Skandali me skelat, kreu i Parkut të Apolonisë: U dëmtua vetëm imazhi

Bledar Lumani

Marin Haxhimihali, drejtor i Parkut Arkeologjik të Aplonisë, e ka quajtur një debat bosh vendosjen e disa skelave në këtë park.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë rrezik për dëmtimin e Parkut të Apolonisë.

Ai thotë për “GSH” se kjo çështje u fry artificialisht nga mediat.

Sipas tij, e vetmja gjë që u dëmtua nga vendosja e skelave për një festë të “Bankers Petrolium”, ishte imazhi.

Nëse në terren nuk u konstatuan dëme, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për imazhin e Apolonisë, që mori një goditje të madhe. Vetëm dy ditë pas përfundimit të eventit, në ceremoninë e festës Kombëtare të Francës në Muzeun Historik Kombëtar, konstatova se deri në ç’shkallë ishte keqinformuar publiku”, shprehet ai.

“U krijua një zhurmë e madhe mediatike, thua se e gjithë Apolonia po gjymtohej me saldatriçe. Ende sot nuk e kuptoj se ç’e bëri bashkë gjithë atë aradhë heteroklite, kujdesi për trashëgiminë nuk do të ishte përgjigjja e duhur, pasi shumë syresh kanë qenë në poste të larta drejtuese të kulturës dhe të arkeologjisë kur kanë ndodhur katastrofa të vërteta si shembja e Teatrit Antik, gërryerja e Murit të Amforave e këta jo që s’janë bërë të gjallë, por në disa raste edhe kanë justifikuar fajtorët.

Por përtej këtyre personave, për shumicën e publikut gjykoj se ishte një problem komunikimi”, thotë Haxhimihajli.

b.l

 

Share This Article
4 Comments
  • oooo Haxhi…, fakti qe se kupton, tregon. Meqe te tjeret kane bere namin, ti te lesh nishanin. E cfar te beni tjeter, sgjen ne tere Shqiperine nje statuje me koke. Nje koke, nje koke, nje koke….qiell e dhe per nje koke! ops, kte se kam thene une

  • Hajde drejtor hajde,
    shko ngri nje skele ne oborrin e kryeministrise, mbaro festen se nuk gje, asgje nuk prishet.
    Kush i emeron keta soj drejtoresh ?

  • Mire o pleher mbase ja hodhe more ndonje grushte me para dhe na e dhe kete interviste se nuk paska asgje te keqe. Nese kjo ngjarje do kishte ndodhur ne ndonje shtet tjeter ajo kompania do na e kishte pare hallin pa nje 10 milion dollaresh zor se do kishte shpetuar . Po ti or Marin leshi do jesh i asaj kohe kur policia te ndalonte ne rruge per asgje dhe jepte drejtimin ME MIRE 10 PER SALEN APO 5 PER LALEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *