Skandali, Shqipëria ndryshon këngën e Elhaidës për në Eurovizion

redaktor

Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani do të përfaqësoj vendin tonë në Eurovizion me një këngë tjetër dhe jo me këngën “Diell” me të cilën u shpall dhe fituese.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Dani nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook, duke shpjeguar se autori i këngës Aldo Shllaku ka tërhequr këngën për arsye personale.

Mendoj se është e drejtë t’ju komunikoj personalisht vendimin e marrë dhe më është komunikuar së fundmi.  Këtë vit do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me një këngë tjetër nga ajo me të cilën u shpalla fituese e FiK,,, në dhjetor të vitit të kaluar.  Ky lajm do bëhet publik dhe zyrtar së shpejti, por dëshiroja që të isha unë ajo që jua komunikoj për herë të parë.  Autori i këngës “Diell”, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën nga ai e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në “Eurovision Song Contest 2015”. Duke respektuar këtë zgjedhje të tijën personale, dhe në dakordësi me RTSH, e mbi të gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , me është komunikuar që si fituese e FiK, unë duhet të përfaqësoj vendin tim në Vienë me një këngë të re.  Urimi dhe dëshira ime është që ky vendim i papritur që më është bërë i ditur të mos sjelli pakënaqësi dhe polemika.”- ka shkruar Dani në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=ksuh4aGu8Vk

Ende nuk dihet se cila do të jetë kënga me të cilën Elhaida do të përfaqësoj vendin tonë në kompeticionin muzikor.

Duhet theksuar që ky është një skandal që ndodh në Shqipëri vetëm pak javë para nisjes së Eurosong.

Pavarësisht se Dani e ka dhënë me tone të zbutura lajmin, ky fakt e nxjerr Shqipërinë si një vend qesharak në kompeticione ndërkombëtare.

Sipas burimeve të gazetës bëhet me dije se kjo situatë është krijuar nga një mosmarrëveshje mes RTSH-së dhe autorit Shllaku.

Share This Article
13 Comments
  • Ne kontaten e reklamuar paa festivalit, thuhej se me autoret nenshkruhej kontrate per pranimin e mosndryshimit te kenges fituese dhe pjesmarjen ne Eurosong…. Atehere, t’i hiqet Cmimi i pare, kenge fituese te shpallet kenga qe u rendit e dyta

  • Ne fakt ishte nje kenge mediokre pa pike vlere, aksidentalisht e kenduar nga nje kengetare e madhe! Nuk e dime kengen tjeter qe do caktohet por skandali do qe te shkonte Elhaida me kete kenge.

  • Cfare lloj piraterie cfare lloj ulje … palo TVSH palo autor … te dy jane pa vlera turp qe jane ato qe jane por nuk leme vend pa degjeneruar dhe tregur sa te ulet jemi.

    Korrupsioni dhe paturpsia ka prekur cdo qelize te shoqerise Shqiptare.

  • Zonjushe Elhamja duhet te terhiqet nga gara perpara se te skualifikohet ne Vjen.
    Duhet tja ler vendin çmimit te dyte,
    Kjo asht demokratike dhe jo te konkurosh me kang qe se njef fare publiku shqiptar.
    Ministria e kultures dhe TV shqiptar duhet me votim publiku te zgjedhin kenget ma te suksesshme te vitin 2014 dhe ta dergojne ne Euro Vizion.
    Per mue kjo kang duhet te na prezantoj.
    http://youtu.be/yBtpinihF8k

  • Megjithse nje gje pozitive e ka edhe ky skandal….!!!!
    Turpi dhe pa aftesia do te jene brutale saqë e drejta e perfaqesise per ne Eurovision , nuk do ti jepet me pjesmarresve te festivalit te fundvitit ne TVSH , por do te zgjidhet nga festivalet e Topit , ose Klanit……
    Dmth ,, behuni gati per skena te tjera qesharake ,,,,
    kush e ka mikun dhe Loby me te forte, per ti marre tjetrit te vetmen skene ku perfaqesohen artistet Shqiptare… !!!
    Me rrespekt.!

  • JAM DAKORT ME MONDO NJE KENGE PA VLERA / ISHIM GRUMBULLUAR NJE GRUP SHQIPTARESH NE GJERMANI PO SHINIM KUSH KENGE DO NA PERAQESOI NE VIEN /NJERI AJO E TJETRI KJO; CUDIA ME E MADHE ISHTE QE AS NJERIT SI KISHTE PELQYER AS SI KENGE/ AS SI INTERPRETIM E LAME QE SDO E SHOIM EUROVIZIONIN / TANI DH ME KEQ

  • @ Katherina die kleine..!!!!
    Uuuaaaaauuuuu………!!!!!
    Super song …!!!! Kjo po qe ja vlente….!!!
    Si ka mundesi qe nuk e zgjodhen kete kenge ….?? Do te ishte patjeter me shume se nje surprize…!!!!
    Mfg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *