Skandali me tenderin e policisë/ Mungojnë 239 mijë artikuj, kapele uniforma dhe këpucët dimërore, verore dhe të plazhit

entela

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucet e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

Kjo e dhënë që llogaritet si dëm ekonomik nga gjykata e posaçme rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave , për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë, por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në garë ka edhe abuzime të tjera që lidhen me cilësinë dhe sasinë e çështjeve policore.

Por ish-drejtoresha e blerjeve të përqendruara Edlira Naqellari thotë se prej vitesh policia shqiptare është veshur me donacione të shteteve të ndryshme ku përfshihet dhe Turqia dhe se edhe sot , policia e shtetit nuk e ka të qartë se sa është numri i efektivëve përderisa shumë të rinj rekrutohen e të tjerë dalin në pension apo lirohen nga detyra.

Po dëshmia me interesante është ajo e një ish-polici që e prezanton veten si themelues i komisariatit dixhital, një institucion virtual tek i cili janë dorëzuar mjaft denoncime që nga parkimet e gabuara, ndërtimet e paligjshme dhe shpërdorimet e detyrës.

Për këtë arsye i dyshuari Klevis Hasani shton se ka qenë bashkëpunues me SPAK dhe i është përgjigjur çdo pyetjeje të prokurorit.

Të tjerë kërkojnë të lirohen me argumentin se kanë probleme shëndetësore apo se duan që qëndrojnë pranë të afërmve dhe familjes.

 

e.r/dita

Share This Article
9 Comments
  • Hajdute e babezitur te PS nuk kane te ngopur. Po.te ndodhte ky korrupsion ne nje shtet perendimor ,I pari i qe duhet te jepte doreheqje ishte ministri dhe kryeministri.

  • Problemi nuk eshte ky : problemi qe po tregohet eshte se nuk ka shtet : nuk kontrolohet asgje as minimalja si sa pagova e sa morra! Atehere lind pyetja pse harxhojme aq shume per te paguar nenpuneset e shtetit( pseudoshtetit?) kot?!
    Ministrat a lexojne ndonje here rapportet e administrates?! A kontrollojne ku shpenzohen paret?! Po ktyeministri a shikon nfonje here keto shifra?! Po komisionet e Kuvendit qe kane per detyre te kontrollojne pushtetin e qeverine e te keekojne logari per buxhetin qe votojne a kerkojne shpegime per pse ndodhin e si munden me ndodh keto jorrlleqe me paret e taxpagueseve shqiptar?! Deri kur keshtu?!

    • Populli ne degradim te plote. Nuk ka asnje reagim. Na vjedhin dhe grabisin ata qe duhet te garantojne zbatimin e ligjit. Shteti eshte i kapur nga krimi.

  • O Mazlum, po sepse eshte e drejta jone te komentojme edhe pa pelqomin tuaj! Liria venitet kur nuk e perdo rish!
    Sa per ato qe permend, po ato flejne rahat derisa ka njereze si ju qe intimidojne te tjeret edhe i dekurajojne me protestuar!
    Kur te behemi 100 te vendosur me iu treguar vendin se meritojne( burgun) ki me pa sa zbuten e behen te degjueshme!
    Pra po qillimi ime eshte te ndergjegjesohen 100 a nje mije shqiptare! Me majtojne sa per fillim!

    • Lili, eshte e kote te pretendosh qe shteti te bej kontroll, sepse vete shteti eshte hajduti numer nje i shqiptareve dhe i fondeve publike. Ky nuk eshte shtet por kaste kriminale me pushtet. Keta policet qe ankohen per uniformat turren si zagare kunder fshatareve qe shesin nje kile qepe, ama e ulin kurrizin deri ne toke kur kalon shefi perpara.Shqiptaret jane si buburrece, boll te hane vete, dhe te heqin bythen menjane po ju rrezikua vendi i punes. Dhe behen trima me te dobetit. Pune muti ky popull. Te shikosh dhe keta te rinjte e Ramutit, njeri me dallkauk nga tjetri, plus shemtise se moralit i shtohet dhe injoranca e thelle e kesaj ndyresie qe sot quhet shoqeri shqiptare. Rriten me mentalitet feudali, qe ajo qe kane u takon. Prandaj vene e marrin dhe arken e peshkut hanemet e Ramutit, se ,mendojne qe u takon. Kur marrin te tjeret me qindra miliona pse te mos marrin dhe ata. Keshtu vazhdon zinxhiri i deformimit mendor dhe fizik se bashku. Shikoji, nuk dine te lidhin dy fjale, dhe duken si me te meta mendore kur flasin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *