet i kesaj pseudo qeverie qe ka qene ne pushtet keto tete vite, por qeveria Berisha dhe Idrizi skane bere asgje per ta madje jane bashkuar bashke per te shfrytezuar votat e cameve, kjo nuk ka per te ndodhur me sepse camet e kane kuptuar qe Idrizi eshte vetem nje matrapaz karrigesh
po normale qe skandal do te behej edhe me ceshtjen e cameve dhe fondet per ta sepse qeveria eshte aq e uritur per leke tashme qe e ka kuptuar qe pushteti po i shpeton nga duart sa qe jane gati te bejne cdo gje
ky pra esht idrizi ehuuu ky nuk prezanton camet ky prezanton kodeshllekun dhe vjedhjen! ky esht nga ata qe snjohin asgje vetem korrupsion!! e ka mesu nano mir ne kohen e doganave 😉
lojrat qe ben idrizi me camet jan te panumerta por paturpsia me e madhe esht kur na beri rezoluten came, na beri propaganda me rezoluten e tij dhe kur saliu i tha qe pusho se skam ndermen me bo gje per camet pushoj idrizi se e ka menjen per ca veni ne ministri nuk e ka menjen per camet! kU SHKOJ LIGJI I LUFTES IDRIZ??
idrizi e ka menjen per ndonje post ne ministrir!! saliu ja paska percu me keq virusin se nano!! ben sic do vet idrizi!! partia came esht partia me hipokrite qe kam par ndonje her ! te tallesh dhe te mashtron nje papull kaq te vuajtur hesht meskin …
Kjo eshte skandaloze, e patolerueshme se si ende sot kjo ceshtje perdoret vetem per qellime fushate, pervecse kjo ceshtje nuk eshte bere rend dite ne Parlament, tani mohohet edhe historia permes nderrimit te dates.
Po keta jane njerezit e interesit, qe vene gjithmone pasurimin dhe karrigen e vet perpara kauzave madhore qe ka kombi.
– Cfare lajmi !?? Fushata permbyllese e PDIU u be pikerisht aty ku shvillohet ceremonia perkujtimore e perviteshme. Data 27 eshte date perkujtimore per te gjith shqiptaret ! ……cfaere ndodhi!??
eshte nje turp i vertete kjo qe idrizi po i ben komunitetit cam
si mundet qee njeri qe eshte ne listat e berishes tek vendet e sigurta te beje sot thirrje per te votuar PDIU me pretekstin e nje kauze por qe as kauze nuk eshte me
Fakti qe ai po abuzonte me ceshtjen came dihej por qe do te arrinnte deri ne kete fare pike askujt nuk ia kishte marre mendja.turp i vertete
kjo gje qe ka bere kjo parti eshte totalisht e turpshme dhe po tallet me simbolet kombetare po tallet me shqiperine dhe shqipatret dhe me simbolin e aprtise came dhe kjo eshte nje tjeter aryse per tmos e votuar ekt eparti
nuk mund te perdhoshes simbolet komebtare te cameve duke bere nje miting ne varreza sepse kjo eshte shuem shuem fyese per vendin dhe per ate cka ata perfaqesoje,ky shpetim idirizi eshte totalisht gomar
interesi e ka shenderruar kete shpetim idrizin dhe partine e tij pseudo came ne nje aprti teper te ndryre qe ka perdhorsur simbolet kombetare ka perdhosur vendin ak perdhosur imazhine cameve kjo e ben ate njeri te lig e te dnryre
“…se si e shikon ai kauzen e nje shtrese, qe nuk u perndoq vetem nga greket, POR dhe nga vet shteti shqiptar per vite me radhe.”(?!) Jam deshmitar i gjalle e deklaroj se:- Me mbritjen e mjafte Vellezerve Cam ne Minieren e Selenices, Adem Jaho arriti te punoje N/Drejtor i Minieres e me pas Drejtor i N.F.P. Deri sa doli ne Pension. Ishte dhe antar i PPSH., Halit Osmani arriti deri Shef Reparti ne Miniere, edhe ai antar i PPSH. “Hoxha”-Cam ne sherbim te komunitetit Islam, po ne Selenice. Gjithe familjet Came u strehuan ne banesa te ngritura pas Clirimit, me nje kujdes te vecante! Femijet ne shkollen 7 vjecare bashke me ne vendasit. Ne Universitetin e Tiranes kishja shok Namik Myrtezain, qe u diplomua Gjeolog e punoi ne N.Nx.Naftes ne Gorisht. Aty u njoha dhe me gjeologun Selman Mezanin e Teknikun Elektrik Petrit Myrtezai Antar i PPSH. Nipi im Kostandini u martua me Elisabeten-came dhe kane ‘nje tufe’ me femije.! Kush mohon KUJDESIN e Qeverise Shqiptare per Vellezerit Cam i Jane ERRUR syte, ne mos me KEQ!
esht etotalisht e pa imagjinueshme dhe totalisht e frikshme ajo cka beri dje en miting shpetim idrizi em aprtine e tij t endrye dhe kjo e ben ket eparti te lig kete parti e eben thejsht parti epr interesa parash e jo parti vlerash
prandaj ne 23 qerhsor mbeshtesni edi ramen mbeshtesni aprtine soialist emebshtesni alternativene rilindjes mbeshtesni shqiperien europiane mbeshtesni alternativen me te mire epr rilidnjen e vendit
kosova fitoi se egzistonte faktori i brendshem
uçk me patriotet kosovare jane faktori vendimtar i pavaresise nga serbia
ne tokat e çameve nuk ka popullsi çame qe te ngrihet kunder pushtuesve greke te camerise,ashtu si u ngriten kosovaret kunder pushtimit serb te kosoves
edhe faktori nderkombetar te ndihmon kur ti ngrihesh kunder pushtuesit
eshe shqiperia eshte e pushtuar nga vicidoli por te huajt nuk na ndihmojne po nuk u ngritem vete kunder pushtuesit sali berisha
ne skemi denuar akoma genocidin e shqiptareve ndaj shqiptareve ktu e 70 vjet rasti i fundit djegja e te persekutuarve politike,21 janarin etj , kerkojme ndjenje kombetare kur na mungon ,hapu dhe te futesh …………..
Shpetim Idrizi nuk eshte gje tjeter vecse nje pinjoll i Fatos Nanos,nga i cili u be i pasur (Drejtor i Pergjithshem i Doganave,kur keto kane qene ne apogjeun e korrupsionit).Sigurisht ai qe eshte mesuar me keto maniera fitimi, nuk mund te heqe dore kurre nga to,pavaresisht nga ndryshimi i herepashershem i ngjyres poltike.
Vellezer came, mos besoni nje person qe ju genjen kaq hapur. Ai ju thote se ka miratuar rezoluten came, nuk e ka bere.Ai ju premton zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.Nuk mund ta beje nen ombrellen e Berishes,pasi ai eshte humbes dhe antishqiptar. Ju e dini se ai shiti ujrat shqiptare pikerisht tek ata qe ju kane masakruar ju dhe familjet tuaja. I vetmi objektiv i z. Idrizi eshte pasurimi i metejshem i tij dhe jo ceshtja came.