Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas skandalit në Maqedoni me diskriminimin e shqiptarëve, të cilët u lanë jashtë çdo elementi në organizimin e ndeshjes e Supërkupës së Europës mes Real Madrid dhe Manchester United.
Në ceremonitë para dhe pas ndeshjes por edhe në stadium nuk pati asnjë element shqiptar, edhe pse shqiptarët janë shtetformues në Maqedoni dhe jo thjesht minoritet.
Për deputetin, sjellja e organizatorëve të ndeshjes është e papranueshme, provinciale dhe e kompleksuar.
STATUSI I SALIANJIT
E papranueshme, provinciale, organizimi dhe sjellja me komplekse e organizatorëve të ndeshjes së Shkupit. E papranueshme që në një qytet ku shqiptarët janë konsiderueshëm dhe në një Republike ku shqiptarët janë me rëndësi politike dhe sociale duke qenë rreth 40% të popullsisë, të tentohet të manipulojnë mbi 1 miliard shikues, duke evidentuar vetëm elemente kulturore sllave.
Do të ishte nder përveçse detyrim për organizatorët që vallet, veshja tradicionale, muzika e trevave shqiptare në Maqedoni, apo çdo element kulturor të përfshihej në program dhe të paraqiste realitetin e një shteti të ndërtuar dhe të mbajtur në këmbë edhe nga shqiptarët si pjesë e rëndësishme e shtetformimit!
Mentalitet ballkanas dhe provincial që për fat të keq gjen vend dhe në sport që duhet të shërbente si bashkues dhe promovues i vlerave të përbashkëta!

Ik or trap.keta idiote s’kane te mbaruar me idiotesite e tyre.pa tjeter duhej te ishte prezantuar edhe shqip cdo gje.Prit or trap , aty ka qene si lufte ndaj shqiptareve ky don drejt e thelen e madhe.
Nje idiotesi e shqiptarit nga Shqiperia, tamam idiotesi deputeti, per organizmin e ceremonise hapese te ndeshjes se superkupave te Europes ne Maqedoni. Aktiviteti dhe gjithe ceremonia ne keto raste nuk jane ne dore te maqedonasve dhe as te kujtdo tjeter vendi organizator, por vetem te UEFA-s qe organizon aktivitetin. Ne ceremonine hapese ishin vetem dy valle, qe pretendohet se ishin maqedonase, per nga kostumet e valltareve, por qe nuk dihet realisht se cfare ishin. Edhe nje idiotesi tjeter e deputetit demokrat: Salianji thote se ne Maqedoni “shqiptaret jane 40 perqind e popullsise”. Mbrockulla.
Keshtu, Saliani e ka filluar mbare politiken kombetare.
E para here , ne keto 27 vjet tranzicion , qe po shoh nje eksponent te PD-se te trajtoje drejt e me sens shqiptari , nje problem kombetar ! Nuk i di arsyet dhe nuk me interesojne , por flas persa shoh te shkruhet .
Antipatia e thelle , qe na eshte krijuar per ate parti , vjen si rezultat i qendrimit te pa tundur , hap me hap antikombetar , i lidereve te saj , deri me sot ! Populli eshte shume i ndjeshem ne kete drejtim . Kur te sheh si zjarr venes i luftes civile , carjes se unitetit Veri-Juge , ben sherbime te cmuara per fqinjet , me kosto te larte per vendin (si me Janullaqosin , faljen e qindra km2 det Greqise , futja ne Keshillin e Sigurise Kombetare te nje eksponenti te sherbimit sekret serb e nje varg i gjate me bema te tilla , qe t`i sjellin zorret te goja , jane pikerisht keto , qe e kane neveritur popullin ndaj PD-se dhe, sa here permendet kjo , kujtojne Saliun ,Gazideden, e nje hordhi te tere serbe neper institucionet e larta shteterore ! Sot u dha njoftimi se serbi Visho Ajazi,nga mikro-minoriteti serb ne Shkoder , plotesoi mandatin , qe nuk arriti ta mbylle gjakesori antishqiptar Bashkim Gazidedja ! Askush nuk flet nje fjale te mire per te, sepse , sado qe te kerkoje , nuk mund te gjeje as formalisht dicka pozitive . Vetem idjoti kryeminister, na e dekoroi fshehur ,( per merita antikombetare sigurisht),qe s`dihet ku fle lepuri dhe ke do vene , ndonje serb apo grek , ne vend te tij !