Skandali i radhës: Ushtria shqiptare përdoret për fushatë elektorale

redaktor

Qeveria është duke përdorur mjetet e ushtrisë në funksion të fushatës elektorale. Ky fakt është bërë i ditur nga fotot e publikuara në rrjetin social “Facebook”, të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Alfred Peza. Mësohet se mjetet e ushtrisë janë vënë në funksion të fushatës elektorale, duke shtruar sot rrugën në komunën Përparim.

“Në shkelje totale të ligjit nr.1 datë 21.6.2006 “Për reduktimin e shfrytëzimin e zhavorreve dhe rërave në shtretërit e lumenjve”. E para, fillimisht Berisha deklaroi qe nuk do të përdoren mjetet zyrtare në fushate. E dyta, ushtria si pjese e NATO-s është e depolitizuar dhe aktivizohet sipas ligjeve në fuqi, vetëm në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Sot nuk ka pasur asnjë rast te tille. E treta, sipas ligjit shfrytëzimi i lumenjve bëhet 500 metra larg urës. Sot inertet u morën pranë këmbeve të urës. E katërta, shfrytëzimi i inerteve lumore lejohet vetëm për periudhën 1 qershor – 31 tetor të çdo viti”, shprehet Peza, i cili është dhe kandidat për deputet në zonën e Peqinit.

2

3

4

5

66

Share This Article
16 Comments
  • O Fred, jane te ushtrise por perdoren per pune private.
    Te gjitha parate dalin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ku eshte drejtor ai Beci.
    Kontrolloni pagesat qe ben ky fond dhe do kuptoni se si ata jane transformuar ne Banka e Partise Demokratike.
    Ai Ujedhekosi, Prokurori i Pergjithshem. te urdheroje hetim te menjehereshem. Nuk duhet lene kjo pune ne moralin e qelbur te Arben Imamit.

  • Per cdo gje qe thote Berisha,pergatituni te degjoni apo shikoni,se ka kryer veprimin e kundert.Shembujt jane te perditshem prandaj nuk po jap te tille.

  • bravo alfred peza, keshtu duhet te veprojn te gjithe qe te nxjerrin te palarat e qeverise,,
    sespe ka dhe shum gjera te tjera qe nk publikohen sepse kane frike nga presionet qe u behet nga njerez te qeverise

  • Dhe besoj qe kjo lufte qe Shteti ka hap kunder zotit peza nuk do ndaloj ktu vetem abulancat kan ngel tani por sipas gjasave edhe ato do i shikojm nje dite duke u perdorur per qellime fushate
    Forca Alfred Jemi e gjithe Shqiperia ne mbeshtetjen tende ne luften qe ke nis per te pastru llumin qe e ka rrethu qytetin e peqinit dhe gjith shqiperine!

  • posht dash sula, edhe 100 mije leke i dhimbsen per ti shtruar rrugen ‘popullit te tij’
    populli nk do vetem gure e rere populli ka nevoje per rilindje

  • shikoni sa bukur i shkelin ligjet pushtetaret qe qeverisin shtetin shqipetare …ky eshte ndryshimi i Sali Berishes ? keshtu do e sjelli ndryshimin Dash Sula i Peqinit ? Poshte Dash Shules …duam rilindjen e Peqinit dhe jo shkaterrimin e qyetetit tone.

  • Duam njer shoqeri me rregulla dhe ligje ,ku te gjithe pushtetaret dhe kryetaret e qeverise te zbatijne ligjet dhe jo ti shkelin . Duam zgjedhje te lira dhe te ndershm, …duam ligje te forta ,ku te gjithe ti njohin e zbatojne. Cfare po ben Sali Berisha me ligjet sot ? ku eshte sistemi i drejtesise ? ne cgjendje e ka katandisur drejtesine dhe gjyqtaret saliu ,duke i korruptuar ,dhene ryshfete ,mbajtur peng .ku eshte Sali Berisha dhe deputeti i Peqinit Dshnor Sula ? Keshtu punohet per te fituar zgjedhjet duke demtuar sistemin e drejtesise ,ligjet …….poshte Dash Sula …fitore Alfred Peza ……….Peqini duhet te rilinde dhe RILINDJA FILLON VETEM ME ALFRED PEZEN……….

  • Qeverija e SALI BERISHES DO MARRI FUN NE 23 QESHORE …KJO VEPER E DASH SULES DO MARRI FUND ME 23 QESHOR ,KU I GJITHE PEQINI DO RILINDE ME FITOREN E ALFRED PEZES …. NUK ZHVILLOHET QYTETI DUKE SHKELUR LIGJET ….ZGJOHUNI O NJEREZ …RILINDNI ME 23 QESHORE …

  • Mendon qe disa kamiona zhavorr do vendosin fatin tend.
    Ke shkuar ne Peqin per te fituar apo per te mbajt shenim shkeljet.
    Presim mesazhe fitoreje dhe jo ankesa si femi i vogel.

  • bravo FRED keshtu duhet filluar lufta politike ,fillimisht duke vezhguar, denancuar dhe pastaj duke pu nuar per vendin tend i cili ,pret shume kete rradhe nga ju qe perfaqesoni nje brez me te ri nga keta qe ja kane marre doren ,pervetesimeve!

  • MATEMATIKË E THJESHTË!

    Të gjithë ju që po komentoni dhe po e luftoni të keqen në qeverinë shqiptare, qeveri me shumë të këqia, dilni në zgjedhje, bindeni vetëm nga një votues, i cili më parë ka votuar për Berishen, që të votojë Rilindjen. Kështu dyfishohet numri i votava të Rilindjes dhe fitorja është e pashmangëshme.
    Unë nuk kam të drejtë të votoj sepse jam nga Kosova.

  • qente le te lehin karvani shkon perpara, fred peza po u del kocke forte ndaj skane cte bejne edhe po perpeliten si kafshes kur i vjen mortja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *