Ndër mëkatet e shumta të qeverisjes që parapriu shkatërrimin e shtetit dhe trazirat e vitit 1997, është dhe skandali i ‘zhdukjes’ së armëve trofe, të cilat me një urdhër të veçantë të Ministrit të Brendshëm, iu hoqën veteranëve apo u morën nga muzetë dhe u magazinuan në një mjedis të veçantë të Ministrisë.
Sipas disa statistikave të përafërta nga Ministria e Brendshme, të botuara nga DITA bëhet fjalë për rreth 150 mijë armë trofe.
Kjo përbën jo vetëm dëm të konsiderueshëm ekonomik, por me shitjen e trafikimin e armëve trofe, shumica, unikale e të prodhuar dekada apo shekuj më parë, u zhdukën vlera të rëndësishme të kulturës kombëtare.
Grumbullimi i të gjitha armëve trofe që ishin të shpërndara e të evidentuara në popull nisi në vitin 1992, me urdhër të veçantë të Ministrisë së Brendshme,
Në bazë të këtij urdhri, u tërhoqën nga magazinat e ushtrisë e policisë të gjitha armët e këtij lloj dhe u grumbulluan në qendër, në Tiranë.
Pjesa dërmuese e tyre, sipas statistikave, ishin në pronësi të ish-luftëtarëve të Luftës së Dytë Botërore.
Specialistë të armatim-municioneve pohojnë se u grumbulluan rreth 15 mijë armë trofe.
Grumbullimi i tyre, në të shumtën e rasteve i konceptuar si hakmarrje ndaj “partizanëve” apo “komunistëve”, solli dhe reagim nga mbajtësit e armëve trofe. Jo pak prej tyre, duke këmbëngulur ti mbanin këto armë që i kishin me lejë, përfunduan në polici.
Por, armët me dorëzim vullnetar dhe me detyrim u mblodhën.
Historia e kolonelit zviceran
Interesi për to qe i menjëhershëm si nga “gjahtarë” vendas të relikeve, ashtu dhe nga të huaj që vinin në Shqipëri dhe e mësuan këtë fakt.
Sot, është e pamundur të gjenden gjurmët se ku përfunduan këto armë, ndërkohë që thuhet se disa nga armët relike kërkoheshin me çmime nga disa qindra në disa mijëra dollarë copa.
Një specialist i armatimit që u mor me administrimin e armëve trofe, thotë për DITA një detaj interesant që lidhet me kohën kur këto armë magazinoheshin:
“Midis të tjerëve, vjen dhe interesohet dhe një kolonel nga Zvicra i ardhur në Shqipëri në kuadër të misioneve Ndërkombëtare për trajnimin e kuadrove ushtarakë e policorë. Me shikimin e parë i vajti syri tek një pistoletë me një dorezë të bukur sermi. E mori në duar dhe e vëzhgoi gjatë. Pistoleta trofe ishte e markës italiane, prodhim i vitit 1826 dhe mbi të ishte shkruar ´Dhuratë e Viktor Emanuelit për oficerin e xhandarmërisë shqiptare…..`.
Mori një leckë të cilën e lagu në vajguri dhe nisi ta pastrojë. Kur konstatoi se ajo kishte një vrimë në tytë, u habit dhe u drejtua:
– Po pse ja keni shpuar këtë vrimë pistoletës?
– Është luftarake, e meqë ishte në muze, ja kemi shpura që të mos e marrin e ta përdorin- i thamë.
–Po pse nuk keni roje ju në muze!!- vazhdoi ai.
– A e dini sa kushton një pistoletë relike me këtë vit prodhimi?- na u drejtua pas pak. Shikuam njeri-tjetrin (ishim tre shqiptarë aty), pa ditur se çfarë ti thonim. – Një e tillë është blerë në Afrikë 140 mijë dollarë, na tha koloneli zviceran”- tregon specialisti jonë i armatimit.
Ku janë sot armët trofe që ju morën veteranëve të luftës? Ku janë qindra armë relike që u zhdukën nga muzetë e shumë rretheve të vendit?
Këto pyetje u bashkohen pyetjeve të shumta pa përgjigje të të ashtuquajturit “tranzicioni shqiptar”.
Dita

Pyesni Salic beric dhe alehandser meksias
Shqiperia e ndertuar me mundim dhe sakrifica eshte shitur me cika nga kriminelet nga pinjollet “anti-komunist” qe erdhen ne pushtet. Zot i mallkofte te gjithe ata qe jane pasuruar me djersen e ketij kombi te vuajtur.
E morem vesh po;- kush pergjigjet per to?!
Nxirjani koken hajdit te Armeve sa gjithe ekonomise shqiptare. !
Dhimbia e madhe popull.
Artikullshkrusi nuk ka pse ben pyetje se ku shkuan armet kur ne te njejten kohe shkruan se me urdher te ministrit te brendshem ato u grumbulluan ne nji magazine ; atehere qenka e qarte ;ministri dihet ,kryeministri dhe presidenti po e po ,atehere kerkoni magazinierin,qe mund te kete qene Vehbi Alimuca qe u be bos i fajdeve ,me sa duket duke
shitur keto arme!?
te gjitha fijet te haleja e UDB te cojne… po kakaris akoma ne parlament dhe u ben karshillek shqiptareve… a do i vi rradha dhe atij te behet banor burgu se keshtu edhe te shkaterroje breza te tere edhe te shese pordhe prape, nuk shkon.
Mjaftoni te shikoni breket e lluksit te Karmines apo piercinget e supermbeses me tatuazhe.
Vicidolasi shkaterroi cdo gje: shtet,pushtet,art, ekonomi,
kulture,gjithecka qe ekzistonte e ruhej ne Shqiperi. Mall-
llkim,mallkim,mallkim.
Te gjithe ata pergjegjes qe kane dhene urdhera per kofiskimin e armeve trofe atyre veteraneve e luftetareve qe u jane dhuruar duhet te pergjigjen penalisht dhe te tregojne fije e per pe se ku kane “tretur” ato arme tradite e culture shqiptare. Si ka mundesi te shkaterrohet shteti shqiptar dhe kultura shqiptare e askush te mos mbaje pergjegjesi per te keqijat qe kane ndodhur e po ndodhin ne vijimesi?…
Ata qe kane shkaterruar shtetin dhe kullturen shqiptare e kane vetem nje vend: VARRIN! Sepse, eshte “gjynaf” t’i mbash ne burg dhe t’u japesh buke shkaterruesve te Shqiperise e te kultures shqiptare…
DRENICA E KUQE