Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Skandali: Peruani është liruar me një urdhër nga lart, duke shkelur të gjitha procedurat
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Skandali: Peruani është liruar me një urdhër nga lart, duke shkelur të gjitha procedurat
Lajmi i fundit

Skandali: Peruani është liruar me një urdhër nga lart, duke shkelur të gjitha procedurat

editor
Published January 13, 2013
Share
SHARE
Policia e Shtetit është bërë pjesë e një historie që me kalimin e orëve po merr përmasat e një skandali. Ish-ministri i Jashtëm i Perusë, i cili është i kërkuar nga Interpoli është ndaluar nga policia dhe më pas në rrethana të pazbardhura është lënë sërish i lirë. Uniformat blu ditën e premte pasi kanë ndaluar Augusto Blacker Miller kanë njoftuar prokurorin e gatshëm për ngjarjen. Burime nga prokuroria për gazetën “DITA” bëjnë me dije se policia ka marr mendimin e prokurorisë për ndalimin e ish-ministrit të Jashtëm peruan.
Peruani eshte shoqeruar nga policia, eshte njoftuar prkurori i gatshem, por me pas sipas prokurorise policia nuk ka sjell asnje material per kete person. Dmth eshte ndaluar dhe me pas u lirua nga policia dhe nuk i kane nisur fare letrat ne prokurori. Sipas prokurorise, eshte marre mendim per arrestimin dhe i eshte thene OK, arrestojeni. Por me pas e kane shoqeruar por nuk e kane sjell fare proceduren normale ne prokurori.  Sipas pburimit te DITA ne Prokurori “ne kemi kerkuar qe pasi te ndalohet te shohim nese Peruja e ka ratifikuar konventen e ekstradimeve qe mund ta mbanim, por policia nuk e ka sjelle fare. Eshte liruar me urdher “nga lart”.

Policia: S’e kemi arrestuar

Edhe Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin për arrestimin e ish-ministrit peruan, Blacker Miller. Në një deklaratë për shtyp, Policia e Shtetit sqaron se nuk ka arrestuar shtetasin Augusto Blacker Miller. Uniformat blu shtojnë se ky person nuk rezulton në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht. “Lidhur me njoftimin e dhënë në disa media të shkruara dhe vizive, në lidhje me arrestimin nga strukturat e Policia e Shtetit shtetasit Augusto Blacker Miller, ju bëjmë me dije se:  Nga strukturat policore të Policisë së Shtetit nuk është arrestuar ndonjë shtetas Peruan me emrin Augusto Blacker Miller”, thuhet në njoftim. Por komunikimi paraprak me prokurorine tregon se policia ka kryer nje mashtrim publik ne kete rasst. Ngjashem me rastin Fazllic kohe me pare.
editor January 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?