Skandali me ilaçet në Shkodër, shtyhet seanca për njohjen me masën e sigurisë

Ornela

Gjykata e Shkodrës ka shtyrë seancën për njohjen me masën e sigurisë për të arrestuarit e skandalit të ilaçeve. Pala mbrojtëse kërkoi kohë nga Gjykata dhe prokuroria për t’u njohur me akuzat.

Ky vendim unanim u mirëprit nga palët dhe seanca u la për të shtunën në mëngjes në orën 09:00.

Të arrestuar janë mjekët Përparim Çela e Luan Dragusha dhe infermierin Renato Kepi. Kurse në arrest shtëpie janë punonjësit Amanda Matlija, Juliana Zhuri e Albana Mehmetaj dhe farmacistja Karmen Kaculi. Kurse shpallur në kërkim mjekët Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi.

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë porositur e prokuruar pas miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ilaçe dhe materiale mjekësore për kabinetin e hemodinamikës, në një sasi jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti të spitalit rajonal të Shkodrës.

Vlera e materialeve të porositura për vitin 2016-2017 shkon në shifrën mbi 570 milionë lekë. Një ditë më pas kolegët e tyre dolën në mbrojtje dhe i kërkuan prokurorisë të rishikojë akuzat.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Dita.
    570 milion te reja ?
    Saktesojeni sepse ju gazetaret akoma nuk e dini qe leku ka ndryshuar qe ne vitin 1964.
    Kerkoni te zmadhoni shifrat qe lajmi te jete bombastik

    • Po pak te duket krimi ty?
      Nuk shikon faktin qe shtyhet gjyqi, per ti harruar dhe falur.
      Pretendo drejtesi ne kete vend.
      Keta duhet te gjykohen jo vetem per shperdorim detyre, por dhe per bashkepunim ne vjedhje. Krim i organizuar. Dhe me rende nga c’e paraqet Dita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *