FAKSIMILE: Treshja e Apelit ngatërron objektin e padisë(!)

Dita

Një qytetar i dënuar shqiptar, Flamur Shahini, është përballur me një vendim të paprecedentë të tre gjykatësve të Apelit në Tiranë, Hysni Demiraj, Gjin Gjonit dhe Metu Saraçit, pasi ka marrë në dorë një vendim, që nuk ka lidhje me kërkesën që ai i ka bërë gjykatës.

I akuzuari për mashtrim, ka pasur vërejtje ndaj trupit gjykues, që ishte caktuar nga Apeli i Tiranës, dhe konkretisht për trupën e përbërë nga Astrit Haxhialushi, Fatos Qato dhe Valdete Hoxha.

Në një seancë gjyqësore, siç duket dhe nga faksimilet, avokatja e të pandehurit, i ka kërkuar gjykatës të ndryshohet trupi gjykues.

Siç është rregulli në këto raste, Gjykata e Apelit ka caktuar një trup të re gjykuese, për të shqyrtuar kërkesën e tij.

Pra, Gjyqtarët Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Metush Saraçi janë caktuar që të vlerësojnë të drejtë, ose jo, kërkesën e të pandehurit për mospëlqimin e tij ndaj trupit gjykues dhe konkretisht, gjyqtarit Fatos Qato.

Trupa e re gjykuese e përbërë nga Hysni Demiraj, Gjin Gjoni e Metush Saraçi, pra kishte si objektiv shqyrtimin e kërkesës së të pandehurit për ndryshim të trupit gjykues. Këtu është dhe skandali.

Në fund të vendimit, trupi gjykues ka vendosur të lërë në fuqi vendimin Nr. 165 të Gjykatës së Rrethit Mat, datë 30 12 2014, i cili është vendimi me të cilin është dënuar i pandehuri . Pra, në vend që të shprehej “a duhej ndërruar apo jo trupi gjykues”, kjo treshe gjyqtarësh, është shprehur për fajësinë e tij.

Skandali është i paprecedent dhe tani Gjykata e Apelit në Tiranë, e ka të vështirë se si duhet ta arkivojë këtë vendim, pasi i ka kërkuar tjetër gjë trupit gjykues dhe ka marrë tjetër gjë.

1 2

Share This Article
6 Comments
  • Pse habiteni?
    A e dini ju se gjyqtaret fillojne seancat gjyqesore pa e ditur fare se per cfare do gjykohet?
    Gjyqtari qe gjykonte kerkese padine time,e hapte dosjen 2 minuta para fillimit te seances dhe pastaj thoshte:Cfare keni per te thene ju,pala paditese?
    Keta 3 gjykatesit e mesiperm DUHET TE SHKARKOHEN MENJEHERE NGA DETYRA dhe te mos punojne kurre ne gjykata!
    Kush e di sa vendime te tilla kane marre keta horra qe kane marre me qafe njerezit e pa fajshem!
    Dhe ju e kerkoni korrupsionin ne hene!!!

    • O moj Shqi[ni e mjera Shqini Kush te ka qit me krye ne hi …….. Thojani mazhoranes se Vetem ajo nuk e di me respekt V.Duka

  • O moj Shqi[ni e mjera Shqini Kush te ka qit me krye ne hi …….. Thojani mazhoranes se Vetem ajo nuk e di me respekt V.Duka

  • A doni me per Belul,Gjin Gjonin?Ky plehra,duhet zhdukur nga cdo qelize e sistemit te drejtesise,gjyqtar,avokat noter,permbarues etj.As ne administrate te mos jete,se dhe atje do qelbe dynjane…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *