Skandali në Hungari, Banka Qendrore shpërndan 1 miliardë $ për gazetarë pro qeveritarë

Elton Tafaruci

Në të gjitha vendet e botës, politikanët “flirtojnë” me gazetarët dhe anasjelltas, por rasti i Hungarisë duket se është më flagranti.

Banka Qendrore në vend ka shpërndarë rreth 1 miliardë dollarë në formë donacionesh për gazetarët pro qeverisë.

Paratë janë shpërndarë përmes një rrjeti fondacionesh të krijuara. Banka është vendosur në mënyrë të drejtpërdrejtë në shërbim të qeverisë dhe aleatëve të saj. Financimet kanë nisur që prej vitit 2014 në 6 fondacione të ngritura, në shumë totale 1 miliardë dollarë.

Shuma është e lartë për vendin, pasi GDP-ja e saj është 125 miliardë $ vitin e kaluar. Më konkretisht, banka ka dhënë grante për një botues të krahut të djathtë për të botuar libra apo për të paguar gazetarë pro qeverisë.

Skandali thonë ekspertët, ka dëmtuar rëndë imazhin e bankës dhe pavarësisë së saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *